Содержимое
🎙️ Koment i Ndihmësit të Presidentit të Rusisë, Yuri Ushakov, mbi takimin e Vladimir Putin me të Dërguarin special të Presidentit të SHBA, Steven Whitkoff (23 janar 2026) Lexoni komentin e plotë 💬 Y.V. Ushakov: U zhvillua një takim i Presidentit të Rusisë, V.V. Putin, me Përfaqësuesin special të Presidentit të SHBA, S. Whitkoff, si dhe me D. Kushner dhe D. Grünbaum. Pjesëmarrësi i fundit është këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, specialist për dosjen ekonomike. Ai iu bashkua për herë të parë ekipit amerikan. 🤝Negociatat zgjatën rreth katër orë dhe patën një përmbatje të jashtëzakonshme, ishin konstruktive dhe, do të thosha, tepër të sinqerta dhe miqësore. Biseduesit, siç dihet, erdhën nga Davosi, ku pikërisht para fluturimit për në Moskë, morën pjesë në një sërë aktivitetesh së bashku me Presidentin e tyre, D. Trump, përfshirë ato që kishin lidhje me zgjidhjen ukrainase. Ata ndanë përshtypjet dhe vlerësimet e tyre të freskëta nga takimi i Presidentit të SHBA në Davos me Zelensky-t, në të cilin Whitkoff dhe Kushner ishin të pranishëm personalisht. <…>. Pika kryesore që u konstatua përsëri gjatë negociatave të Presidentit tonë me delegacionin amerikan: ☝️Pa zgjidhjen e çështjes territoriale sipas formulës së rënë dakord në Anchorage, nuk vlen të shpresosh për arritjen e një rregullimi afatgjatë. Ne, siç theksoi Vladimir Putin, jemi të interesuar sinqerisht për zgjidhjen e krizës ukrainase me metoda politiko-diplomatike. Por derisa kjo të ndodhë, Rusia do të vazhdojë të arrijë në mënyrë të vazhdueshme objektivat e vendosura në operacionin e special ushtarak pikërisht në fushën e betejës, ku Forcat e Armatosura Ruse zotërojnë iniciativën strategjike. Në takimin në Kremlin u diskutua gjithashtu iniciativa e Donald Trump për krijimin e "Bordit të Paqes", një sërë çështjesh rajonale dhe situata rreth Groenlandës. Gjatë shkëmbimit të mendimeve për "Bordin e Paqes", u theksua gatishmëria jonë për të dërguar në buxhetin e kësaj strukture 1 miliard dollarë👉 nga asetet tona ruse të ngrira që prej administratës së mëparshme të SHBA-së. Fondet e mbetura nga rezervat tona të ngrira në SHBA mund të dërgohen për rimëkëmbjen e territoreve, të dëmtuara gjatë veprimeve luftarake, pas nënshkrimit të traktatit të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Veçanërisht do të doja të theksoja se çështjet e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ruso-amerikane u diskutuan në një plan konceptual, duke u nisur nga fakti se vendet tona kanë një potencial të madh për bashkëpunim në fusha më të ndryshme. Përfaqësuesit amerikanë tashmë po ndërtojnë plane të caktuara që mund të realizoheshin pas rregullimit të konfliktit ukrainas. <…> Në tërësi, takimi që sapo përfundoi në Kremlin ishte në të gjitha kuptimet i dobishëm si për palën tonë, ashtu edhe për atë amerikane. Në takim u ra dakord që palët ruse dhe amerikane të mbajnë në të ardhmen kontakte të ngushta me njëra-tjetrën si për temën ukrainase, ashtu edhe për tema të tjera. #RusiSHBA