TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #6890

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры104Количество просмотров
Опубликован9 мая09.05.2025, 05:01
Содержимое поста

Содержимое

🇷🇺🇦🇱 Urim i Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Rusisë në Shqipëri, A.Zaytsev me rastin e Ditës së Fitores Të dashur veteranë! Të nderuar bashkatdhetarë! Ju uroj përzemërsisht: Gëzuar 8⃣0⃣-vjetorin e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike 1941-1945! Në këtë ditë të shenjtë ne nderojmë të parët tanë fitimtarë, pikëllohemi për ata që mbetën në fushat e betejave përgjithmonë. Bashkimi Sovjetik, që dha një kontribut vendimtar në mposhtjen e nazizmit dhe fashizmit, pagoi për Fitoren një çmim të madh – 27 milionë jetë njerëzore, nga të cilët më shumë se gjysma ishin civilë. Heroizmi, vetëmohimi, trimëria dhe qëndresa e ushtarëve të vijës së frontit, punëtorëve të prapavijës dhe të gjithë atyre që restauruan vendin në vitet e pasluftës, janë përjetësuar në historinë e Rusisë. Në gjithashtu kujtojmë 28 mijë patriotë shqiptarë që dhanë jetën në luftë kundër pushtuesve nazistë. Është detyra jonë e përbashkët sot të ruajmë kujtimin e Luftës së Dytë Botërore dhe heroizmin e lavdishëm të veteranëve tanë, të mbrojmë traditat dhe standartet morale, të kundërshtojmë çdo përpjekje të revanshizmit dhe falsifikimit të historisë. Vetëm së bashku, ne mund të parandalojmë përsëritjet tragjike të së kaluarës. Përulemi me nderim para veteranëve tanë të dashur. Nga thellësia e zemrës ju uroj të gjithëve shëndet të mirë, mirëqenie dhe paqe! #Fitorja80