TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #6870

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры105Количество просмотров
Опубликован8 мая08.05.2025, 09:33
Содержимое поста

Содержимое

🔴🔴Në mbrëmjen e 7 majit, në Ambasadën e Rusisë në Shqipëri u zhvillua një pritje solemne me rastin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike 1941-1945. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, qarqeve të biznesit, komuniteteve fetare, figura të kulturёs, anëtarë të Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri-Rusi”, si dhe bashkatdhetarë, që jetojnë në Shqipëri. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Rusisё në Shqipëri, A.Zaytsev vuri në dukje në mënyrë të veçantë rolin vendimtar të Bashkimit Sovjetik dhe Ushtrisë së Kuqe në mposhtjen e Gjermanisë hitleriane, në çlirimin e Evropës dhe të botës nga marrëzia naziste. Në të njëjtën kohë, u theksua se Rusia nuk e ndau kurrë Fitoren në të sajën dhe të dikujt tjetër dhe vlerëson lart kontributin e të gjitha vendeve, pa përjashtim, të koalicionit antihitlerian, pjesëmarrësve të Rezistëncës kombëtare, partizanëve, që luftuan për pavarësinë e tyre kundër aleancës gjakatare të fashistëve, nazistëve dhe militaristëve. ☝️ Në të njëtjën kohë, u shpreh shqetësimi se në kushtet e një situate të tensionuar ndërkombëtare “vaksina kundër murtajës naziste”, e zhvilluar në Tribunalin e Nurenbergut, po dobësohet. Po shumohen përpjekjet për të shtrembëruar historinë në favor të situatës aktuale politike, për të barazuar viktimat dhe xhelatët, fituesit dhe të mundurit. Kreu i misionit diplomatik u bëri thirrje të mbledhurve të kujtojmë mësimet e historisë, t’i njohim ato, në mënyrë që të mos përsëriten kurrë ato ngjarje të tmerrshme të 80 viteve më parë. 🎗Në ambientin e Ambasadës u mbajtën gjithashtu ekspozitat "Regjimenti Ynë i Pavdekshëm", "Fytyrat e Fitores", nisma "Shiriti i Shën Gjergjit", talentet e reja prezantuan shfaqje artistike. #Fitorja80