TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
Содержимое поста
Содержимое
⚡️Tё dashur miq, Ambasada e Rusisë në Shqipëri Ju fton në shfaqjen e filmit artistik “T-34” (në gjuhën ruse me titra shqip), kushtuar 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike 1941-1945. 📆 Aktiviteti do të zhvillohet më dt. 29 prill 2025, të martën, ora 18:00, 📍në sallën e kinemasë Cineplexx TEG, kohëzgjatja e filmit është 2 orë e 40 min. “T-34” është një film modern rus aventurash ushtarake që tregon se si kadeti i sapodiplomuar Nikolai Ivushkin, duke u gjetur vete në robërinë gjermane, planifikon një arratisje të guximshme. Ai mbledh ekuipazhin e tij dhe në tankun legjendar sovjetik T-34 sfidon aset tankesh gjermane. Hyrja është falas, ofrohen gostisje.