TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #6940

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры84Количество просмотров
Опубликован26 мая26.05.2025, 10:36
Содержимое поста

Содержимое

⚡️ Koment i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri I kushtuam vëmendje deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, të postuar në Twitter më 25 maj të këtij viti, në të cilën pala shqiptare “dënoi ashpër” sulmin masiv rus me dronë në Ukrainë, duke e quajtur atë “një akt agresioni që minon përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të arritur një armëpushim në zonën e konfliktit”. ☝️ Deklarata të tilla janë një shembull i manipulimit të fakteve që shtrembërojnë sekuencën kronologjike të ngjarjeve. Në lidhje me këtë, do të donim të kujtonim se gjatë periudhës nga 20 maji deri në orën 08:00 të datës 23 maj, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, u regjistrua një rritje e shumëfishtë e sulmeve me dronë ukrainas të tipit të avionëve –788 herë ndaj territorit të Federatës Ruse jashtë zonës së operacionit special ushtarak. 📄Në deklaratën përkatëse të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë më dt. 23 maj, të postuar menjëherë në faqet e Ambasadës në rrjetet sociale në rusisht dhe shqip, u raportua për të vdekur dhe të lënduar. Kështu, më 22 maj, si rezultat i një sulmi në fshatin Panteleimonovka në Republikën Popullore të Donetskut, 8 persona u plagosën. Në të njëjtën ditë, në rrethin municipal Vasilievsky të rajonit Zaporizhia, si rezultat i sulmeve me dronë, u vra një vajzë, e lindur në vitin 1990, u plagosën katër fëmijë - 10, 9, 8 dhe 1 vjeç. Natën e 23 majit, si pasojë e rënies së një droni të goditur, i cili shkaktoi një zjarr në zonën industriale të qytetit të Yelets në rajonin Lipetsk, 8 persona u lënduan. Përveç kësaj, forcat e armatosura të Ukrainës kryën dy sulme me raketa “Haimars” ndaj objekteve civile në qytetin e Lgov në rajonin Kursk, ku gjithashtu u plagosën njerëz, përfshirë dy fëmijë. 👉Bazuar në këtë, udhëheqja ruse njoftoi se do të japë një përgjigje adekuate ndaj sulmeve masive terroriste të regjimit të Kievit. ❗️ Shprehim keqardhje që Ministria e Jashtme e Shqipërisë u përmbajt nga komentet për dënimin e veprimeve të palës ukrainase më 20-23 maj të këtij viti. Standardet e dyfishta janë të dukshme. Një gjë tjetër është gjithashtu e qartë: veprimet barbare të regjimit të Kievit janë ndërmarrë në përpjekje për të prishur procesin e negociatave të drejtpërdrejta ruso-ukrainase, të cilat janë rinisur me ndihmën e udhëheqjes së SHBA-së dhe synojnë një zgjidhje përfundimtare të konfliktit.