TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #7567

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры114Количество просмотров
Опубликован8 дек.08.12.2025, 08:49
Содержимое поста

Содержимое

🇷🇺🤝🇧🇾 Më 8 dhjetor tё vitit 1999, Presidentët e Rusisë dhe Bjellorusisë nënshkruan Marrëveshjen për krijimin e Shtetit të Bashkimit, çka u bë një moment i ri historik në procesin e bashkimit të popujve të të dy vendeve. 📄 Marrëveshja përcaktoi drejtimet dhe fazat kryesore të integrimit dypalësh, duke përfshirë formimin e një hapësire të vetme doganore dhe ekonomike, thellimin e bashkëpunimit në fushën humanitare, në sferat e politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë. 🧑‍🎓⛹️‍♂️👩‍⚕️Marrëveshja parashikon sigurimin e të drejtave të barabarta të qytetarëve të të dy vendeve në punësim, arsim, kujdes mjekësor, ofrimin e garancive të tjera sociale, si dhe lëvizje të papenguar në territorin e Shtetit tё Bashkuar. ✅ Si rezultat i bashkëpunimit intensiv, përvoja e vlefshme e bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm është akumuluar në fushat e energjisë, financave, prodhimit industrial, bujqësisë, teknologjisë së informacionit dhe eksplorimit të hapësirës kozmike 🛰.