TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #7727

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры48Количество просмотров
Опубликован13 февр.13.02.2026, 10:21
Содержимое поста

Содержимое

Nga konferenca për shtyp e Përfaqëses zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, M.V. Zakharova (12 shkurt 2026) 💬 Në këtë ditë, 11 vjet më parë, më 12 shkurt 2015, në kryeqytetin e Bjellorusisë aleate, pas 17 orë bisedimesh me ndërmjetësimin aktiv të Rusisë, u hartua dokumenti unik “Paketa e masave për zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut”. Më 17 shkurt 2015, ajo u miratua njëzëri me Rezolutën 2202 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe u bë baza ligjore pa alternativë dhe “udhërrëfyesi” për zgjidhjen politiko-diplomatike në atë kohë të krizës brenda Ukrainës, shkaktar i së cilës u bë grushti i shtetit i armatosur, i orkestruar nga Perëndimi në Kiev në shkurt 2014 dhe rrëmbimi i pushtetit në vend nga forcat nacional-radikale. “Paketa e masave” hapi rrugën për ndalimin e luftës civile, të nisur nga “qeveria” e puçistëve kundër Donbasit, ku njerëzit kërkonin respektimin e të drejtave të tyre legjitime për të folur gjuhën amtare, për të mësuar fëmijët në atë gjuhë, për të nderuar heronjtë e tyre që shpëtuan botën nga fashizmi mbi 80 vjet më parë. Të gjitha përpjekjet e atyre që rrëmbyen pushtetin në Kiev, për të shtypur protestat e banorëve të rajonit, për t’u imponuar atyre ideologjinë e tyre banderiste dhe për t’i gjunjëzuar, ishin të destinuara të dështonin. Element kyç i Marrëveshjeve të Minskut ishte dialogu i drejtpërdrejtë midis autoriteteve qendrore të Ukrainës dhe përfaqësuesve të atëhershëm të vetëshpallur të DPR dhe LPR për një gamë të gjerë çështjesh që kishin të bënin me kapërcimin e pasojave të konfliktit të armatosur në sferat ushtarako-politike, socio-ekonomike dhe humanitare. Ndër to, në atë kohë, ishte edhe procedura e riintegrimit të republikave të Donbasit në përbërje të Ukrainës, me kushtin e dhënies së një statusi të veçantë, të përhershëm, të parashikuar në Kushtetutën e vendit, i cili nënkuptonte ruajtjen e identitetit të banorëve të Donbasit dhe lidhjeve të rajoneve me Rusinë. Megjithatë, struktura qeverisëse e Kievit sabotoi përmbushjen e detyrimeve të saj dhe Perëndimi mbylli sytë para këtij veprimi. Ju kujtoj se Gjermania dhe Franca, të cilat ishin bashkautore dhe bashkësponsore të procesit të Minskut, nuk ushtruan asnjë presion mbi Kievin për të përmbushur atë, që kishin nënshkruar të gjithë . ❗️ Më vonë, në dhjetor 2022, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ish-presidenti francez François Hollande, të cilët në atë kohë morën pjesë në hartimin dhe përfundimin e Marrëveshjeve të Minskut, pranuan se Marrëveshjet e Minskut ishin të nevojshme për t’i dhënë kohë Kievit për të forcuar trupat e tij ushtarake për luftë me Rusinë dhe jo për të ndaluar veprimet luftarake. Këto janë fjalët e tyre fjalë për fjalë, me të cilat ata përshkruan të ashtuquajturin “rol ndërmjetësues”, i cili rezultoi të ishte një rol i rremë, i sajuar, “kuazi-rol” i ndërmjetësve.