Содержимое
🇷🇺 Në prag të 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike punonjësit e Ambasadës së Rusisë në Shqipëri iu bashkuan nismës “Regjimenti i Pavdekshëm”, duke ndarë fotografi arkivore të të afërmve të tyre që mbrojtën atdheun tonë nga pushtuesit nazistë gjatë luftës. 🌐Vetë iniciativa lindi në Rusi në 2012 dhe synon ruajtjen në çdo familje të kujtimit të brezit të heronjve fitimtarë. Sot, kjo nismë mbulon të gjithë botën - nga Kina në Arabinë Saudite, nga India në Brazil, nga Gjermania në Afrikën e Jugut. Çdo vit, në aktivitet së bashku me qytetarët rusë - pasardhës të pjesëmarrësve në luftën e viteve 1941-1945, po marrin pjesë aktive edhe të afërmit e të forcave aleate dhe heronjve të Rezistencës. Kujtim i përjetshëm për dëshmorët e Atdheut! Bëma juaj është e pavdekshme! #Fitorja80