#Fitorja80
Më 28 gusht 1941, filloi përparimi nga Talini i anijeve të Flotës Baltike të BRSS-së drejt Kronstadt-it - një nga operacionet më të mëdha dhe më të vështira të flotës sovjetike gjatë Luftës së Madhe Patriotike.
Në verën e vitit 1941, pushtuesit nazistë që hynë pabesisht në vendin tonë filluan të depërtonin me shpejtësi në thellësi të Baltikut. Tashmë në gusht, armiku kaloi në ofensivë kundër kryeqytetit të Estonisë Sovjetike - Talinit. Filloi mbrojtja heroike e qytetit. Grupi i ushtrisë naziste “Veriu” mori një urdhër nga Hitleri: në asnjë rrethanë të mos lejonte tërheqjen e anijeve të Flotës Baltike dhe të njësive të Ushtrisë së Kuqe në drejtim të Kronstadt-it për të mbrojtur Leningradin.
Deri në fund të muajit, trupat sovjetike, përfshirë garnizonin e Talinit, duke u tërhequr nën sulmin e forcave superiore të Wehrmacht-it, u gjendën të mbërthyera në bregdetin jugor të Gjirit të Finlandës. Rruga e tërheqjes nga toka drejt Leningradit u bllokua.
Në rrethanat e krijuara, Shtabi i Komandës Supreme vendosi të evakuonte forcat kryesore të Flotës Baltike, forcat tokësore që mbronin Talinin dhe popullsinë civile në Kronstadt.
⚓️ Herët, në mëngjesin e 28 gushtit, filloi përparimi. 225 anije dhe anije ndihmëse u larguan nga Talini, me mbi 40000 njerëz në bord. Gjermanët dhe finlandezët që ishin në krah të tyre, u përpoqën me të gjitha forcat për të parandaluar evakuimin. Artileria bregdetare e armikut qëlloi vazhdimisht anijet sovjetike. Avionët finlandezë qëllonin pa mëshirë njerëzit në ujë.
Autokolona u detyrua të depërtonte përmes një ferri të vërtetë: pak ditë më parë, nazistët kishin instaluar disa rrethime me mina në gji - më shumë se 1700 njësi. “Në kohën e evakuimit, Gjiri i Finlandës, i mbushur me mina armike, i ngjante petullave me lëng”, - kështu e përshkruan situatën pjesëmarrësit e përparimit.
🎖 Më 30 gusht Flota Baltike arriti të depërtonte në Kronstadt. Vetëm 163 anije arritën në destinacionin e tyre. Mbi 15 000 njerëz vdiqën gjatë operacionit, përfshirë më shumë se 4 500 civilë.
Përparimi nga Talini u bë një nga episodet më heroike dhe në të njëjtën kohë më tragjike të Luftës së Madhe Patriotike. Fundi i Gjirit të Finlandës është ende i mbushur me mbetjet e anijeve të hedhura në erë nga minat naziste - monumente të heshtura të atyre tre ditëve të tmerrshme të gushtit 1941.
🕯 Më 28 gusht 1978, në kujtim të atyre që vdiqën gjatë përparimit nga Talini, u ngrit një memorial në Kepin Juminda (në një pjesë të ngritur në bregdetin jugor të Gjirit të Finlandës) - një gur graniti dhe një pllakë e rrethuar nga mina detare.
#Fitorja80
Më 31 mars 1943, përfundoi një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Madhe Patriotike, #Beteja_e_Rzhevit.
Luftimet që filluan në janar 1942 në periferi të Rzhevit gradualisht u bënë të zgjatura dhe të dhunshme. Njësitë ushtarake të Wehrmachtit që tërhiqeshin bënë rezistencë këmbëngulëse. Beteja zgjati një vit e dy muaj dhe u zhvillua si pranë qytetit të Rzhevit, ashtu edhe në territorin e rajoneve të Moskës, Tulas, Kalininit dhe Smolenskut.
Ndër qëllimet që komanda sovjetike i vendosi vetes dhe luftëtarëve në këtë sektor të frontit ishin:
🔸 parandalimi i ofensivës së armikut në Moskë dhe shkatërrimi i forcave kryesore të Grupit Qendror, ushtrisë më të fuqishme gjermane të krijuar për të sulmuar BRSS sipas planit Barbarossa;
🔸 parandalimi i transferimit të forcave gjermane nga sektori qendror i frontit në jug - afër Stalingradit;
🔸 përmirësimi i situatës strategjike në drejtimin perëndimor dhe eliminimi përfundimtar i kërcënimit të marrjes së Moskës.
Nazistët përqendruan forca të mëdha në këtë drejtim: 1 milion 569 mijë njerëz, rreth 13 mijë armë, 1100 tanke morën pjesë në betejën në anën e Wehrmachtit. Duke u tërhequr, armiku la pas një "shkretëtirë të djegur": komunikimet, rrugët dhe urat u shkatërruan.
Falë veprimeve të guximshme, heroike të Ushtrisë së Kuqe pranë Rzhevit, u bë e mundur jo vetëm për të prishur rivendosjen e formacioneve naziste në Stalingrad, ku po shpalosej beteja vendimtare e Luftës së Dytë Botërore, por edhe për të shkatërruar njësitë më të gatshme luftarake të Wehrmachtit në frontin lindor.
🕯 Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se një milion ushtarë dhe oficerë sovjetikë vdiqën në betejat pranë Rzhevit në 1942-1943.
Bëma e tyre nuk është harruar, ndërsa sakrifica e tyre nuk ishte e kotë: fitorja në Betejën e Rzhevit lejoi çlirimin e territoreve të rëndësishme nga pushtuesit nazistë, të cilat ishin nën pushtimin e armikut që nga vjeshta e vitit 1941. Vija e frontit u zhvendos edhe 130-160 kilometra larg Moskës. Përveç vetë Rzhevit, u çliruan qytetet Gzhatsk, Sychevka, Bely dhe Vyazma.
#NeKujtojmë: në vitin 2020, me pjesëmarrjen e Presidentit të Rusisë V.Putin, në vendin e betejave të përgjakshme të 1942-1943 u hap Memoriali i Rzhevit - një figurë bronzi prej 25 metrash e një ushtari sovjetik në qendër të kompleksit në një kodër artificiale prej 10 metrash.
Kënga “Dita e Fitores” e kompozuar nga David Tukhmanov dhe e shkruar nga poeti Vladimir Kharitonov është bërë jo vetëm një vepër muzikore, por një himn i vërtetë, një simbol i fitores dhe krenarisë për shumë breza. Ajo u shkrua në vitin 1975 për nder të 30-vjetorit të Fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Madhe Patriotike dhe gjatë gjithë historisë së saj ka arritur të fitojë dashurinë dhe respektin e një numri të madh njerëzish. Atë e dëgjojnë në këmbë, me lot në sy. Në parada ushtarët marshojnë nën ritmet e saj të prera. Melodia e saj është gjithmonë në shpirtin tonë.
#Fitorja80#KëngëtEFitores
_____
Песня «День Победы» композитора Давида Тухманова и поэта Владимира Харитонова стала не просто музыкальным произведением, а настоящим гимном, символом победы и гордости для многих поколений. Она была написана в 1975 г. в честь 30-летия Победы Советского Союза в Великой Отечественной войне и за свою историю успела завоевать любовь и уважение огромного числа людей. Ее слушают стоя, со слезами на глазах. Под ее чеканные ритмы маршируют бойцы на парадах. Ее мелодия всегда в нашей душе.
#Победа80#ПесниПобеды
Nga heronjtë e asaj kohe
As emër nuk ka mbetur ndonjëherë.
Ata që betejën vdekjeprurëse pritën,
U kthyen thjesht në tokë dhe bar...
🎼Për herë të parë kjo këngë ikonike, e kompozuar nga Rafail Khozak dhe e shkruar nga poeti Evgeny Agranovich, u dëgjua në filmin “Oficerët”, të xhiruar në vitin 1971 nga regjisori Vladimir Rogov. Që nga momenti i shfaqjes së tij në ekran, filmi u kthye në një ndër verpat më të dashura kinematografike për disa breza të popullit sovjetik, ndërsa fjalët e këngës hynë në shpirtrat e miliona qytetarëve.
#Fitorja80#KëngëteFitores
__
От героев былых времён
Не осталось порой имён.
Те, кто приняли смертный бой,
Стали просто землёй и травой…
🎼 Впервые эта знаковая песня композитора Рафаила Хозака и поэта Евгения Аграновича прозвучала в фильме «Офицеры», снятом в 1971 г. режиссёром Владимиром Роговым. С момента выхода на экран фильм стал для нескольких поколений советских людей культовым, а слова из песни запали в душу миллионам граждан.
#Победа80#ПесниПобеды
🎼Kënga “Natë e errët” e poetit Vladimir Agatov, e kompozuar nga Nikita Bogoslavsky, u shfaq në vitin 1943 dhe menjëherë u bë një ndër këngët më prekëse dhe më të përzemërta të Luftës së Madhe Patriotike. Melodia dhe teksti i saj mishërojnë jo vetëm melankolinë dhe ankthin e viteve të luftës, por edhe besimin, dashurinë dhe shpresën që ngrohën zëmrat e miliona njerëzve që ëndërronin një fitore të shpejtë dhe kthimin në shtëpi.
Vetë kënga “Natë e errët” u shkrua për filmin “Dy luftëtarë” që u bë një nga filmat më të njohur të kohës së luftës.
Këtë këngë e këndonin në front dhe në prapavijë, vite më pas ajo u interpretua nga Muslim Magomaev, Iosif Kobzon, Dmitri Khvorovstovsky, Oleg Pogodin dhe shumë muzikantë të tjerë të famshëm rusë.
#Fitorja80#KëngëteFitores
_____
🎼Песня «Темная ночь» поэта Владимира Агатова и композитора Никиты Богославского появилась в 1943 г. и сразу вошла в число самых трогательных и проникновенных песен времен Великой Отечественной войны. Ее мелодия и слова олицетворяют собой не только тоску и тревоги военных лет, но также веру, любовь и надежду, которые согревали сердца миллионов людей, мечтающих о скорой победе и возвращении домой.
Сама песня «Темная ночь» была написана для кинофильма «Два бойца», который стал одним из самых популярных фильмов военного времени.
«Темную ночь» пели на фронте и в тылу, спустя годы ее исполняли Муслим Магомаев, Иосиф Кобзон, Дмитрий Хворостовский, Олег Погодин и многие другие известные российские музыканты.
#Победа80#ПесниПобеды
⚡️ Parada e Fitores përfundoi me fluturimin e avionëve
Pilotët e ekipeve të pilotazhit të lartë «Russkiye vityazi» dhe «Strizhi» fluturuan mbi Sheshin e Kuq në përbërje nga nëntë avionë Su-30 dhe MiG-29.
Gjashtë avionë Su-25 përfunduan formacionin e paradës, duke e lyer qiellin e Moskës me ngjyrat e flamurit kombëtar rus.
#Fitorja80#Paradë
___
⚡️ Парад Победы завершился пролётом авиации
Над Красной площадью пролетели лётчики пилотажных групп «Русские витязи» и «Стрижи» в составе девятки самолётов Су-30 и МиГ-29.
Замкнули парадный строй шесть самолётов Су-25, окрасив небо Москвы в цвета государственного флага Российской Федерации.
#Победа80#Парад
🤝Njësitë e paradës nga 13 vende të huaja - Bashkësia e Shteteve të Pavarura dhe vendet miqesore - kryen një marshim solemn në Sheshin e Kuq.
Në Paradën e Fitores morën pjesë ushtarakë nga Azerbajxhani, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, si dhe Vietnami, Egjipti, Kina, Laosi, Mongolia dhe Mianmari.
#Fitorja80#Paradë
___
🤝Парадные расчёты 13 иностранных государств – СНГ и дружественных стран – прошли торжественным маршем по Красной площади.
В параде Победы приняли участие военнослужащие Азербайджана, Белоруссии, Казахстана, Киргизии, Таджикистана, Туркменистана, Узбекистана, а также Вьетнама, Египта, Китая, Лаоса, Монголии и Мьянмы.
#Победа80#Парад
🔴Transmetimi online i Paradës së Fitores me rastin e 80-vjetorit të Fitores së popullit sovjetik mbi pushtuesit nazistë në Luftën e Madhe Patriotike.
#Fitorja80#Paradë
____
🔴Прямая трансляция Парада Победы в ознаменование 80-летия Победы советского народа над немецко-фашистскими захватчиками в Великой Отечественной войне.
#Победа80#Парад
#Këngët_e_Fitores
🎖 Në prag të 80-vjetorit të Fitores së popullit sovjetik në Luftën e Madhe Patriotike, ne kujtojmë Këngët e Fitores - muzikën legjendare të viteve të luftës, e cila u bë një yll udhëzues për një brez të tërë sovjetikësh, të rinj e të vjetër - të gjithë ata që, si në front, ashtu edhe në prapavijën afruan Fitoren e përbashkët mbi nazizmin.
▪️ Sulmi tradhtar i Gjermanisë naziste ndaj BRSS më 22 qershor 1941 është një datë e tmerrshme në historinë e vendit tonë, e cila la një mbresë të thellë në kujtesën e brezave të tërë. Miliona njerëz që u ngritën për të mbrojtur Atdheun në atë ditë fatale po shkonin në luftime vdekjeprurëse, simboli muzikor i të cilave u bë kënga legjendare "Lufta e Shenjtë" nga Alexander Vasilyevich Alexandrov.
Nga tetori i vitit 1941 dhe gjatë gjithë luftës, kompozimi u interpretua në radion e gjithë BRSS çdo mëngjes në orën 6:00. Thirrja “Ngrihu, o vend i madh…” u dëgjua në çdo shtëpi të vendit të madh, duke frymëzuar një brez të tërë të fitimtarëve të ardhshëm për bëma ushtarake dhe punëtore.
#Fitorja80
__
#ПесниПобеды
🎖 В преддверии 80-летия Победы советского народа в Великой Отечественной войне мы вспоминаем Песни Победы — легендарную музыку военных лет, ставшей путеводной звездой для целого поколения советских людей от мала до велика — всех тех, кто и на передовой, и в тылу приближали общую Победу над нацизмом.
▪️ Вероломное нападение гитлеровской Германии на СССР 22 июня 1941 года — страшная дата в истории нашей страны, оставившая глубокий шрам в памяти целых поколений. Миллионы людей, вставших на защиту Отечества в тот роковой день, шли на смертный бой, музыкальным символом, воплощением которого стала легендарная песня «Священная война» за авторством Александра Васильевича Александрова.
С октября 1941 года и на протяжении всей войны композиция исполнялась по всесоюзному радио СССР каждое утро в 6:00 после боя курантов. Призыв «Вставай, страна огромная…» прозвучал в каждом доме огромной страны, вдохновил на боевые и трудовые подвиги целое поколение будущих победителей.
#Победа80
✍️ Artikull i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, A.Zaytsev me rastin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike
80 vjet nga dita e Fitores së Madhe mbi fashizmin: për hir të një të ardhmeje paqësore, është e rëndësishme të mos harrojmë mësimet e së kaluarës
Pika kryesore:
#Fitorja80
Duke festuar Ditën e Fitores, ne jo vetëm nderojmë heronjtë-fitimtarë, pikëllohemi për ata që mbetën përgjithmonë në fushat e betejave, por gjithashtu përpiqemi të nxjerrim mësime nga e kaluara historike, t’ua përcjellim ato të rinjve.
#UshtariSovjetikShpëtoiBotën
Pikërisht Bashkimi Sovjetik dhe Ushtria e Kuqe dhanë një kontribut vendimtar në mposhtjen e nazizmit. Në betejat për çlirimin e territorit të Atdheut të tyre dhe të një sërë vendesh të Evropës humbën jetën 27 milionë qytetarë sovjetikë. Më shumë se 600 mijë ushtarë të Ushtrisë së Kuqe ranë në betejat për çlirimin e Polonisë; rreth 140 mijë për çlirimin e Hungarisë, po kaq për çlirimin e Çekosllovakisë. Humbjet e pakthyeshme të Ushtrisë së Kuqe gjatë çlirimit të Gjermanisë arritën në 102 mijë; të Rumanisë – në 69 mijë, të Austrisë – në 26 mijë, të Jugosllavisë – në 8 mijë, të Norvegjisë – në 3,5 mijë, të Bullgarisë – në 1 mijë persona.
#PaLimiteKohore
Rusët dhe popujt e tjerë të Bashkimit Sovjetik zhvilluan një luftë për ekzistencë fizike. <...> Në territoret e pushtuara të Rusisë, Bjellorusisë, Ukrainës, Moldavisë dhe vendeve baltike hitlerianët zbatuan politikën e eliminimit të “popullsisë së tepërt”, e cila mbartte të gjitha tiparet e një genocidi.
#NeKujtojmë
Së bashku me Bashkimin Sovjetik, fitoren ndaj “murtajës naziste” e afroi edhe Shqipëria, e cila ishte pjesë e koalicionit antihitlerian. Që nga viti 1943 në këtë vend nisi një lëvizje masive partizane dhe filloi formimi i Ushtrisë së rregullt Nacionalçlirimtare. E gjithë kjo solli më 29 nëntor 1944 çlirimin nga pushtuesit gjermanë të gjithë vendit. Kjo u bë e mundur, në një masë të madhe, falë shpartallimit të trupave fashiste në frontin sovjeto-gjerman.
• Koha ka kaluar dhe shumë pak dëshmitarë të krimeve të nazizmit kanë mbetur gjallë. Kjo po përdoret nga propagandistët e angazhuar, të cilët nëpërmjet revizionizmit dhe falsifikimit, po vendosin në një anë të peshores edhe çliruesit, edhe kriminelët nazistë. <...> Në vendet baltike dhe në vende të tjera të Evropës zhvillohen marshime të neonazistëve dhe nacionalistëve që lëvdojnë dhe heroizojnë ata që vranë, varën dhe torturuan mijëra qytetarë të pafajshëm në emër të “Rajhut të Tretë”. Ne vërejmë prishje masive të monumenteve të heronjve sovjetikë çlirimtarë, përdhosje të varreve. <...> Në mënyrë aktive inkurajohet në nivel shtetëror glorifikimi i kolaboracionistëve ukrainas.
❗️ Rusia, ashtu si edhe Shqipëria, e dinë nga përvoja e tyre se çfarë është nazizmi dhe fashizmi. Është në interesat tona që të ndalojmë çdo manifestim modern të epërsisë kombëtare, të mos lejojmë të harrohet bëma e madhe e gjyshërve dhe e stërgjyshërve tanë, të ndihmojmë në garantimin e sigurisë dhe lulëzimit të shteteve dhe popujve në planet. Pa ekzagjerim, kjo është detyra dhe përgjegjësia jonë e përbashkët para të gjithë botës, para brezave të sotëm dhe atyre të ardhshëm.
👉Lexoni të plotë
#Fitorja80
🌟 Më 3 gusht 1943, një operacion në shkallë të gjerë i njësive partizane sovjetike i quajtur "Lufta Hekurudhore" filloi në territorin e pushtuar të rajoneve perëndimore të Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës Sovjetike.
Qëllimi i operacionit ishte të ndërpriste transferimin e furnizimeve dhe përforcimeve nga gjermanët në Frontin Lindor dhe kështu të ndihmonte Ushtrinë e Kuqe të zhvillonte ofensivën e saj në Betejën e Kurskut.
⚔️ Operacioni u përgatit në kushte të sekretit më të lartë. Në total, gjatë operacionit, partizanët sovjetikë shkatërruan mbi 200 mijë shina (më shumë se 1.5 mijë kilometra linja hekurudhore), rrëzuan 115 ura dhe eliminuan disa qindra trena armik me trupa dhe pajisje. Në RSS-në Bjelloruse të pushtuar nga armiku, partizanët rrëzuan 836 trena naziste dhe 3 trena të blinduar.
Si rezultat, vëllimi i transportimeve gjermane nëpër rruga hekurudhore në shtator 1943 ishte ulur me 40%. Kapaciteti i hekurudhave në territoret e pushtuara nga armiku ishte ulur me 71%.
☝️ "Lufta Hekurudhore" u bë një operacion partizan i paparë në atë kohë në shkallën dhe nivelin e lartë të organizimit. Në shumë mënyra, pikërisht veprimet e koordinuara të partizanëve dhe njësive të rregullta siguruan fitoren e Ushtrisë së Kuqe në Betejën e Kurskut, dhe gjithashtu e bënë të vështirë për trupat armike të rigrupoheshin ndërsa ato tërhiqeshin në perëndim, gjë që përshpejtoi humbjen e tyre.
📖 Lexoni më shumë në materialin tonë historik të detajuar rreth specifikës së luftës partizane, heroizmit të partizanëve sovjetikë dhe rezistencës së tyre ndaj pushtuesve nazistë.
#NeKujtojmë#FitorjaJonë
______
#Победа80
🌟 3 августа 1943 года на оккупированной территории западных областей РСФСР, Белорусской ССР и Советской Украины началась масштабная операция советских партизанских соединений под названием «Рельсовая война».
Цель операции состояла в том, чтобы сорвать переброску немцами снабжений и подкреплений на Восточный фронт и таким образом помочь Красной армии развить наступление в Курской битве.
⚔️ Операция готовилась в условиях строжайшей секретности. Всего в период проведения операции советские партизаны уничтожили свыше 200 тысяч рельсов (более 1,5 тысяч километров ж/д полотен), обрушили 115 мостов и ликвидировали несколько сотен вражеских составов с войсками и техникой. На территории оккупированной врагом Белорусской ССР партизаны пустили под откос 836 гитлеровских эшелонов и 3 бронепоезда.
В результате объём ж/д перевозок немцев к сентябрю 1943 года сократился на 40%. Пропускная способность на железнодорожных магистралях на оккупированных врагом территориях снизилась на 71%.
☝️ «Рельсовая война» стала беспрецедентной на тот момент по своим масштабам и высокому уровню организации партизанской операцией. Во многом именно слаженные действия партизан и регулярных частей обеспечили Красной армии победу в Курской битве, а также затруднили перегруппировку вражеских войск при их отступлении на запад, что ускорило их разгром.
📖 Читайте подробнее в нашем развёрнутом историческом материале о специфике партизанской войны, героизме советских партизан и подпольщиков и их сопротивлении немецко-фашистским захватчикам.
#МыПомним#НашаПобеда
#Fitorja80
🏅 Pikërisht 8️⃣0️⃣ vjet më parë — më 24 qershor 1945 — në Moskë në Sheshin e Kuq u zhvillua për herë të parë një paradë solemne për të kremtuar Fitoren në Luftën e Madhe Patriotike.
Ajo simbolizonte triumfin e Bashkimit Sovjetik dhe të popullit tonë, i cili shkatërroi Gjermaninë naziste dhe shpëtoi botën nga nazizmi.
#NeKujtojmë#FitorjaJonë
___
#Победа80
🏅 Ровно 8️⃣0️⃣ лет назад — 24 июня 1945 года — в Москве на Красной площади в ознаменование Победы в Великой Отечественной войне впервые прошёл торжественный Парад.
Он символизировал триумф Советского Союза и нашего народа, сокрушившего гитлеровскую Германию и спасшего мир от нацизма.
#МыПомним#НашаПобеда
📅 Në këtë ditë në vitin 1943 - saktësisht 8️⃣2️⃣ vite më parë - përfundoi një nga betejat më të mëdha dhe më të ashpra, e cila ndryshoi rrënjësisht rrjedhën e Luftës së Madhe Patriotike - Beteja e Stalingradit.
2️⃣0️⃣0️⃣ditë dhe netë në brigjet e Donit dhe Vollgës dhe pastaj në vetë qytetin e Stalingradit u zhvillua kjo betejë e ashpër. Në faza të ndryshme tё betejës morën pjesë mbi 2 100 000 ushtarakë dhe oficerë në të dyja anët.
Për sa i përket shkallës dhe intensitetit të luftimeve, Beteja e Stalingradit tejkaloi të gjitha betejat që i paraprinë asaj në historinë botërore.
Gjatë përgatitjes për ofensivën ndaj Stalingradit, armiku vendosi disa qëllime për veten e tij: të fitonte një terren afër lumit Vollgë dhe në këtë mënyrë t'i privonte Bashkimit Sovjetik kontrollin mbi një nga arteriet më të rëndësishme të transportit të vendit. Marrja e Stalingradit, sipas komandës ushtarake naziste, do t'i hapte rrugën Wehrmacht-it për në Kaukaz, ku gjermanët prisnin të kapnin burimin më të rëndësishëm për të zhvilluar luftën - fushat e naftës.
☝️ Sidoqoftë, planet e tyre dёshtuan.
🎖 Beteja e Stalingradit përfundoi me fitoren e shkëlqyer të trupave të Ushtrisë së Kuqe. Ajo shënoi fillimin e një pike kthese jo vetëm nё Luftën e Madhe Patriotike (1941-1945), por edhe në gjithë Luftën e Dytë Botërore në përgjithësi.
❗️ Në Stalingrad, blloku fashist humbi një të katërtën e forcave të armatosura që vepronin në frontin sovjetiko-gjerman. Humbje totale tё armikut arritën në rreth 1 500 000 njerëz të vrarë, të plagosur, të burgosur dhe të zhdukur. Në lidhje me kёtё për herë të parë gjatë luftës në Gjermani u shpall zi kombëtare.
Humbja e grupimit më të madh të trupave armike jo vetëm ngriti prestigjin ndërkombëtar të BRSS dhe forcave të armatosura sovjetike, por edhe forcoi koalicionin anti-hitlerian.
#NeKujtojmë#Fitorja80#Stalingrad82
_______
📅#ВЭтотДень в 1943 году - ровно 8️⃣2️⃣года назад - завершилось одно из самых крупных и ожесточённых сражений, которое коренным образом изменило ход Великой Отечественной войны - Сталинградская битва.
2️⃣0️⃣0️⃣ дней и ночей на берегах Дона и Волги, а затем у стен Сталинграда и непосредственно в самом городе шла эта ожесточённая битва. На разных этапах с обеих сторон участвовало свыше 2 100 000 солдат и офицеров.
По размаху и напряжённости боевых действий Сталинградская битва превзошла все предшествующие ей сражения в мировой истории.
В ходе подготовки наступления на Сталинград враг ставил перед собой несколько задач: закрепиться на Волге и тем самым лишить Советский Союз контроля за одной из важнейших транспортных артерий страны. Захват Сталинграда, по оценке нацистского военного командования, открывал бы вермахту путь на Кавказ, где немцы рассчитывали завладеть важнейшим для ведения войны ресурсом — месторождениями нефти.
☝️ Однако их планам не суждено было сбыться.
🎖 Сталинградская битва завершилась блестящей победой войск Красной Армии. Она положила начало коренному перелому не только в ходе Великой Отечественной войны (1941-1945 гг.), но и во всей Второй мировой войне в целом.
Под Сталинградом фашистский блок потерял четвёртую часть сил, действовавших на советско-германском фронте. Общие потери врага убитыми, ранеными, пленными и пропавшими без вести составили около 1 500 000 человек, в связи с чем в Германии впервые за годы войны был объявлен национальный траур.
Разгром крупнейшей группировки войск до противника не только поднял международный авторитет СССР и его вооружённых сил, но и укрепил антигитлеровскую коалицию.
#МыПомним#Победа80#Сталинград82