TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #7285

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры50Количество просмотров
Опубликован26 авг.26.08.2025, 08:38
Содержимое поста

Содержимое

⚡️ Mbi asetet financiare ruse të bllokuara në Perëndim Që nga viti 2022, asetet sovrane të Federatës Ruse janë mbajtur ilegalisht në vendet perëndimore. Banka e Rusisë është e privuar nga e drejta për të disponuar këto fonde. Shtetet jomiqësore po punojnë mbi opsionet për konfiskimin e tyre me përdorim të mëvonshëm për të mbështetur regjimin e Kievit. Për të justifikuar këto veprime po shpiken konstruksione pseudo-ligjore - nga përdorimi i fitimeve nga riinvestimi i rezervave "të ngrira" deri te transferimi i tyre i detyruar në njëfarë fondesh të synuara për të ndihmuar Ukrainën. ❌ Pjesa më e madhe e aseteve sovrane ruse është bllokuar në Bashkimin Evropian, i cili vetëm në vitin 2025 transferoi rreth 8 miliardë euro në Kiev në kurriz të të ardhurave të ardhshme nga përdorimi i fondeve ruse. ☝️ Në lidhje me këtë, do të donim të vërenim se çdo transaksion i paligjshëm me rezervat ruse të arit dhe valutave të huaja përfaqëson një përshkallëzim të agresionit ekonomik kundër vendit tonë. Bllokimi i aseteve të Bankës së Rusisë, si dhe çdo përpjekje për t'i sekuestruar ato ose për t'i përdorur për fitim, shkelin rëndë parimet e barazisë sovrane të shteteve, imunitetin e aseteve shtetërore dhe bien ndesh me normat e Kartës së OKB-së. Argumentet pseudo-ligjore të Perëndimit, i cili po përpiqet të justifikojë veprimet e tij të paligjshme me "agresionin rus kundër Ukrainës", janë të pabaza. Ato nuk e ndryshojnë thelbin kriminal të qëllimeve të "shpronësuesve". Pala ruse ka paralajmëruar vazhdimisht për pasojat katastrofike të hapave të tillë të pamatur për vetë vendet perëndimore. Natyra e precedent është e qartë: çdo vend që ndjek një kurs sovran përballet me rrezikun e një humbjeje të plotë të fondeve dhe pronës së vendosur në juridiksionet perëndimore. 🌐 Në këtë sfond, përpjekjet e Rusisë, si dhe vendeve të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine për të ndërtuar zinxhirë transporti, logjistike, bankare dhe financiare të pavarur nga Perëndimi, dhe për të zgjeruar pagesat e ndërsjella në monedha kombëtare po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Këto procese kontribuojnë në formimin e një bote shumëpolare më të drejtë dhe me të qëndrueshme, të lirë nga diktatura neokoloniale e ish-metropoleve. ❗️ Në përgjigje të agresionit ekonomik të Perëndimit, Rusia rezervon të drejtën për masa pasqyruese në përputhje të plotë me parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet ndërkombëtare.