TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #6648

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры97Количество просмотров
Опубликован17 мар.17.03.2025, 07:56
Содержимое поста

Содержимое

🇷🇺🇦🇱 Urim i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, A.A.Zaitsev Fortlumturisë së Tij Joanit me rastin e zgjedhjes Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Fortlumturia juaj! Në emër të miliona besimtarëve ortodoksë rusë dhe në emrin tim personal, Ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen Tuaj në postin e kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Jam i bindur se përvoja Juaj e akumuluar jetësore do të kontribuojë në ruajtjen e mëtejshme të pajtimit ndërfetar, marrëdhënieve të bazuara në respekt dhe harmoni të ndërsjellë në shoqërinë shqiptare. Fortlumturia Juaj, Ju uroj shëndet të mirë, mençuri dhe energji jetësore në shërbimin Tuaj në dobi të kopesë së krishterë shqiptare dhe të besimit ortodoks. 🤝 Ne shpresojmë në vazhdimin e dialogut në qëllim të forcimit të unitetit të botës ortodokse dhe të afrimit shpirtëror e kulturor midis vendeve dhe popujve tanë.