TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #6593

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры86Количество просмотров
Опубликован14 февр.14.02.2025, 13:54
Содержимое поста

Содержимое

#Njoftim 🗓 Në datat 18–21 qershor 2025, do të zhvillohet Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Shën Petërburgut - 2025 (SPIEF-2025). Forumi do të mbahet në një kohë, kur ekonomia botërore po përballet me sfida serioze – nga nevoja për dixhitalizim të përshpejtuar e deri te lufta kundër ndryshimeve klimatike. Ai do të bëhet jo vetëm një platformë për diskutimin e këtyre çështjeve, por edhe për hartimin e zgjidhjeve konkrete praktike që mund të përshtatin ekonominë globale me kushtet e reja. Sot Forumi mbulon të gjitha fushat kryesore, duke përfshirë teknologjinë, arsimin, logjistikën, tregtinë, investimet dhe financat. Pjesëmarrja në SPIEF e bashkimeve ndërkombëtare si #BRICS, #SCO dhe #EAEU ka një rëndësi të veçantë. 🌐 Në vitin 2024, SPIEF u ndoq nga një numër rekord pjesëmarrësish: 21,800 persona nga 139 vende dhe territore, duke përfshirë 120 zyrtarë të rangut të lartë dhe 4,216 gazetarë nga 34 vende. Delegacionet më të shumta erdhën nga Kina 🇨🇳 - 192, Emiratet e Bashkuara Arabe 🇦🇪 - 105, Zimbabve 🇿🇼 - 86, Kazakistani 🇰🇿 - 84, India 🇮🇳 - 80, Omani 🇴🇲 - 75. 👉Merrni pjesë