TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #7618

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры46Количество просмотров
Опубликован22 янв.22.01.2026, 09:39
Содержимое поста

Содержимое

🎙️ Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi një takim operativ, nëpërmjet një videokonference, me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë së Rusisë (Moskë, 21 janar 2026) ❓ V.I. Matviyenko: Së pari, cili është qëndrimi ynë ndaj iniciativës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për krijimin e një "Bordi Paqeje"? Dhe së dyti, cilat janë vlerësimet dhe parashikimet tona, si dhe qëndrimi ynë ndaj situatës rreth Groenlandës? 💬V.V. Putin: Lidhur me "Bordin e Paqes", ne, me të vërtetë, kemi marrë një ftesë personale nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump për t'iu bashkuar strukturës së re ndërkombëtare që po krijohet prej tij – “Bordit të Paqes”. Në lidhje me këtë, para së gjithash, do të doja të falënderoja Presidentin e SHBA-së për këtë propozim. Ne gjithmonë kemi mbështetur dhe vazhdojmë të mbështesim çdo përpjekje që synon forcimin e stabilitetit ndërkombëtar. Ne gjithashtu vërejmë kontributin e Administratës aktuale të SHBA-së në kërkimin e një zgjidhjeje për krizën ukrainase. Sa i përket pjesëmarrjes sonë në “Bordin e Paqes”, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë është udhëzuar të shqyrtojë dokumentet që kemi marrë dhe të konsultohet me partnerët tanë strategjikë për këtë çështje. Vetëm atëherë do të jemi në gjendje të japim një përgjigje për ftesën që na ka ardhur. Propozimi, që na është bërë, ka të bëjë kryesisht me zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe kërkimin e zgjidhjeve të mundshme për problemet urgjente të popullit palestinez dhe situatën akute humanitare në Rripin e Gazës. Në këtë drejtim, do të doja të theksoja një pikë kryesore. Është shumë e rëndësishme që i gjithë procesi të ketë një ndikim pozitiv në një zgjidhje afatgjatë të konfliktit palestinezo-izraelit, bazuar në vendimet përkatëse të Kombeve të Bashkuara. Dhe është e domosdoshme që të merren parasysh nevojat dhe dëshirat thelbësore të palestinezëve. <…> Prandaj ne edhe tani, para se të vendosim për pjesëmarrjen tonë në “Bordin e Paqes” dhe punën e tij, duke pasur parasysh marrëdhënien e veçantë të Rusisë me popullin palestinez, besoj se mund të dërgojmë në “Bordin e Paqes” 1 miliard dollarë nga asetet ruse të ngrira nën Administratën e mëparshme të SHBA-së. Meqë ra fjala, fondet e mbetura nga asetet tona të ngrira në SHBA mund të përdoren gjithashtu për rindërtimin e territoreve të dëmtuara gjatë luftimeve pas nënshkrimit të një traktati paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës. Ne po e diskutojmë këtë mundësi edhe me përfaqësuesit e Administratës Amerikane. Planifikoj t'i diskutoj të gjitha këto çështje me Presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, me të cilin do të zhvillojmë bisedime nesër, si dhe me përfaqësuesit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët gjithashtu do të mbërrijnë nesër në Moskë për të vazhduar dialogun mbi zgjidhjen ukrainase. Vijon më poshtë