Содержимое
*** Tani, në lidhje me Groenlandën. Çfarë po ndodh me Groenlandën, nuk është aspak shqetësimi ynë. Por ne kemi përvojë në zgjidhjen e çështjeve të ngjashme me Shtetet e Bashkuara: në shekullin e XIX-të, më duket se në vitin 1867, siç e dimë, Rusia i shiti Alaskën Shteteve të Bashkuara, ndërsa Shtetet e Bashkuara e blenë atë nga ne. Dhe nëse më kujtohet mirë, sipërfaqja e Alaskës përbën rreth 1,717,000 km2, edhe pak më shumë. Shtetet e Bashkuara e blenë Alaskën nga ne për 7.2 milionë dollarë. <…> Sipërfaqja e Groenlandës është pak më e madhe, nëse nuk gaboj, 2,166,000 kilometra katrorë, pak më shumë. Pra, diferenca është pothuajse 449,000–450,000 km2. Nëse e krahasojmë këtë me koston e blerjes së Alaskës nga Shtetet e Bashkuara, çmimi për Groenlandën do të kishte qenë rreth 200–250 milionë dollarë. Krahasuar me çmimet e arit në atë kohë, kjo shifër do të kishte qenë më e lartë, ndoshta afër një miliardi. Por mendoj se Shtetet e Bashkuara mund ta përballojnë këtë shifër. Dhe ç’është më e rëndësishme, Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara kanë gjithashtu përvojën e tyre në këtë drejtim. Mesa mbaj mend, Danimarka shiti Ishujt Virgjër në vitin 1917, dhe Shtetet e Bashkuara i blenë ato. Pra, edhe ata kanë një përvojë të tillë. Meqë ra fjala, Danimarka gjithmonë e ka trajtuar Groenlandën si një koloni dhe e ka trajtuar atë mjaft ashpër, nëse jo mizorisht. Por kjo është një çështje krejtësisht tjetër, dhe vështirë se dikush është i interesuar për të tani. Por është e sigurt, që kjo çështje nuk ka përket neve. Mendoj që ata do ta gjejnë vetë një zgjidhje midis tyre.