TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #7337

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры68Количество просмотров
Опубликован5 сент.05.09.2025, 08:43
Содержимое поста

Содержимое

🇷🇺🇦🇱 Sot Shqipëria, Rusia dhe bota në përgjithësi shenojnë Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, kushtuar ditës së kanonizimit të Nënë Terezës (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu), murgeshës së njohur katolike shqiptare, laureates sё Çmimit Nobel për paqe, e cila për shumë vite të jetës së saj u mor me shërbimin ndaj nevojtarëve. Kujtimi i Nënë Terezës dhe veprës së saj vetëmohuese nderohet edhe nga besimtarët rusë. Imazhi i saj është përjetësuar në një monument të ngritur në vitin 2011 në Moskë përballë Katedrales Katolike të Konceptimit të Papërlyer të Virgjëreshës së Bekuar Mari. Për të gjithë botën, Nënë Tereza është bërë simbol i mëshirës dhe madhështisë shpirtërore, emri i saj bashkon njerëz të kombësive dhe feve të ndryshme. Urime miqve shqiptarë për festën kombëtare!