@rusembalb · Post #7681 · 04.02.2026, 14:19
🌐 Më 4 shkurt 1945, në Pallatin e Livadias në Jaltë, u hap zyrtarisht Konferenca e Krimesë e kryetarëve të vendeve të koalicionit antinazist — Josif Vissarionoviç Stalinit, Uinston Çurçillit dhe Franklin Delano Ruzveltit. #Konferenca_e_Jaltës ishte një nga takimet më të mëdha dhe kyçe të "Trojkës së Madhe" gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bisedimet në Jaltë u bënë simbol i bashkëveprimit të suksesshëm midis Moskës, Uashingtonit dhe Londrës në luftën kundër armikut të përbashkët për të gjithë njerëzimin — ideologjisë naziste. Vendimet historike të miratuara në përfundim të forumit përcaktuan konturet e sistemit të ardhshëm të pasluftës së marrëdhënieve ndërkombëtare “Jalta-Potsdam”, baza ligjore e të cilit u bë #Karta e OKB-së. Përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, M.V.Zaharova: Pjesëmarrësit [e Konferencës së Jaltës] arritën të mosmarrëveshjet, në frymën e solidaritetit të vërtetë, respektit dhe besimit të ndërsjellë, dhe lanë mënjanë interesat konjunkturore, me qëllim shkatërrimin e armikut të përbashkët, arritjen e fitores së përbashkët, paqes dhe lirisë për të gjitha vendet dhe popujt. Tema kryesore e takimit në Krime ishte e ardhmja e pasluftës e rajhut të mposhtur. Aleatët konfirmuan synimin për likujdimin e militarizmit e nazizmit gjerman dhe sigurimin e garancisë që "Gjermania kurrë më nuk do të jetë në gjendje të shkelë paqen". U mor edhe vendimi për kërkimin e reparacioneve: Berlini u detyrua të kompensojë dëmin e shkaktuar shteteve të prekura nga agresioni nazist. Gjatë bisedimeve në Jaltë, udhëheqësit e "Trojkës së Madhe" arritën të gjejnë një kompromis për çështjen e kufijve të Polonisë. Delegacioni sovjetik mbështeti qëndrueshmërisht interesat themelore të polakëve, duke luftuar për të drejtën e tyre për pavarësi dhe sovranitet. Më vonë, Çurçill në kujtimet e tij do ta karakterizojë kështu rolin historik të Bashkimit Sovjetik në çlirimin e popullit polak nga nazizmi: Nëse nuk do të ishin përpjekjet dhe sakrificat kolosale të Rusisë, Polonia do të ishte e destinuar të shkatërrohej plotësisht nga duart e gjermanëve. Jo vetëm Polonia si shtet dhe komb, por edhe polakët si popull ishin të dënuar nga Hitleri të shkatërroheshin dhe të skllavëroheshin. Një ndikim të madh në rrjedhën dhe rezultatet e bisedimeve në Jaltë pati rritja kolosale e autoritetit ndërkombëtar të BRSS. Kjo u realizua më së shumti nga sukseset e shquara të Ushtrisë së Kuqe në fushëbeteja. Ushtari sovjetik u njehsua fort me imazhin e Luftëtarit-Çlirues. Për Heroizmin e tij të madh fisnik tashmë mësoi e gjithë bota. Si rezultat i punës së Konferencës u miratuan dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare-ligjore, përfshirë Deklaratën për Evropën e Çliruar, që hodhën themelet e sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare për vitet në vijim. Konturet e ardhshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara po bëheshin gjithnjë e më të qarta. Si rezultat i Konferencës së Jaltës, Bashkimi Sovjetik arriti të miratojë "parimin e njëzëshmërisë së pesë fuqive" në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili realizohej përmes "së drejtës së vetos". Vendimet e arritura në Jaltë forcuan koalicionin antinazist në fazën përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore dhe kontribuuan në arritjen e Fitores së përbashkët kundër Gjermanisë. Në vitet pas luftës, sfida për zbatimin në jetë të vendimeve të marra në Jaltë u bë një nga detyrat kryesore të diplomacisë sovjetike. 👉Dokumentet e Konferencës së Jaltës, të ruajtura në Arkivin e Politikës së Jashtme të Federatës Ruse
Hashtags