TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #7569

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры116Количество просмотров
Опубликован9 дек.09.12.2025, 11:32
Содержимое поста

Содержимое

🗓 Në përputhje me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 9 dhjetori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Krimit të Genocidit, e Nderimit të Dinjitetit të tyre dhe e Parandalimit të këtij Krimi. Kjo datë u zgjodh për faktin se në këtë ditë të vitit 1948 u miratua Konventa për Parandalimin e Krimeve të Genocidit. Miratimi i kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare ishte rezultati logjik i gjyqit të Nurembergut dhe nxjerrjes para drejtësisë të Gjermanisë naziste, fajtore për Holokaustin dhe shfarosjen e popujve sllavë në territoret e pushtuara të Evropës Lindore. Aktualisht, si pjesë e projektit "Pa limit kohor", qëllimi i të cilit është ruajtja e kujtesës historike të tragjedisë së popullsisë civile të BRSS, gjykatat në 20 rajone të Federatës Ruse, bazuar në paditë e prokurorëve dhe në bazë të dokumenteve arkivore të çështjeve penale, kanë njohur si genocid faktet e krimeve naziste kundër popullit sovjetik. #PaLimitKohor