Содержимое
Artikulli i Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Federatës Ruse, Igor Krasnov, për RBK (8 Prill 2026) Graviteti juridik ✍️ Në vitet e fundit aktorët e mëdhenj të biznesit shpesh ishin në mëdyshje se cili juridiksion do të ishtë më i përshtashëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komplekse ekonomike. Shumë juristë kujtojnë se sa “në modë”ishte të përcaktohej Londra ose Nju Jorku si vend i gjykimeve të mundshme në kontratat për transaksionet ndërkufitare. Në botën moderne kjo dilemë ka kohë që pushoi së qeni çështje ‘prestigji’. Sot, kjo është më shumë një çështje e parashikueshmërisë, menaxhimit të rrezikut dhe gravitetit juridik, ku mund të gjenden aktivet e kontestuara. Koha i ka vënë gjërat në vendin e tyre. Siç theksoi Presidenti i Rusisë Vladimit Putin, duke folur në shkurt të kaluar në mbledhjen e gjyqtarëve: “Shumë nga bashkëqytetarët tanë, të cilët dikur promovonin paanshmërinë dhe objektivitetin e atij sistemi gjyqësor, u bindën pikërisht në të kundërtën.” Në vazhdim të tezës së presidentit, do të përpiqem t’i përgjigjem pyetjes se çfarë nuk shkon me “atë sistem” dhe pse sot juridiksioni rus është më i miri për të arritur një drejtësi të ndershme dhe të paanshme. Shpesh, kushti i kontratës për ligjin e zbatueshëm, klauzola e arbitrazhit ose ndonjë bazë tjetër, mund të bëhet shkak që kushdo që ka të bëjë me partnerë të huaj të përballet drejtpërdrejt me institucionet gjyqësore ose të arbitrazhit të huaj, statusi i të cilëve kinse joqeveritar, si dhe pavarësia e shpallur, në praktikë rezultojnë të jenë thjesht një fiksion. <...> Duke marrë parasysh avantazhet e juridiksionit rus, para së gjithash duhet theksuar shkalla e lartë e integritetit të legjislacionit vendës dhe procesi gjyqësor i kthjellët. Sistemi rus mund të krahasohet me një ndeshje shahu, ku figurat janë të dukshme, rregullat janë transparente dhe vendimet merren në përputhje me një logjikë të qartë. Megjithatë, në disa juridiksione të huaja, kjo të kujton më tepër lojën e pokerit. Shpesh, rolin kyç luajnë një strategji e përgatitur paraprakisht, manovra provuese, ndonjëherë në kufi me mashtrimin, madje edhe efekti i befasisë. ⚖️ Nga këtu vjen avantazhi i dytë – shkalla e lartë e parashikueshmërisë së praktikës gjyqësore të bazuar në ligj. Përmes vendimeve të plenumit dhe presidiumit të Gjykatës së Lartë të Federatës Ruse, formësohen pozicione juridike të qarta pa kazuistikë të tepërt. <...> Gjykatat ruse i shqyrtojnë çështjet shumë më shpejt se sa shumë kolegët tanë të huaj. Kështu, në arbitrazhin ndërkombëtar, zgjidhja e një mosmarrëveshjeje zgjat mesatarisht nga një vit e gjysmë deri në tre vjet, ndërsa gjykatat vendëse të arbitrazhit e përfundojnë brenda tre muajve, dhe kohëzgjatja e përgjithshme e procesit, duke përfshirë ankimin dhe kasacionin, është nga 6 deri në 12 muaj. Arsyeja është, ndër të tjera, niveli i lartë i dixhitalizimit të drejtësisë ruse. Sistemi i ndërveprimit elektronik dhe i qarkullimit të dokumenteve, të qenët në prani në seanca online, kanë krijuar një mjedis ku procesi praktikisht pushoi së qeni i lidhur me prezencën fizike. <...> Vendimet e arbitrazhit të huaj rezultojnë de-fakto të pazbatueshme për shkak të kufizimeve sanksionuese, me perspektiva të paqarta për arkëtimin edhe të kostove gjyqësore minimale. Dhe së fundi, ajo për të cilën zakonisht nuk bëhet fjalë në gjykatat e huaja – sovraniteti dhe paanshmëria e zbatimit të ligjit. ❗️ Në kushtet ku fragmentimi i së drejtës ndërkombëtare është në rritje dhe mosmarrëveshje ndërkufitare politizohen, juridiksioni rus është një hapësirë ku mosmarrëveshja ekonomike trajtohet para së gjithash si kategori juridike, dhe jo si element i gjeopolitikës. <...> Thirrja për të zgjedhur juridiksionin rus për proceset gjyqësore nuk është reklamë e tërheqjes së tij universale, as garë me Londrën apo Nju Jorkun. Kjo është një realitet objektiv, tiparet e të cilit janë respektimi i ligjit dhe drejtësia gjatë marrjes së vendimeve. Të gjitha ndryshimet e bëra në sistemin vendës gjyqësor synojnë arritjen e këtij rezultati. Lexoni të plotë