TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #7568

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры109Количество просмотров
Опубликован9 дек.09.12.2025, 07:42
Содержимое поста

Содержимое

🎖 Më 9 dhjetor, vendi ynë feston Ditën e Heronjve të Atdheut. Në këtë ditë nderohen Heronjtë e Bashkimit Sovjetik, Heronjtë e Federatës Ruse, kalorësit e Urdhrit të Shën Gjergjit dhe të Urdhrit të Lavdisë. Më këtë datë, 9 dhjetor 1769, Perandoresha Ekaterina II vendosi medaljen më të lartë ushtarake - Urdhrin e Shën Gjergjit, me të cilen u dekoruan luftëtarët që shfaqën heroizëm të veçantë në beteja. Më shumë se 10 mijë njerëz u bënë kalorës të këtij urdhri. Katër prej tyre, përfshirë M.Kutuzov dhe M.Barkllaj de Tolli, u dekoruan me të katër gradat e urdhrit. ☝️ Në radhët e Ministrisë së Punëve të Jashtme shërbyen tetë diplomatë me titullin Hero i Bashkimit Sovjetik: A.N.Azarov, A.I.Bolotov, A.A.Epishev, V.F. Azakov, S.D.Romanovcev, F.I.Sadçikov, J.E.Susko dhe I.E.Fedorov, si edhe një mbajtës i Urdhrit të Lavdisë me tre gradë - N.S.Buliçev. 👉 Në vitin 2000, Urdhri i Shën Gjergjit u rivendos me Dekret të Presidentit të Federatës Ruse si dekorata më e lartë ushtarake.