TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #7300

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры35Количество просмотров
Опубликован29 авг.29.08.2025, 13:41
Содержимое поста

Содержимое

📄 Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, M.V.Zakharova, për rritjen e ndjenjave neonaziste në Evropë në një rubrikë në gazetën "Izvestia"(28 gusht 2025) Kujtesa Selektive Për rritjen e manifestimeve neonaziste në Evropë kemi shumë vite që flasim vazhdimisht. Në fillim, ata denigrojnë Ushtrinë e Kuqe, pastaj harrojnë për Holokaustin. Ditët e fundit, ambasadori i SHBA-së në Francë, Charles Kushner (babai i dhëndrit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump), në një letër drejtuar Presidentit Emmanuel Macron shprehu “një shqetësim të thellë për rritjen e antisemitizmit në Francë dhe mungesën e masave të mjaftueshme nga qeveria për ta luftuar atë”. Ai gjithashtu pohon se “pothuajse gjysma e të rinjve francezë thonë se nuk kanë dëgjuar kurrë për Holokaustin”. Charles Kushner ka të drejtë të plotë morale për të ngritur këtë temë si një pasardhës i hebrenjve bjellorusë që i mbijetuan Holokaustit, pjesëmarrës të çetës partizane të vëllezërve Bielski. Reagimi i Pallatit Elize vijoi... në formën e një histerie. Ambasadori u thirr në Ministrinë e Jashtme Franceze, ku iu kujtua “detyrimi për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve” dhe iu deklarua gjithashtu se zbulimet e tij “nuk përputhen me cilësinë e marrëdhënieve transatlantike”. Tani i kthehemi temës kryesore. Situata me kujtesën kolektive të Holokaustit në Bashkimin Evropian është një pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së qëllimshme të fragmentarizimit të historisë së Luftës së Dytë Botërore. Tragjedinë e popullit hebre perëndimorët u përpoqën ta vlerësojnë pa marrë parasysh genocidin total të kryer nga Rajhu i Tretë në lindje të Evropës në kuadër të lirimit të “hapësirës jetësore”. Më pas denigrimit sistematik iu nënshtrua historia e shpëtimit dhe çlirimit nga Ushtria e Kuqe. Kjo u manifestua më qartë në transformimin e ngjarjeve përkujtimore në Evropë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Le të kujtojmë se ajo u krijua në vitin 2005 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe festohet çdo vit më 27 janar, ditën e çlirimit të kampit nazist të përqendrimit “Aushvic” nga trupat sovjetike. Autoritetet polake kanë pushuar prej kohësh së ftuari veteranë çlirimtarë nga shtetet post-sovjetike. <…> Pse Perëndimi i trajtoi ata, heronjtë, në këtë mënyrë? Sepse ata nuk duhej t'u kujtonin, me praninë e tyre, mysafirëve të rangut të lartë të vërtetën historike. Burokracia evropiane dhe kryeqytetet e Evropës Perëndimore, përfshirë Parisin, Londrën dhe Berlinin, edhe nëse nuk e miratuan hapur, nuk reaguan në asnjë mënyrë ndaj revanshizmit të “evropianëve të rinj” që i shpallën luftë trashëgimisë përkujtimore sovjetike dhe legjitimuan rehabilitimin e xhelatëve të përgjakshëm të Holokaustit. Kështu ndodhi, për shembull, në Kohtla-Järve, Estoni, ku, nën pretekstin e “rivarrimit”, hapën me ekskavator një varr masiv të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe. ☝️Ne do të bëjmë gjithçka që kjo e vërtetë të mos harrohet kurrë. Lexoni të plotë