TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #7600

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры88Количество просмотров
Опубликован14 янв.14.01.2026, 10:43
Содержимое поста

Содержимое

🎙Përgjigja e Zyrtares së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, M.V. Zaharova, ndaj pyetjes së mediave për situatën në Iran (13 janar 2026) ❓ Pyetje: Më shumë se dy javë vazhdojnë demonstrimet kundër-qeveritare në Iran, të cilat janë shndërruar në trazira. A mund të komentoni situatën aktuale në këtë vend? 💬 M.V. Zaharova: Presioni i paligjshëm sankyues nga Perëndimi, të cilit i është nënshtruar për shumë vjet Republika Islamike e Iranit, i vështirëson zhvillimin e vendit, krijon probleme ekonomike dhe sociale, prej të cilave vuajnë para së gjithash iraniansit e thjeshtë. Tensionin në rritje shoqëror në këtë drejtim, forcat e jashtme armike ndaj Iranit përpiqen ta përdorin për destabilizim dhe shkatërrim të shtetit iranian. Po përdoren metodat e famëkeqja të “revolucioneve me ngjyra”, kur protesta paqësore përmes përpjekjeve të provokatorëve të trajnuar dhe të armatosur posaçërisht, që veprojnë sipas udhëzimeve nga jashtë, shndërrohet në trazira mizore dhe të pakuptimta, vrazhdësi, vrasje të zyrtarëve të ligjit dhe qytetarëve të thjeshtë, përfshirë fëmijët. ❗️ Dënojmë kategorikisht ndërhyrjen nëntokësore të jashtme në proceset e brendshme politike në Iran. Veçanërisht duhet theksuar se qeveria e vendit tregon gatishmëri për dialog konstruktiv me shoqërinë në kërkimin e rrugëve efektive për neutralizimin e pasojave negative socio-ekonomike të politikës armike të Perëndimit. Kategorikisht janë të papranueshme kërcënimet që dëgjohen nga Uashingtoni për të kryer goditje të reja ushtarake kundër territorit të Republikës Islamike të Iranit. Ata që planifikojnë të përdorin trazirat e nxitura nga jashta si pretekst për përsëritjen e agresionit kundër Iranit, të kryer në qershor 2025, duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat e dëmshme të veprimeve të tilla për situatën në Lindjen e Mesme dhe Afër Lindje, si dhe për sigurinë globale ndërkombëtare. Refuzojmë kategorikisht edhe përpjekjet e pahijshme për të bërë shantazh partnerët e jashtëm të Iranit duke rritur tarifat tregtare. Dinamika e situatës së brendshme politike në vend, ulja e protestave të ndezura artificialisht, e vëzhguar në ditët e fundit, na bëjnë të shpresojmë për një stabilizim gradual të situatës. Paradetiet e mëdha të iranianëve në mbështetje të sovranitetit të Republikës Islamike janë pengesë për dështimin e planeve të zymta të atyre, të cilëve nuk u jepet paqe ekzistenca në skenën ndërkombëtare të shteteve të afta të kryejnë një kurs të pavarur të politikës së jashtme dhe të zgjedhin në mënyrë të pavarur miqtë. Mbajmë kontakt me institucionet tona jashtë shtetit në Iran. Ata po punojnë në një mënyrë normale dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me bashkatdhetarët rusë që ndodhen në vend. 👉 Ju rekomandojmë ata të respektojnë masat e arsyeshme të paralajmërimit: të abstenohen nga vizitat në vende me mbledhje masive njerëzish dhe kryerja e fotografive dhe video, të zbatojnë në mënyrë të pashmangshme kërkesat e organeve të ligjit dhe shërbimeve speciale.