TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #7949

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры44Количество просмотров
Опубликован8 апр.08.04.2026, 14:25
Содержимое поста

Содержимое

⚡️ Nga një informim i Maria Zakharovës, Zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë (1 prill 2026) Refuzimi i shteteve të BE-së për t’u angazhuar në bashkëpunimin tregtar me vendin tonë me përfitim të ndërsjellë është një nga arsyet e ngadalësimit të rritjes ekonomike në BE me 1.5% në vitin 2025, si dhe të rënies së prodhimit në sektorët kyç të industrisë së BE-së (automobilistik, kimik dhe të prodhimit të çelikut) Kjo nuk është aspak befasuese, duke marrë parasysh faktin që kompanitë evropiane tani duhet të paguajnë 2-3 herë më shumë për energji elektrike dhe 4,5 herë më shumë për gaz sesa, për shembull, kompanitë amerikane. Zanafilla e problemeve, me të cilat përballet aktualisht BE-ja lidhet jo me veprimet e Rusisë, por me ato të BE-së. Shtetet evropiane po përballen me këto shifra jo sepse janë marrë masa agresive kundër tyre. Ata kanë marrë një përgjigje bumerang për veprimet e tyre të papeshuara dhe të paligjshme. Ata kanë nisur një luftë hibride, një luftë tregtare në shkallë të gjerë kundër nesh dhe po ushtrojnë presion aktiv përmes sanksioneve. Prandaj, këto situata nuk krahasohen dot. Jo vetëm kaq, por ata ende përpiqen t’i ngacmojnë të tjerët (edhe më parë përpiqeshin, por tani kanë kuptuar se nuk ka dobi) që të mos bëjnë tregti me ne, të mos komunikojnë me ne, e kështu me radhë. Po tani, të gjitha veprimet e tyre duken më se qesharake në sfondin e krizës energjetike që po zhvillohet, përsëri si rezultat i politikave të tyre.