TGTGInsighttelegram intelligenceLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #7298

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Views58Post view count
PostedAug 2808/28/2025, 12:15 PM
Post content

Post content

#Fitorja80 Më 28 gusht 1941, filloi përparimi nga Talini i anijeve të Flotës Baltike të BRSS-së drejt Kronstadt-it - një nga operacionet më të mëdha dhe më të vështira të flotës sovjetike gjatë Luftës së Madhe Patriotike. Në verën e vitit 1941, pushtuesit nazistë që hynë pabesisht në vendin tonë filluan të depërtonin me shpejtësi në thellësi të Baltikut. Tashmë në gusht, armiku kaloi në ofensivë kundër kryeqytetit të Estonisë Sovjetike - Talinit. Filloi mbrojtja heroike e qytetit. Grupi i ushtrisë naziste “Veriu” mori një urdhër nga Hitleri: në asnjë rrethanë të mos lejonte tërheqjen e anijeve të Flotës Baltike dhe të njësive të Ushtrisë së Kuqe në drejtim të Kronstadt-it për të mbrojtur Leningradin. Deri në fund të muajit, trupat sovjetike, përfshirë garnizonin e Talinit, duke u tërhequr nën sulmin e forcave superiore të Wehrmacht-it, u gjendën të mbërthyera në bregdetin jugor të Gjirit të Finlandës. Rruga e tërheqjes nga toka drejt Leningradit u bllokua. Në rrethanat e krijuara, Shtabi i Komandës Supreme vendosi të evakuonte forcat kryesore të Flotës Baltike, forcat tokësore që mbronin Talinin dhe popullsinë civile në Kronstadt. ⚓️ Herët, në mëngjesin e 28 gushtit, filloi përparimi. 225 anije dhe anije ndihmëse u larguan nga Talini, me mbi 40000 njerëz në bord. Gjermanët dhe finlandezët që ishin në krah të tyre, u përpoqën me të gjitha forcat për të parandaluar evakuimin. Artileria bregdetare e armikut qëlloi vazhdimisht anijet sovjetike. Avionët finlandezë qëllonin pa mëshirë njerëzit në ujë. Autokolona u detyrua të depërtonte përmes një ferri të vërtetë: pak ditë më parë, nazistët kishin instaluar disa rrethime me mina në gji - më shumë se 1700 njësi. “Në kohën e evakuimit, Gjiri i Finlandës, i mbushur me mina armike, i ngjante petullave me lëng”, - kështu e përshkruan situatën pjesëmarrësit e përparimit. 🎖 Më 30 gusht Flota Baltike arriti të depërtonte në Kronstadt. Vetëm 163 anije arritën në destinacionin e tyre. Mbi 15 000 njerëz vdiqën gjatë operacionit, përfshirë më shumë se 4 500 civilë. Përparimi nga Talini u bë një nga episodet më heroike dhe në të njëjtën kohë më tragjike të Luftës së Madhe Patriotike. Fundi i Gjirit të Finlandës është ende i mbushur me mbetjet e anijeve të hedhura në erë nga minat naziste - monumente të heshtura të atyre tre ditëve të tmerrshme të gushtit 1941. 🕯 Më 28 gusht 1978, në kujtim të atyre që vdiqën gjatë përparimit nga Talini, u ngrit një memorial në Kepin Juminda (në një pjesë të ngritur në bregdetin jugor të Gjirit të Finlandës) - një gur graniti dhe një pllakë e rrethuar nga mina detare.