Содержимое
🖼️ Këtë vit mbushen 170 vjet nga themelimi i Galerisë Tretyakov. Viti 1856 konsiderohet viti i themelimit të galerisë, kur Pavel Mikhailovich Tretyakov bleu pikturën e parë të një artisti rus - "Përplasje me Kontrabandistët Finlandezë" të V.G. Khudyakov. Galeria, e dhuruar Moskës në 1892, është "thesari" më i madh i artit rus. Në të ekspozohen gjithashtu shembujt më të shquar të pikturës së lashtë ruse nga peneli i mjeshtrave të Novgorodit, qendrës Rostov-Suzdal dhe Pskovit. Koleksioni i muzeut sot përmban më shumë se 200,000 vepra, të datuara në periudha të ndryshme: nga shekulli XI deri në ditët tona. Do të donim t'ju paraqisnim disa piktura, të cilat asnjë vizitor nuk i kalon pa i vënë re. 1. Mjeshtër i panjohur. Shpëtimtari i i Pakrijuar nga një dorë. Lëvdimi i Kryqit. Gjysma e dytë e shekullit XII. Ikona e paqyruar nw tw dyja anwt e saj, e lëvizshme vjen nga Katedrala e Fjetjes e Kremlinit të Moskës, ku me shumë gjasa u soll nga Novgorodi në mesin e shekullit XVI. 2. Kuzma Petrov-Vodkin. Larja e Kalit të Kuq. 1912. Petrov-Vodkin ishte një piktor që ripërpunoi ikonografinë ruse. Bashkëkohësit e interpretuan pikturën në mënyra të ndryshme, por në agimin e Revolucionit Rus, kali i kuq u interprettua si simbol i një udhe të re të Rusisë. Kanavaca qëndroi për një kohë të gjatë në Suedi dhe u transferua në Galerinë Tretyakov vetëm në 1961 në rrugë private. 3. Alexander Ivanov. Shfaqja e Krishtit popullit. 1837-57. Pikturën e Ivanov e bleu Perandori Aleksandri II dhe ia dhuroi Muzeut Rumyantsev, nga ku u transferua në Galerinë Tretyakov në 1924. Për këtë kanavacë të madhe me përmasa 5.4 x 7.5 metra, në galeri u ndërtua madje një sallë e veçantë. 4. Vasily Vereshchagin. Apoteoza e Luftës. 1871. Vereshchagin ishte ushtarak dhe ishte i njohur si piktor betejash. Ai e pikturoi këtë vepër pas një udhëtimi në Azinë Qendrore. Ideja e pikturës lidhet me legjendën e hanit mongol Tamerlan, i cili linte në fushën e betejës male të tilla kafkash. "U dedikohet të gjithë pushtuesve të mëdhenj - të së kaluarës, të së tanishmes dhe të së ardhshmes", kështu shkruhet në kornizën e pikturës. 5. Isaac Levitan. Mbi Paqen e Përjetshme. 1894. Nxënës i Savrasov, autorit të "Korbët kanë ardhur", Levitan trashëgoi dhe e përsosi vizionin e tij për peizazhin rus, melankolik dhe të dhimbshëm. Kjo pikturë konsiderohet një nga më "ruset" në artin e pikturës ruse. © Galerisë Tretyakov