TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #7283

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры50Количество просмотров
Опубликован25 авг.25.08.2025, 08:59
Содержимое поста

Содержимое

🎙Intervistë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse S.V.Lavrov për "NBC"(Moskë, 24 gusht 2025) Teza kryesore: • Me ftesë të Presidentit të SHBA-së D.Trump, Presidenti i Rusisë V.V.Putin vizitoi Alaskën. Ata patën një takim shumë domethënës në Anchorage. <...> Ata diskutuan çështje serioze që prekin sigurinë. Në fund të fundit, shkelja e interesave ruse në sferën e sigurisë ishte një nga shkaqet rrënjësore të gjithçkaje që ndodhi. • Presidenti i Rusisë V.V.Putin respekton faktin që Presidenti D.Trump trajton me vëmendje interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara, është i përqendruar në mbrojtjen e interesave, mirëqenies dhe trashëgimisë historike të popullit amerikan. Nuk kam dyshim se Presidenti i SHBA-së D.Trump respekton të njëjtin qëndrim të Presidentit të Rusisë V.V.Putin për mbrojtjen e interesave kombëtare të Rusisë. • Pas Anchorage, Presidenti i SHBA-së D.Trump propozoi disa pika që i ndajmë. Për disa prej tyre, ramë dakord të tregonim njëfarë fleksibiliteti. Kur Presidenti i SHBA-së D.Trump i paraqiti këto çështje në takimin me Zelensky-n në Uashington, në të cilin morën pjesë edhe sponsorët e tij evropianë, ai u tha qartë të gjithëve se ekzistojnë disa parime që, sipas qëndrimit të Uashingtonit, duhet të pranohen, duke përfshirë mospranimin e Ukrainës në NATO dhe diskutimin e çështjeve territoriale. Zelensky u "Jo" të gjitha këtyrë propozimeve. • Kur do të flasim për nënshkrimin e dokumenteve ligjore, të gjithë duhet të kenë një kuptim të qartë se nënshkruesi është legjitim. Sipas Kushtetutës së Ukrainës, për momentin Zelensky nuk është i tillë. • Parimi i pandashmërisë së sigurisë është përcaktuar në shumë dokumente të miratuara me konsensus, në veçanti, në samitet e OSBE-së në Stamboll në vitin 1999 dhe në Astana në vitin 2010. Sipas këtij parimi, askush nuk mund ta përforcojë sigurinë e tij në kurriz të sigurisë së të tjerëve; asnjë organizatë në hapësirën evropiane nuk mund të pretendojë dominim në çështjet ushtarake dhe politike. NATO-ja bën pikërisht të kundërtën. • Diskutimet që u zhvilluan dje dhe më herët (pas takimit në Uashington) sinjalizojnë qartë se [vendet perëndimore] e shohin sigurinë vetëm si siguri për Ukrainën dhe janë të gatshme të dërgojnë forca pushtuese në territorin ukrainas për të përmbajtur Rusinë. Kjo nuk është kjo mënyra për të vepruar në këtë situatë. <...> Duhet të këtë një konsensus mbi garancitë e sigurisë që merr parasysh interesat themelore të Rusisë. • Çdo gjë që po ndodh tani ka shkaqet e veta, të rrënjosura në ato dekada kur Perëndimi zgjeroi NATO-n, duke e shtyrë aleancën deri në kufijtë e Rusisë duke e kthyer Ukrainën në një armë për të mposhtur Rusinë "në fushën e betejës". • Ne kemi qëllime dhe ato do të arrihen. Pikërisht: të eliminojmë çdo kërcënim për sigurinë e Rusisë që buron nga territori i Ukrainës, të mbrojmë të drejtat e rusëve etnikë dhe rusishtfolësve që ndiejnë përkatësinë e tyre në kulturën dhe historinë ruse. Dhe e vetmja mënyrë për t'i mbrojtur ata nga ky regjim nazist është t'u japim atyre të drejtën për të shprehur vullnetin e tyre. Lexoni të plotë