TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #6538

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры74Количество просмотров
Опубликован29 янв.29.01.2025, 16:33
Содержимое поста

Содержимое

📅 89 vjet më parë, në Gjirokastër lindi shkrimtari shqiptar me famë botërore, I.Kadare. Siç dihet, faza e zhvillimit profesional dhe fillimi i rrugës krijuese të I.Kadaresë lidhen me vendin tonë. Kështu, pasi mbaroi Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, I.Kadare shkoi në BRSS, ku në vitet 1959-1961 kreu një stazh në Institutin e Letërsisë Botërore «Gorki» në Moskë. Aty shkroi edhe romanin e tij të parë, “Qyteti pa reklama”. Në vitin 1961, në BRSS u botua një përmbledhje me poezitë e tij «Lirika». Në Rusinë moderne njerëzit e njohin veprën e shkrimtarit shqiptar. Romanet e tij, si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Dimri i Madh”, “Pallati i Ëndrrave”, etj., janë përkthyer në gjuhën ruse. Veprat e klasikut shqiptar vazhdojnë të botohen edhe sot në vendin tonë. 🎞️ Në vitin 2020, së bashku me regjisorin rus J.Arabov, I.Kadare shkroi skenarin e filmit «Gjirokastra», filmi i parë ruso-shqiptar i xhiruar pas vitit 1961. Në qendër të subjektit është fati i vështirë i grave ruse që mbetën në Shqipëri pas prishjes së marrëdhënieve ruso-shqiptare. Premiera e filmit u shfaq u në Moskë në dhjetor 2024 gjatë festivalit të kinemasë autoriale.