📰 Në prag të 8️⃣0️⃣-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike 1941-1945 portali online “Argumentum” ka përgatitur një edicion special të revistës “80-vjetori i Fitores mbi nazizmin. Kujtesa që bashkon popujt”, kushtuar etapave kryesore të Luftës së Dytë Botërore, rezistencës heroike të popullit sovjetik kundër sulmit të Gjermanisë ndaj BRSS, luftës nacionalçlirimtare të partizanëve shqiptarë. ❗️Nënvizohet kontributi vendimtar i Bashkimit Sovjetik dhe i Ushtrisë së Kuqe në mposhtjen e nazizmit. Theksohet çmimi jashtëzakonisht i madh që pagoi vendi ynë për Fitoren: më shumë se 27 milionë qytetarë sovjetikë humbën jetën në betejat për çlirimin e territorit të BRSS-së dhe shumë vendeve të Evropës.
☝️Mesazhi kryesor i botimit është i thjeshtë dhe i qartë – për hir të një të ardhmeje paqësore, është e rëndësishme të mos harrohen mësimet e së kaluarës, të ruhet me kujdes e vërteta historike, t’i përcillet ajo brezit të ri dhe të kundërshtohet çdo përpjekje për revizionizëm, glorifikim të nazizmit, ringjallje të ideologjisë nacionaliste, racizëm dhe ksenofobi.
👉Lexoni të plotë
#Fitorja80
#Fitorja80
Më 28 gusht 1941, filloi përparimi nga Talini i anijeve të Flotës Baltike të BRSS-së drejt Kronstadt-it - një nga operacionet më të mëdha dhe më të vështira të flotës sovjetike gjatë Luftës së Madhe Patriotike.
Në verën e vitit 1941, pushtuesit nazistë që hynë pabesisht në vendin tonë filluan të depërtonin me shpejtësi në thellësi të Baltikut. Tashmë në gusht, armiku kaloi në ofensivë kundër kryeqytetit të Estonisë Sovjetike - Talinit. Filloi mbrojtja heroike e qytetit. Grupi i ushtrisë naziste “Veriu” mori një urdhër nga Hitleri: në asnjë rrethanë të mos lejonte tërheqjen e anijeve të Flotës Baltike dhe të njësive të Ushtrisë së Kuqe në drejtim të Kronstadt-it për të mbrojtur Leningradin.
Deri në fund të muajit, trupat sovjetike, përfshirë garnizonin e Talinit, duke u tërhequr nën sulmin e forcave superiore të Wehrmacht-it, u gjendën të mbërthyera në bregdetin jugor të Gjirit të Finlandës. Rruga e tërheqjes nga toka drejt Leningradit u bllokua.
Në rrethanat e krijuara, Shtabi i Komandës Supreme vendosi të evakuonte forcat kryesore të Flotës Baltike, forcat tokësore që mbronin Talinin dhe popullsinë civile në Kronstadt.
⚓️ Herët, në mëngjesin e 28 gushtit, filloi përparimi. 225 anije dhe anije ndihmëse u larguan nga Talini, me mbi 40000 njerëz në bord. Gjermanët dhe finlandezët që ishin në krah të tyre, u përpoqën me të gjitha forcat për të parandaluar evakuimin. Artileria bregdetare e armikut qëlloi vazhdimisht anijet sovjetike. Avionët finlandezë qëllonin pa mëshirë njerëzit në ujë.
Autokolona u detyrua të depërtonte përmes një ferri të vërtetë: pak ditë më parë, nazistët kishin instaluar disa rrethime me mina në gji - më shumë se 1700 njësi. “Në kohën e evakuimit, Gjiri i Finlandës, i mbushur me mina armike, i ngjante petullave me lëng”, - kështu e përshkruan situatën pjesëmarrësit e përparimit.
🎖 Më 30 gusht Flota Baltike arriti të depërtonte në Kronstadt. Vetëm 163 anije arritën në destinacionin e tyre. Mbi 15 000 njerëz vdiqën gjatë operacionit, përfshirë më shumë se 4 500 civilë.
Përparimi nga Talini u bë një nga episodet më heroike dhe në të njëjtën kohë më tragjike të Luftës së Madhe Patriotike. Fundi i Gjirit të Finlandës është ende i mbushur me mbetjet e anijeve të hedhura në erë nga minat naziste - monumente të heshtura të atyre tre ditëve të tmerrshme të gushtit 1941.
🕯 Më 28 gusht 1978, në kujtim të atyre që vdiqën gjatë përparimit nga Talini, u ngrit një memorial në Kepin Juminda (në një pjesë të ngritur në bregdetin jugor të Gjirit të Finlandës) - një gur graniti dhe një pllakë e rrethuar nga mina detare.
#Fitorja80
🌟 Më 17 korrik 1942, filloi Beteja e Stalingradit — beteja më e madhe dhe një nga më të vështirat e më të ashprat e Luftës së Madhe Patriotike dhe të gjithë Luftës së Dytë Botërore, që ndryshoi rrjedhën e saj të mëtejshme.
Beteja zgjati2️⃣0️⃣0️⃣ ditë e netë, duke tejkaluar të gjitha betejat e mëparshme në historinë botërore në shtrirje dhe intensitet.
Luftimet zhvilloheshin për çdo rrugicë, çdo shtëpi, çdo metër toke. Në faza të ndryshme, më shumë se 2.1 milion njerëz u përfshinë në betejë nga të dyja palët. Gjermanët u përpoqën pa sukses të thyenin shpirtin luftarak të mbrojtësve dhe banorëve të Stalingradit, i cili qëndroi i vendosur dhe fitoi.
***
Disfata e nazistëve pranë Moskës në dhjetor 1941 pengoi planet e komandës ushtarake naziste të kryenin një sulm blitzkrieg — për të përparuar shpejt thellë në vendin tonë dhe për të kapur rajonet jugore strategjikisht të rëndësishme të BRSS-së, përfshirë Kaukazin, të pasur me fusha nafte.
Në verën e vitit 1942, pushtuesit nazistë bënë një tjetër përpjekje për një ofensivë në shkallë të gjerë në krahun jugor të frontit sovjeto-gjerman.
Këtë herë, objektivi i armikut ishte Stalingradi - një qendër e rëndësishme industriale dhe transporti në lumin Vollga. Nëse do të kishin sukses, nazistët do të kishin qenë në gjendje të kapnin rajonet e pasura me drithëra të Kubanit dhe Stavropolit dhe të depërtonin në Kaukaz, ku gjermanët planifikuan të kontrollonin burimin më të rëndësishëm për zhvillimin e luftës - naftën kaukaziane. 👉 Nazistët shpresonin të merrnin iniciativën dhe të krijonin kushte për përfundimin e luftës në favor të tyre. Komanda e ofensivës iu besua njërit prej autorëve të planit për sulmin e Gjermanisë naziste ndaj BRSS-së, F.Paulus.
⚔️Mbrojtja e Stalingradit filloi më 17 korrik. Betejat e përgjakshme vazhduan pa pushim dhe u zhvilluan pothuajse ditë e natë. Në gusht, trupat e Frontit të Stalingradit u detyruan të tërhiqeshin në bregun e majtë të Donit dhe të merrnin pozicione mbrojtëse në perimetrin e jashtëm të Stalingradit.
Në mes të nëntorit 1942, pas rezistencës kokëfortë ndaj armikut dhe futjes së rezervave shtesë si rezultat i rigrupimit, u krijuan kushte të favorshme që Ushtria e Kuqe të niste një kundërsulm.Nga 19 nëntori 1942 deri më 2 shkurt 1943, trupat sovjetike kryen Operacionin "Unaza", gjatë të cilit ato arritën ta shtynin Ushtrinë e 6-të të Paulusit në një rrethim midis lumenjve Don dhe Vollga. Më 31 janar, së bashku me gjeneralët dhe oficerët e shtabit, Feldmarshal Paulus kapitulloi. Më 2 shkurt, u eliminuan qendrat e fundit të rezistencës gjermane, si dhe u shkatërruan formacionet ushtarake të aleatëve të Gjermanisë.
Suksesi në Stalingrad shënoi fillimin e një pike kthese në Luftën e Madhe Patriotike dhe Luftën e Dytë Botërore. Iniciativa strategjike i kaloi tërësisht BRSS-së.
🇷🇺🇦🇱 Urim i Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Rusisë në Shqipëri, A.Zaytsev me rastin e Ditës së Fitores
Të dashur veteranë!
Të nderuar bashkatdhetarë!
Ju uroj përzemërsisht: Gëzuar 8⃣0⃣-vjetorin e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike 1941-1945!
Në këtë ditë të shenjtë ne nderojmë të parët tanë fitimtarë, pikëllohemi për ata që mbetën në fushat e betejave përgjithmonë. Bashkimi Sovjetik, që dha një kontribut vendimtar në mposhtjen e nazizmit dhe fashizmit, pagoi për Fitoren një çmim të madh – 27 milionë jetë njerëzore, nga të cilët më shumë se gjysma ishin civilë. Heroizmi, vetëmohimi, trimëria dhe qëndresa e ushtarëve të vijës së frontit, punëtorëve të prapavijës dhe të gjithë atyre që restauruan vendin në vitet e pasluftës, janë përjetësuar në historinë e Rusisë.
Në gjithashtu kujtojmë 28 mijë patriotë shqiptarë që dhanë jetën në luftë kundër pushtuesve nazistë.
Është detyra jonë e përbashkët sot të ruajmë kujtimin e Luftës së Dytë Botërore dhe heroizmin e lavdishëm të veteranëve tanë, të mbrojmë traditat dhe standartet morale, të kundërshtojmë çdo përpjekje të revanshizmit dhe falsifikimit të historisë. Vetëm së bashku, ne mund të parandalojmë përsëritjet tragjike të së kaluarës.
Përulemi me nderim para veteranëve tanë të dashur. Nga thellësia e zemrës ju uroj të gjithëve shëndet të mirë, mirëqenie dhe paqe!
#Fitorja80
🔴🔴Në mbrëmjen e 7 majit, në Ambasadën e Rusisë në Shqipëri u zhvillua një pritje solemne me rastin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike 1941-1945.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, qarqeve të biznesit, komuniteteve fetare, figura të kulturёs, anëtarë të Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri-Rusi”, si dhe bashkatdhetarë, që jetojnë në Shqipëri.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Rusisё në Shqipëri, A.Zaytsev vuri në dukje në mënyrë të veçantë rolin vendimtar të Bashkimit Sovjetik dhe Ushtrisë së Kuqe në mposhtjen e Gjermanisë hitleriane, në çlirimin e Evropës dhe të botës nga marrëzia naziste. Në të njëjtën kohë, u theksua se
Rusia nuk e ndau kurrë Fitoren në të sajën dhe të dikujt tjetër dhe vlerëson lart kontributin e të gjitha vendeve, pa përjashtim, të koalicionit antihitlerian, pjesëmarrësve të Rezistëncës kombëtare, partizanëve, që luftuan për pavarësinë e tyre kundër aleancës gjakatare të fashistëve, nazistëve dhe militaristëve.
☝️ Në të njëtjën kohë, u shpreh shqetësimi se në kushtet e një situate të tensionuar ndërkombëtare “vaksina kundër murtajës naziste”, e zhvilluar në Tribunalin e Nurenbergut, po dobësohet. Po shumohen përpjekjet për të shtrembëruar historinë në favor të situatës aktuale politike, për të barazuar viktimat dhe xhelatët, fituesit dhe të mundurit. Kreu i misionit diplomatik u bëri thirrje të mbledhurve të kujtojmë mësimet e historisë, t’i njohim ato, në mënyrë që të mos përsëriten kurrë ato ngjarje të tmerrshme të 80 viteve më parë.
🎗Në ambientin e Ambasadës u mbajtën gjithashtu ekspozitat "Regjimenti Ynë i Pavdekshëm", "Fytyrat e Fitores", nisma "Shiriti i Shën Gjergjit", talentet e reja prezantuan shfaqje artistike.
#Fitorja80
🇷🇺 Në prag të 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike punonjësit e Ambasadës së Rusisë në Shqipëri iu bashkuan nismës “Regjimenti i Pavdekshëm”, duke ndarë fotografi arkivore të të afërmve të tyre që mbrojtën atdheun tonë nga pushtuesit nazistë gjatë luftës.
🌐Vetë iniciativa lindi në Rusi në 2012 dhe synon ruajtjen në çdo familje të kujtimit të brezit të heronjve fitimtarë. Sot, kjo nismë mbulon të gjithë botën - nga Kina në Arabinë Saudite, nga India në Brazil, nga Gjermania në Afrikën e Jugut. Çdo vit, në aktivitet së bashku me qytetarët rusë - pasardhës të pjesëmarrësve në luftën e viteve 1941-1945, po marrin pjesë aktive edhe të afërmit e të forcave aleate dhe heronjve të Rezistencës.
Kujtim i përjetshëm për dëshmorët e Atdheut! Bëma juaj është e pavdekshme!
#Fitorja80
📰 Në prag të 8️⃣0️⃣-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike 1941-1945 portali online “Argumentum” ka përgatitur një edicion special të revistës “80-vjetori i Fitores mbi nazizmin. Kujtesa që bashkon popujt”, kushtuar etapave kryesore të Luftës së Dytë Botërore, rezistencës heroike të popullit sovjetik kundër sulmit të Gjermanisë ndaj BRSS, luftës nacionalçlirimtare të partizanëve shqiptarë. ❗️Nënvizohet kontributi vendimtar i Bashkimit Sovjetik dhe i Ushtrisë së Kuqe në mposhtjen e nazizmit. Theksohet çmimi jashtëzakonisht i madh që pagoi vendi ynë për Fitoren: më shumë se 27 milionë qytetarë sovjetikë humbën jetën në betejat për çlirimin e territorit të BRSS-së dhe shumë vendeve të Evropës.
☝️Mesazhi kryesor i botimit është i thjeshtë dhe i qartë – për hir të një të ardhmeje paqësore, është e rëndësishme të mos harrohen mësimet e së kaluarës, të ruhet me kujdes e vërteta historike, t’i përcillet ajo brezit të ri dhe të kundërshtohet çdo përpjekje për revizionizëm, glorifikim të nazizmit, ringjallje të ideologjisë nacionaliste, racizëm dhe ksenofobi.
👉Lexoni të plotë
#Fitorja80
✍️ Intervistë e Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, A.A.Zaytsev për gazetën «Impakt» në prag të 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike (28 prill 2025)
Teza kryesore:
🕊 Këtë vit ne festojmë 8️⃣0️⃣vjetorin e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike të 1941-1945. <...> Për rusët, Dita e Fitores është një festë, siç thotë një këngë e famshme, me lot në sy. Lufta e Madhe Patriotike preku pothuajse çdo familje - të gjithë popujt e BRSS mbajtën mbi supet e tyre një barrë të padurueshme të privimit, urisë, pushtimit, punës vetëmohuese në prapavijë. Populli Sovjetik pagoi një çmim të madh për Fitoren, duke humbur 27 milionë njerëz në atë luftë.
🌐 Ne kurrënuk e ndamë Fitoren në tonën dhe të dikujt tjetër. Ne vlerësojmë shumë rolin e aleatëve në koalicionin antihitlerian, veprimet e partizanëve, pjesëmarrësve në lëvizjen e Rezistencës. <...> Të mos harrojmë kontributin e Shqipërisë në fitoren e përgjithshme, në luftën për lirinë e së cilës ranë 28 mijë patriotë trima.
☝️ Lufta kundër revanshizmit historik dhe revizionizmit është një nga prioritetet aktuale të politikës së jashtme të Rusisë. Është detyra jonë e shenjtë të kujtojmë pasojat katastrofike që solli aventura e Hitlerit për mbarë njerëzimin dhe të parandalojmë përsëritjen e ngjarjeve të atyre viteve, të parandalojmë përhapjen e ideve të mostolerancës, ksenofobisë, epërsisë racore, kombëtare apo të tjera.
✅ Ne kemi planifikuar një sërë ngjarjesh kushtuar 80-vjetorit të Fitores: shfaqje filmash, ekspozita fotografike për ngjarjet dhe heronjtë e Luftës së Madhe Patriotike, një koncert festiv nga grupi i famshëm muzikor rus “Kori i Turetsky” dhe një projekt historik ndërkombëtar “Diktimi i Fitores”. <...> Së bashku me bashkatdhetarët tanë do të marrim pjesë në nismat “Regjimenti i pavdekshëm”, “Qiri i kujtimit”, “Shiriti i Shën Gjergjit”. Në Ambasadë është planifikuar edhe një pritje zyrtare.
👉Lexoni të plotë
#Fitorja80
🇷🇺🇦🇱 Më 26 prill, në Tiranë, në Qendrën Kulturore të Kishës Ortodokse Shqiptare, u zhvillua koncerti i grupeve të famshme artistike ruse "Kori i Turetsky" dhe “Soprano” nën drejtimin e artistit të popullit të Rusisë, M.B.Turetsky. Muzikantët performuan një program festiv, "Këngët e Fitores", kushtuar 8️⃣0️⃣-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike të viteve 1941-1945.
🎸Të ftuarit e koncertit u bënë bashkatdhetarë, përfaqësues të trupit diplomatik, figura kulturore, gazetarë dhe sipërmarrës, miq të shumtë shqiptarë, të cilët shijuan interpretimin virtuoz të këngëve të famshme "Netët e Moskës", "Smuglyanka", "Shamia blu", "Kalinka", si dhe kompozime të tjera klasike dhe të njohura si në rusisht, ashtu edhe në gjuhë të huaja.
Aktiviteti u mbajt në kuadër të projektit historik "Këngët e Fitores", që synon ruajtjen e kujtimit të bëmës së madhe të të gjithë popujve që kontribuan në mposhtjen e nazizmit dhe fashizmit, dhe u organizua nga Ambasada e Rusisë në Shqipëri dhe Shtëpia Ruse në Tiranë me mbështetjen e Qeverisë së Moskës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.
☝️ Koncerti i "Korit të Turetsky" u bë një ngjarje e ndritur kulturore në kryeqytetin shqiptar. Ky aktivitet konfirmoi edhe një herë të vërtetën e thjeshtë - ciladoqoftë situata aktuale politike, kultura dhe arti gjithmonë jetojnë, zhvillohen, shtrojnë rrugën e tyre drejt njerëzve, bashkojnë vende dhe kombe.
#Fitorja80
Të dashur miq,
💐Në prag të 8⃣0⃣-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike të 1941-1945 Ambasada e Rusisë në Shqipëri fton të gjithë të interesuarit në koncertin festiv Këngët e Unitetit.
📆 Datë: sot
🕕 Ora: 19:00
📍Salla e koncerteve të Katedrales së Ngjalljes së Krishtit (Tiranë).
Hyrja është falas.
#Fitorja80
Të dashur miq,
💐Në prag të 8⃣0⃣-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike të 1941-1945 Ambasada e Rusisë në Shqipëri fton të gjithë të interesuarit në koncertin festiv Këngët e Unitetit.
📆 Datë: të shtunen, më 26 prill
🕕 Ora: 19:00
📍Salla e koncerteve të Katedrales së Ngjalljes së Krishtit (Tiranë).
🎸Kolektivi i famshëm muzikor rus "Kori i M.Turetsky" dhe art-grupi Soprano do të interpretojnë kompozime të viteve të luftës. Gjatë kohës së luftës, këto këngë ngritën moralin në front dhe në prapavijë, duke ngjallur shpresë për një jetë paqësore dhe të lumtur.
Hyrja është falas.
#Fitorja80
Të dashur miq,
💐Në prag të 8⃣0⃣-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike të 1941-1945 Ambasada e Rusisë në Shqipëri fton të gjithë të interesuarit në koncertin festiv Këngët e Unitetit, i cili do të zhvillohet më 26 prill të këtij viti në sallën e koncerteve të Katedrales së Ngjalljes së Krishtit (Tiranë), ora 19:00.
🎸Kolektivi muzikor "Kori i M.Turetsky" dhe art-grupi Soprano do të interpretojnë kompozime të viteve të luftës. Gjatë kohës së luftës, këto këngë ngritën moralin në front dhe në prapavijë, duke ngjallur shpresë për një jetë paqësore dhe të lumtur.
Projekti “Këngët e Fitores” ka për qëllim ruajtjen e kujtimit të bëmës së madhe të të gjithë popujve që kontribuan në mposhtjen e nazizmit dhe fashizmit.
Hyrja është falas.
#Fitorja80
#Fitorja80
🗓 Më 4 prill shënohet 80-vjetori i çlirimit të Bratislavës nga pushtuesit nazistë.
Kryeqyteti i Sllovakisë u pastrua nga pushtuesit nazistë si rezultat i operacionit sulmues Bratislavë-Brnov (25 mars - 5 maj 1945) të forcave të Frontit të 2-të të Ukrainës nën komandën e Marshallit Rodion Yakovlevich Malinovsky.
🏅 Më 25 mars filloi një sulm vendimtar në qytetin e fortifikuar mirë. Për të shmangur viktimat mes civilëve dhe dëmtime të mëdha, komanda sovjetike vendosi për të mos përdorur armët e kalibrit të madh, duke u mbështetur në grupet e sulmit të këmbësorisë.
Deri më 2 prill, trupat sovjetike kishin depërtuar në zonat urbane lindore dhe verilindore. Më 4 prill, formacionet e Ushtrisë së Kuqe arritën në kështjellën e vendosur në qendër (Kështjella e Bratislavës), pas mureve të së cilës fshiheshin mbetjet e garnizonit gjerman. Në fund të ditës qyteti ra. Njësitë e shpërndara fashiste u tërhoqën me nxitim në drejtim të Vjenës.
🗃Autoritetet sovjetike filluan menjëherë të ndihmonin në mënyrë aktive në rimëkëmbjen e jetës së qytetit. Në dokumentet arkivore të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, të deklasifikuara për 75-vjetorin e çlirimit të Bratislavës, përmendet se deri më 10 prill 1945, rrugët dhe sheshet qendrore u pastruan nga mbeturinat dhe rrënojat, sistemi i kanalizimeve filloi të funksiononte, ndërsa banorët filluan të ktheheshin masivisht nga fshatrat përreth në shtëpitë e tyre.
Në betejat për Bratislavën, ranë 6845 ushtarë të Ushtrisë së Kuqe, shumica e të cilëve u varros në kompleksin memorial të luftës Slavin në qendër të kryeqytetit sllovak. Çdo vit më 4 prill, në këtë vend mbahen festime përkujtimore kushtuar çlirimit të qytetit nga pushtuesit nazistë, në të cilat marrin pjesë edhe përfaqësues të Rusisë. Në total, 63518 ushtarë sovjetikë vdiqën gjatë çlirimit të Sllovakisë.