TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
← Russian Embassy in Albania
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT POST

Post #7990

@rusembalb

Russian Embassy in Albania

Просмотры45Количество просмотров
Опубликован13 апр.13.04.2026, 13:58
Содержимое поста

Содержимое

Ambasadori rus në Shqipëri Alexey Zaytsev nderoi kujtimin e shkencëtarëve rusë Viktoria dhe Vasily Puzanov Më 13 prill 2026, Ambasadori rus në Shqipëri Alexey Zaytsev dhe stafi i ambasadës vendosën lule mbi varret e shkencëtarëve rusë Viktoria dhe Vasily Puzanov, të cilët nga viti 1944 jetonin dhe punonin në Shqipëri (të varrosur në varrezat e Tufinës në Tiranë). Viktoria Puzanova lindi në vitin 1893 në Rostov-na-Don në një familje aristokratike dhe studioi skulpturë në Shën Petersburg. Ajo ishte një piktore, ikonografe, restauruese dhe studiuse e artit bizantin. Falë njohurive dhe punës së saj të jashtëzakonshme, bota u njoh me emrin e Onufrit, një piktori të shquar ikonash mesjetar që kishte punuar në Shqipëri. Si shenjë njohjeje për këtë, një nga sheshet në kështjellën e vjetër të Beratit, ku ndodhet Muzeu “Onufri”, mban emrin e studiueses ruse. Vasily Puzanov lindi në vitin 1884 në Guvernatoratin Kursk. Para Revolucionit të Tetorit të vitit 1917, ai kishte shërbyer në ushtrinë cariste në Rusi. Në Shqipëri ai u bë i njohur si ornitolog dhe taksidermist. Në vitin 1949, falë përpjekjeve të tij, u themelua Muzeu i Shkencave të Natyrës në Tiranë. Ai jepte biologji në Universitetin e Tiranës. Puna e tij “Katalogu i Zogjve të Shqipërisë” e botuar në bashkëpunim me studiuesit e faunës shqiptare F. Lamani dhe I. Zeko, mbeti vepra më e cituar mbi këtë temë deri në fillim të viteve 1990. Ambasada Ruse në Shqipëri shpreh mirënjohjen e saj për shtetasin shqiptar Maks Velo - arkitektin, artistin, mësuesin dhe mikun e ngushtë të familjes Puzanov, i cili deri në fund të jetës së tij mirëmbajti varret e shkencëtarëve rusë në mënyrën më dinjitoze. Lexoni laim të plotë në faqen zyrtare