TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #6796

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры103Количество просмотров
Опубликован28 апр.28.04.2025, 16:23
Содержимое поста

Содержимое

✍️ Intervistë e Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, A.A.Zaytsev për gazetën «Impakt» në prag të 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike (28 prill 2025) Teza kryesore: 🕊 Këtë vit ne festojmë 8️⃣0️⃣vjetorin e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike të 1941-1945. <...> Për rusët, Dita e Fitores është një festë, siç thotë një këngë e famshme, me lot në sy. Lufta e Madhe Patriotike preku pothuajse çdo familje - të gjithë popujt e BRSS mbajtën mbi supet e tyre një barrë të padurueshme të privimit, urisë, pushtimit, punës vetëmohuese në prapavijë. Populli Sovjetik pagoi një çmim të madh për Fitoren, duke humbur 27 milionë njerëz në atë luftë. 🌐 Ne kurrënuk e ndamë Fitoren në tonën dhe të dikujt tjetër. Ne vlerësojmë shumë rolin e aleatëve në koalicionin antihitlerian, veprimet e partizanëve, pjesëmarrësve në lëvizjen e Rezistencës. <...> Të mos harrojmë kontributin e Shqipërisë në fitoren e përgjithshme, në luftën për lirinë e së cilës ranë 28 mijë patriotë trima. ☝️ Lufta kundër revanshizmit historik dhe revizionizmit është një nga prioritetet aktuale të politikës së jashtme të Rusisë. Është detyra jonë e shenjtë të kujtojmë pasojat katastrofike që solli aventura e Hitlerit për mbarë njerëzimin dhe të parandalojmë përsëritjen e ngjarjeve të atyre viteve, të parandalojmë përhapjen e ideve të mostolerancës, ksenofobisë, epërsisë racore, kombëtare apo të tjera. ✅ Ne kemi planifikuar një sërë ngjarjesh kushtuar 80-vjetorit të Fitores: shfaqje filmash, ekspozita fotografike për ngjarjet dhe heronjtë e Luftës së Madhe Patriotike, një koncert festiv nga grupi i famshëm muzikor rus “Kori i Turetsky” dhe një projekt historik ndërkombëtar “Diktimi i Fitores”. <...> Së bashku me bashkatdhetarët tanë do të marrim pjesë në nismat “Regjimenti i pavdekshëm”, “Qiri i kujtimit”, “Shiriti i Shën Gjergjit”. Në Ambasadë është planifikuar edhe një pritje zyrtare. 👉Lexoni të plotë #Fitorja80