Содержимое
🇷🇺🇦🇱Urim i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, A.A.Zaitsev me rastin e festave të fundvitit Të dashur bashkatdhetarë! Te dashur miq! Në emër të stafit të Ambasadës së Rusisë në Shqipëri dhe në emrin tim personal, ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Vitin e Ri dhe Krishtlindjen! Për të gjithë ne, kjo është një kohë e veçantë familjare që lidh miqtë dhe të dashurit, pavarësisht distancave. Është një kohë e shpresave të ndritshme dhe e besimit se gjithçka e ëndërruar do të realizohet, ndërsa përpara na presin vetëm ndryshime të mira. 👏 Fjalë të veçanta mirënjohjeje dëshiroj t’u drejtoj pjesëmarrësve të KSORS të Shqipërisë për punën e tyre të përkushtuar në konsolidimin e komunitetit rusishtfolës dhe mbështetjen e bashkatdhetarëve tanë. Me gjithë vështirësitë dhe sfidat, ju vazhdoni të kryeni aktivitete fisnike për të ruajtur kulturën, traditat ruse, për të forcuar dhe pasuruar lidhjet me Atdheun tonë të përbashkët dhe për të rrënjosur vlerat morale te brezi i ri. E gjithë kjo na lejon të shikojmë të ardhmen me besim dhe optimizëm. Viti i Ri 2025 qoftë bujar me lajme të mira, u bëftë një vit prosperiteti për Atdheun tonë, një vit i realizimit të planeve të vendosura, ndërsa festa e ndritshme e Krishtlindjes të sjellë ngrohtësi dhe harmoni. Ju uroj sinqerisht për ju dhe të dashurit tuaj shëndet, lumturi dhe suksese! Gëzuar festën, të dashur miq! Gëzuar Vitin e Ri! ALEXEY ZAITSEV Ambasadori i Rusisë në Shqipëri 📍Tiranë, 31 dhjetor 2024