TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #7559

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры131Количество просмотров
Опубликован5 дек.05.12.2025, 08:42
Содержимое поста

Содержимое

🗓 Më 5 dhjetor 1941, gjatë Betejës për Moskën, filloi kundërsulmi i Ushtrisë së Kuqe, që shënoi fillimin e një pike kthese në Luftën e Madhe Patriotike. Gjatë 11 ditësh të betejeve, Ushtria e Kuqe shpartalloi grupin sulmues të ushtrisë "Qendër" dhe përparoi deri në 65-120 km përgjatë gjithë vijës së kontaktit, duke e shtyrë armikun 100-250 km larg Moskës, ndërsa deri më 20 prill 1942 - në 150-400 km. Qarqet e Moskës, Tula-s dhe Ryazanit, si dhe shumë rrethe u çliruan nga armiku. ❗️ Gjatë kundërsulmit pranë Moskës, mbrojtësit sovjetikë arritën të thyenin mitin e pathyeshmërisë së ushtrisë së wehrmachtit, duke varrosur përgjithmonë idenë e blitzkrieg-ut. Pikërisjt afër Moskës Hitleri pësoi humbjen e tij të parë të madhe në Luftën e Dytë Botërore. ☝️ Beteja për Moskën kishte një rëndësi të madhe ndërkombëtare. Fitorja mbi pushtuesit nazistë kontribuoi në forcimin e koalicionit antihitlerian, detyroi qeveritë e Japonisë dhe Turqisë të përmbaheshin nga hyrja në luftë në anën e Gjermanisë.