Содержимое
📰 Në prag të 8️⃣0️⃣-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike 1941-1945 portali online “Argumentum” ka përgatitur një edicion special të revistës “80-vjetori i Fitores mbi nazizmin. Kujtesa që bashkon popujt”, kushtuar etapave kryesore të Luftës së Dytë Botërore, rezistencës heroike të popullit sovjetik kundër sulmit të Gjermanisë ndaj BRSS, luftës nacionalçlirimtare të partizanëve shqiptarë. ❗️Nënvizohet kontributi vendimtar i Bashkimit Sovjetik dhe i Ushtrisë së Kuqe në mposhtjen e nazizmit. Theksohet çmimi jashtëzakonisht i madh që pagoi vendi ynë për Fitoren: më shumë se 27 milionë qytetarë sovjetikë humbën jetën në betejat për çlirimin e territorit të BRSS-së dhe shumë vendeve të Evropës. ☝️Mesazhi kryesor i botimit është i thjeshtë dhe i qartë – për hir të një të ardhmeje paqësore, është e rëndësishme të mos harrohen mësimet e së kaluarës, të ruhet me kujdes e vërteta historike, t’i përcillet ajo brezit të ri dhe të kundërshtohet çdo përpjekje për revizionizëm, glorifikim të nazizmit, ringjallje të ideologjisë nacionaliste, racizëm dhe ksenofobi. 👉Lexoni të plotë #Fitorja80