TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #6756

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры121Количество просмотров
Опубликован20 апр.20.04.2025, 04:03
Содержимое поста

Содержимое

Urim i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, A.Zaytsev me rastin e kremtimit të Pashkëve Të dashur miq! Uroj përzemërsisht të gjithë besimtarët e krishterë ortodoksë, katolikë dhe protestantë: Gëzuar Pashkët, festën e ndritur të Ngjalljes së Krishtit! Kjo ditë është një nga festat e krishtera, më të dashura dhe më të nderuara, e cila bashkon miliona njerëz në të gjithë botën, na mbush me ndjenja të sinqerta, me dëshirën për të kryer vepra të drejta dhe të mira. Ringjallja e Krishtit është mishërimi i fitores së jetës ndaj vdekjes, një simbol i Dritës dhe i nismave të reja të ndritshme. Uroj që besimi të jetojë gjithmonë në zemrën tuaj, ndërsa harmonia, mirëkuptimi e dashuria të mbretërojnë në shtëpinë tuaj. Krishti u ngjall!