Содержимое
⚡️ Koment i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri A.A.Zaitsev 📄 Në lidhje me deklaratën e përbashkët të Komisionit Evropian dhe Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Spanjës, Italisë, Polonisë dhe Francës, të miratuar më 12 shkurt të këtij viti, duke kërkuar që Evropa të përfshihet në procesin e negociatave për një zgjidhje paqësore të krizës ukrainase, do të doja të theksoja sa vijon. 🤷♂️Është për t'u habitur që përfaqësuesit e lartë të BE-së tani papritmas "janë shqetësuar" për pjesëmarrjen e tyre në një zgjidhje diplomatike të konfliktit mbi Ukrainën. Ju kujtojmë se për shumë vite ata kishin një mundësi të shkëlqyer për të parandaluar përshkallëzimin e tensionit në kontinentin tonë të përbashkët. Në veçanti, “shtyllat” e Evropës – Gjermania dhe Franca – vepruan në kuadër të formatit të Normandisë si garantues të zbatimit të Kompleksit të masave për përmbushjen e Marrëveshjeve të Minskut të 12 shkurtit 2015. Sidoqoftë, pastaj ata faktikisht u tërhoqën nga puna diplomatike dhe nuk ushtruan ndonjë ndikim në Kiev për të vendosur një dialog me Donetsk-un dhe Lugansk-un. Për më tepër, më vonë, ish-kancelarja e Gjermanisë dhe ish-presidenti i Francës, të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në zhvillimin e paketës së masave, deklaruan hapur se as ata, as Kievi nuk kishin ndërmend të përmbushnin Marrëveshjet e Minskut dhe thjesht përpisheshin të blinin kohë për të armatosur Ukrainën. ☝️ Vendet e BE-së kanë kujtuar gjithashtu se siguria në Evropë është një “përgjegjësi e përbashkët”.Kjo është pikërisht ajo, për të cilën Moska ka folur për një kohë të gjatë. Për dekada, udhëheqësit evropianë ndërtonin në kontinent një sistem jo-inkluziv sigurie, të përqendruar në NATO, i cili në fund të fundit rezultoi i pasuksesshëm. Në këtë sfond, iniciativa ruse për të krijuar një arkitekturë të re të sigurisë së barabartë dhe të pandashme në Euroazi, e propozuar nga Presidenti i Rusisë V.Putin në qershor 2024, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.