Содержимое
📆Më 30 mars 2026, në Ambasadën Ruse në Shqipëri u zhvillua një aktivitet me rastin e 250-vjetorit të Teatrit Bolshoi 🩰 Më 28 mars, Teatri Shtetëror Akademik Bolshoi festoi 250-vjetorin e themelimit të tij, që përkon me datën, kur Ekaterina II i dha prokurorit të gubernës, knjazit Pyotr Urusov privilegjin "për të qenë organizator i të gjitha shfaqjeve teatrale në Moskë". Në aktivitet ishin të pranishëm studentë dhe drejtorët e Shkollës Ndërkombëtare të Kërcimit, Mimoza Bekteshi dhe Andrea Kokeri, si dhe përfaqësues nga bota e artit. 💬 Bashkëshortja e Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, A.Y. Zaitseva, i përshëndeti të ftuarit me një fjalim mirëseardhjeje, duke theksuar rëndësinë e veçantë të Teatrit Bolshoi për baletin dhe diplomacinë botërore. Për të ftuarit u shfaq një film me metrazh të shkurtër rreth historisë së zhvillimit të një prej tempujve kryesorë të baletit rus, veçorive dalluese të arkitekturës dhe dizajnit të brendshëm të tij. 🖼️ Për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm, Ambasada organizoi një ekspozitë me titullin "250 Vjet nga themmelimi i Teatrit Bolshoi: yjet e baletit rus", e cila tregon për etapën kryesore në historinë e Bolshoi-t dhe thekson kontributet e figurave të shquara në artin e baletit.