TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #7599

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры86Количество просмотров
Опубликован13 янв.13.01.2026, 10:38
Содержимое поста

Содержимое

⚓️ Më 13 janar 1940 përfundoi lundrimi heroik përmes akujve i anijes "Georgy Sedov", e cila qëndroi e bllokuar në akujt arktik për 812 ditë, nga të cilat 296 në veri të paralelit të 85-të. Pas evakuimit të ekuipazhit, një ekip vullnetarësh prej 15 personash nën komandën e kapitenit Konstantin Badigin qëndroi në bordin e anijes, e cila u shndërrua në një stacion shkencor polar. Anija përshkoi bashkë me akujt lundrues distancën nga Toka e Franz Jozefit deri në Grenlandë. Grupi shkencor nën drejtimin e Viktor Bujnickit kreu një sërë studimesh unike, duke hulumtuar shpejtësinë dhe drejtimet e akujve dhe rrymave arktike, qarkullimin e atmosferës në gjerësi të larta dhe mori mostra toke nga një thellësi prej më shumë se 3000 metra. Anija “Georgy Sedov” dhe ekuipazhi i saj përshkuan në kushte kritike një distancë prej 6124 km, duke u përballur me vështirësi të ndryshme, si: hapja e një vrime në anije, mosfunksionimi i pajisjes së timonit dhe mungesa e karburantit, por duke realizuar, në të njëjtën kohë, hulumtime jashtëzakonisht të vlefshme. Kjo gjë i siguroi ekspeditës statusin e një prej faqeve më heroike në historinë e zbulimit të Arktikut. Të 15 anëtarët e ekuipazhit u nderuan me titullin "Hero i Bashkimit Sovjetik", ndërsa anija u dekorua me Urdhrin e Leninit. 📖 Nga libri i Konstantin Badigin "Në anijen 'Georgy Sedov' përmes Oqeanit të Ngrirë: shënime të një kapiteni": “Akullthyesi i madh dukej si një lodër e pafuqishme pranë kësaj krijese të ligë të natës arktike. <...> Një zhurmë djallëzore frynte mbi det. Fushat e akullit kërcisnin me ulërimë, copat e tyre përmbyseshin dhe duke fishkëllyer, binin mbi njëra-tjetrën. Herë pas here, dëgjoheshin tinguj të lartë që ngjanin me të shtëna mitralozi. Më pas bubullonte kanonada, sikur topa të tërë po qëllonin diku afër. Dhe papritmas, në heshtjen që pasonte, sërish buçiste fishkëllima e hollë e pllakave të akullit që rrëshqisnin mbi njëra-tjetrën”.