Содержимое
⚡️Më 5 qershor, në prag të Ditës së Gjuhës Ruse, në Ambasadën e Rusisë në Shqipëri u zhvilluan “Leximet e Pushkinit”. 🇷🇺 Dashuria për gjuhën ruse mblodhi studentë dhe gjimnazistë që studiojnë e mësojnë gjuhën ruse, anëtarë të Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri-Rusi”, si edhe bashkatdhetarë që jetojnë në Shqipëri. 💬 Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar pjesëmarrësve të aktivitetit, Ambasadori i Rusisë në Shqipëri A.A.Zaytsev vuri në dukje se veprat e Aleksandër Sergejeviç Pushkin, të tilla si “Eugjen Onegin”, “Përralla e Car Saltanit”, “Ruslani dhe Ludmila”, “Stuhia e dëborës” dhe shumë të tjera, bashkojnë njerëz të të gjitha moshave, besimeve, kombësive dhe janë përkthyer në qindra gjuhë të botës, përfshirë gjuhën shqipe. Poezitë dhe përrallat e Pushkinit shoqërojnë miliona njerëz që nga fëmijëria, ato mësohen në shkollë, prej tyre janë shkruar opera, janë vënë në skenë balete, spektakle të shumta, janë realizuar filma artistikë dhe vizatimorë. 🤝 Kreu i misionit diplomatik falenderoi në mënyrë të sinqertë pjesëmarrësit e “Leximeve të Pushkinit” për kontributin në forcimin e pozicionit të gjuhës ruse, trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë në Shqipëri. Gjatë mbrëmjes poetike kumbuan vargje të poetit të madh rus, u sollën fakte interesante nga jeta e A.S.Pushkin dhe e krijimtarisë së tij. Mysafirëve iu prezantua një ekspozitë e alfabetit rus në vizatime nga artistja e njohur ruse Marina Khankova, e cila ka përshkruar në mënyrën e saj origjinale autoriale imazhe të alfabetit sllav, të motiveve popullore dhe simboleve të përrallave. #GjuhaRuse#PushkinGjithçkaJona