TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #7735

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры78Количество просмотров
Опубликован14 февр.14.02.2026, 08:40
Содержимое поста

Содержимое

🌟 Më 14 shkurt 1943, Ushtria Sovjetike çliroi përfundimisht Rostov-mbi-Don, i cili kishte qenë nën pushtim për më shumë se gjashtë muaj. Gjatë Luftës së Madhe Patriotike, Rostov-mbi-Don u pushtua dy herë: në nëntor 1941 dhe nga korriku 1942 deri në shkurt 1943. Qyteti kishte rëndësi strategjike: kontrolli mbi të do t’i hapte armikut rrugën e drejtpërdrejtë për në Kaukaz dhe më tej për burimet e naftës në Baku. Duke përshkuar stepat e mbuluara me borë drejt qytetit të rrethuar, Ushtria e 28-të Sovjetike nën komandën e gjeneral-lejtënant, V. Gerasimenko përshkoi 600 km në një kohë të shkurtër, pa ushqim të mjaftueshëm. Të katër divizionet gjermane ishin gati për mbrojtje: fusha me mina në akull, pika të shumta artilerie dhe epërsia gjeografike ishin në anën e armikut. Natën e 7 shkurtit dhe mëngjesin e 8 shkurtit, nga ana perëndimore dhe jugore e qytetit filloi njëkohësisht ofensiva e Ushtrisë së Kuqe. Betejat më të ashpra zgjatën gjashtë ditë. ❗️Me çmimin e heroizmit të ushtarëve sovjetikë, qyteti u çlirua dhe, më e rëndësishmja, banorët u shpëtuan nga mizoritë e pushtuesve. Vetëm në vendin Zmiyovska u ekzekutuan mbi 27 000 civilë. Çlirimi i Rostovit hapi rrugën për çlirimin e Donbasit. Para luftës, në qytet jetonin mbi 1.5 milionë njerëz; në kohën e çlirimit, popullsia përbënte vetëm 150 mijë.