Содержимое
🇷🇺🇦🇱Urimet nga Alexey Zaytsev, Ambasadori i Rusisë në Shqipëri Të dashur qytetarë të Shqipërisë, të dashur miq, Ju uroj me ngrohtësi më të madhe të gjithë besimtarët e krishterë të vendit – ortodoksë, katolikë dhe protestantë – për festën e Pashkëve! Dita e Ringjalljes së Krishtit është një nga festat e krishtera më të rëndësishme dhe më të dashura. Në këtë ditë, zemrat e besimtarëve në mbarë botën mbushën me gëzim, shpresë dhe dëshirë për t’i bërë vepra të drejta. Pashkët simbolizojnë fitoren e së mirës mbi të keqen, të jetës mbi vdekjen. Sot, uniteti i botës së krishterë merr një rëndësi të veçantë. Me hidhërim të madh dëshmojmë se si, në cepa të ndryshëm të planetit tonë, kishat e krishtera po përdhosen, klerikët po përndiqen, dhe besimtarët po tërhiqen larg Zotit dhe po nxiten drejt urrejtjes. Uroj që festa e gëzuar e Pashkëve, e përbashkët për të gjithë të krishterët, të na jepë forcë për t'u bërë ballë këtyre sfidave dhe kërcënimeve në mënyrë efektive, duke ruajtur në të njëjtën kohë zemërbutësinë dhe dinjitetin njerëzor, si dhe dashurinë për të afërmit tanë. Ju uroj të gjithë të krishterëve shqiptarë shëndet të mirë, begati dhe mëshirën e Zotit. Qofshi të palëkundur në besimin në Krisht, të kujdesshëm për njëri-tjetrin, jetoni dhe punoni në emër të së mirës dhe drejtësisë! Krishti u ngjall! 📸 Foto të Katedrales së Ringjalljes së Krishtit në Korçë ___ 🇷🇺🇦🇱Поздравление Посла России в Албании А.А.Зайцева по случаю Пасхи Уважаемые граждане Албании, дорогие друзья, Сердечно поздравляю всех верующих христиан страны – православных, католиков, протестантов – со светлым праздником Пасхи! День Воскресения Христова - один из главных и любимых христианских праздников. В этот день сердца верующих по всему миру наполняются радостью, надеждой и желанием совершать праведные поступки. Пасха символизирует торжество добра над злом, жизни над смертью. Сегодня единение христианского мира обретает особое значение. Мы с болью наблюдаем, как в разных уголках нашей планеты оскверняются христианские храмы, совершаются гонения на священнослужителей, а верующих пытаются отвернуть от Бога, подталкивают к ненависти. Пусть общий для всех христиан светлый праздник Пасхи позволит нам эффективно противостоять этим вызовам и угрозам, при этом сохранять человеческое милосердие и достоинство, любовь к ближнему. Желаю всем албанцам-христианам крепкого здоровья и благополучия, Божьей милости, оставаться крепкими в своей вере в Христа, беречь друг друга, жить и работать во имя добра и справедливости! Христос Воскресе! 📸 Делимся фото Собора Воскресения Христова в Корче