Сегодня будет самый "двоичный" ("двойковый"? "двушный"? "двойственный"?) момент на вашем веку 🤩
Больше двоек в дататайме вы не застанете!
Успейте поймать момент! Будете показывать эпичный скриншот своим внукам)))
🥸 Для продуманных (ленивых): код на скрине, который сработает только сегодня и только 1 раз!
⏱ Открывайте окошки с часами и вперёд!
#offtop
📆Më 10 shkurt, në Ambasadën Ruse në Shqipëri u zhvillua një aktivitet me rastin e Ditës së Punonjësit Diplomatik.
Në këtë aktivitet morën pjesë gjimnazistë, studentë, mësues të gjuhës ruse dhe bashkatdhetarë që jetojnë në Shqipëri.
💬 Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar mysafirëve, Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, A.A. Zaitsev, në veçanti, diskutoi historinë e diplomacisë ruse dhe vuri në dukje se shkurti shënon 220-vjetorin e mbërritjes së konsullit të parë rus në Shqipëri, Zahar Biçilli.
Në Ambasadë u mbajt një shfaqje filmi mbi sekretet e diplomacisë në kohën e Luftës së Madhe Patriotike, si edhe një ekspozitë, kushtuar 220-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve konsullore.
#DPD2026#DitaeDiplomatit
✉️Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, përgëzoi punonjësit dhe veteranët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë me rastin e festës profesionale - Ditën e Punonjësit Diplomatik (Moskë, 10 shkurt 2026)
Presidenti gjithashtu vuri në dukje:
Në historinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ka shumë faqe të lavdishme. Diplomatët tanë në të gjitha kohërat i kanë shërbyer Atdheut me dinjitet dhe nder, duke shfaqur patriotizëm të vërtetë, besnikëri ndaj detyrës, guxim qytetar dhe profesionalizëm të lartë.
Në kushtet e turbulencës në rritje në botë dhe situatës së tensionuar dhe të rrezikshme, të krijuar në një sërë rajonesh, roli aktiv, konstruktiv dhe konsolidues i diplomatisë ruse është i kërkuar në masë të plotë.
V.V. Putin nënvizoi se detyrë aktuale mbetet thellimi i bashkëveprimit të partneritetit me shtetet e Shumicës Botërore në interes të ndërtimit të një rendi botëror të drejtë, me të vërtetë demokratik dhe shumëpolar, të bazuar në parimet e sovranitetit të së drejtës ndërkombëtare dhe sigurisë së barabartë dhe të pandashme.
#DPD2026#DitaEDiplomatit
#NëKujtimtëDiplomatëve#DitaeDiplomatit#DWR2025
Me rastin e Ditës së Punonjësit Diplomatik, e cila festohet në Rusi sot, më 10 shkurt, dëshirojmë t'ju tregojmë për Ambasadorin e parë të BRSS në Shqipërinë e pasluftës, D.S.Chuvakhin.
Dmitri Stepanovich mbërriti në Shqipëri në dhjetor 1945 dhe punoi këtu për më shumë se 6 vjet - deri në mars 1952.
Pikërisht në vitet e veprimtarisë së D.S.Chuvakhin-it ndodhi lulëzimi i marrëdhënieve dypalëshe sovjetiko-shqiptare në sferën politike, tregtare-ekonomike dhe kulturore-humanitare. Filloi zbatimi i planit të parë pesëvjeçar (1951-1955), në kuadër të të cilit, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të BRSS, u ngritën një sërë ndërmarrjesh të mëdha: kombinati i tekstileve në Tiranë, kombinati i drurit në Elbasan, fabrika e çimentos në Vlorë, etj. Të rinjtë shqiptarë u përgatitën në universitetet kryesore të BRSS. Specialistët sovjetikë po vinin aktivisht në Shqipëri. Në të gjithë vendin u krijuan qendra shkencore, arsimore dhe kulturore. Po zhvillohej ndërtimi i ushtrisë dhe marinës shqiptare.
📰 Intervistë e Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, A.A.Zaitsev për portalin online “Gazeta Impakt” me rastin e Ditës së Punonjësit Diplomatik (10 shkurt 2025)
Teza kryesore:
📆Më 10 shkurt, vendi ynë feston Ditën e Punonjësit Diplomatik, e cila u themelua në tetor 2002 me Dekret të Presidentit të Rusisë. Data e festës lidhet me përmendjen më të hershme dokumentare që njohim (10 shkurt 1549) të Posolskij Prikaz, organi i parë shtetëror në historinë e Rusisë që drejtoi punët e jashtme. Më pas, Posolskij Prikaz u shndërrua në Kolegjiumin e Punëve të Jashtme dhe, më në fund, në vitin 1802, në përputhje me manifestin e perandorit Aleksandër I, u krijua Ministria e Punëve të Jashtme.
• Drejtimi kryesor i politikës së jashtme të Rusisë është forcimi i sovranitetit të saj dhe mbrojtja e të drejtës së saj për zhvillim të lirë. Me bashkëmendimtarët dhe aleatët tanë <...> mbështesim në mënyrë aktive një botë shumëpolare, një rend botëror të drejtë dhe demokratik, të bazuar në parimet e barazisë sovrane të shteteve, pa diktat neokolonial dhe pa presion sanksionesh nga Perëndimi.
• Një detyrë kyçe mbetet promovimi i nismës strategjike ruse për të ndërtuar një arkitekturë të re të sigurisë së barabartë dhe të pandashme në Euroazi. <...>
• Jo më pak të rëndësishme për Moskën janë kundërveprimi ndaj neonazizmit, përpjekjeve për heroizimin e figurave naziste dhe kolaboracioniste të kohës së Luftës së Dytë Botërore, ruajtja me kujdes e së vërtetës historike, veçanërisht në kontekstin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike 1941-1945, e cila do të festohet në vendin tonë në mënyrë të veçantë.
🇷🇺🇦🇱 Profili aktual i ulët i marrëdhënieve ruso-shqiptare nuk është zgjedhja jonë. Në të njëjtën kohë, për fat të keq, ende nuk kemi parë ndonjë lëvizje nga pala shqiptare për të korrigjuar situatën e krijuar. Pavarësisht kësaj, Ambasada vazhdon të mbajë dhe të zhvillojë kontakte me përfaqësues të shoqërisë shqiptare, rinisë, komuniteteve fetare, biznesit, mediat, të cilët ushqejnë dashamirësi ndaj Rusisë dhe popullit të saj.
Lexoni të plotë
#RussiaAlbania#DitaeDiplomatit
#DWR2025
#NëKujtimtëDiplomatëve#DitaeDiplomatit
Me rastin e Ditës së Punonjësit Diplomatik, e cila në Rusi festohet më 10 shkurt, dëshirojmë t’ju tregojmë për konsullin e parë rus në Shkodër, A.E.Suçenkov.
Aleksej Egoroviç mbërriti në Shkodër, e cila në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Osmane, në vitin 1857. Hapja në qytet e një zyre konsullore të Perandorisë Ruse u diktua nga nevoja për të mbrojtur interesat e popullsisë ortodokse, e cila shprehu “gëzim të thellë” për ardhjen e përfaqësuesit rus.
Falë përpjekjeve të A.E.Suçenkov, informacionit të tij të detajuar në Shën-Peterburg dhe ndërhyrjeve të drejtpërdrejta, në konsullatën ruse silleshin vazhdimisht donacione në dobi të ortodoksëve. Me mbështetjen financiare të palës ruse, në Shkodër u hapën shkolla të reja, u restauruan kisha ortodokse (kisha e Shën Nikollës dhe e Shën Gjergjit), u ndërtuan të tjera të reja (Kisha e Shën Aleksandër Nevskit). Jo një herë iu dha ndihmë financiare popullsisë vendase, e cila shpesh vuante nga vitet e këqija të të korrave dhe fatkeqësitë e tjera. Vetëm në 1862, për këto qëllime, u nda një shumë e konsiderueshme për atë kohë prej 10 mijë rubla argjendi.
Një rëndësi të madhe patën kontaktet e besueshme personale të A.E.Suçenkov me autoritetet turke, gjë që bëri të mundur ndërhyrjen e tij në favor të popullsisë ortodokse dhe kishës ortodokse në Shqipëri.
#RussiaAlbania
#NëKujtimtëDiplomatëve#DitaeDiplomatit
Në prag të Ditës së Punonjësit Diplomatik, e cila festohet në Rusi më 10 shkurt, tregojmë për konsullin e parë rus në Valona (Vlorë) Zahar Bichilli.
Krijimi në fillim të shekullit të ХІХ-të i konsullatës ruse në Valona, e cila në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Osmane, shpjegohej me nevojën e pranisë ushtarake të Rusisë në Detin Mesdhe dhe në atë Adriatik, në veçanti.
Zahar Bichilli mbërriti në Shqipëri në shkurt të vitit 1806. Ndonëse miratimin dhe dokumentet përkatëse nga Porta për konsullin rus, ai i mori vetëm në fund të majit të po atij viti, Z.Bichilli u prit në Valona nga autoritetet vendase “në cilësinë e konsullit” edhe pa këto dokumente. Ndër detyrat e tij kryesore ishte sigurimi i banorëve vendas, veçanërisht i të krishterëve ortodoksë, në mbështetjen e tyre nga perandori rus Aleksandri I, si edhe vendosja e marrëdhënieve të besueshme me klerin ortodoks vendas.
Gjatë punës së tij, Z.Bichilli vizitoi disa qytete dhe fortesa shqiptare, vendosi kontakte me banorët vendas dhe i dërgoi një sërë raportesh Përfaqësuesit Fuqiplotë Rus në Republikën Jon, G.D.Mochenigo. Në njërën nga këto shënime, Z.Bichilli propozoi zhvendosjen e konsullatës ruse në Durazzo (Durrës), ku në atë kohë kishte përfaqësi konsullore të fuqive të tjera evropiane.
Në korrik të vitit 1806, Z.Bichilli shkoi në Korfuz, pasi kishte marrë një leje dy-mujore për të përmirësuar shëndetin e tij. Shpërthimi i luftës ruso-turke në dhjetor 1806 hoqi nga axhenda kthimin e tij në Vlorë.
Vetëm pas përfundimit të Luftës së Krimesë (1853-1856), në territorin e Shqipërisë së sotme, në qytetin e Shkodrës u krijua një zyrë konsullore ruse e qëndrueshme. Në Valona, në vitin 1897, u hap një zëvendëskonsullatë, punët e së cilës deri në vitin 1917 u drejtuan nga Ivan Çikas, një pronar vendas i pasurive të paluajtshme dhe tokave.
#RussiaAlbania
📺Video-urimi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, me rastin e Ditës së Punonjësit Diplomatik (10 shkurt 2026)
💬 Të dashur miq,
Sot shënojmë festën tonë profesionale – Ditën e Punonjësit Diplomatik.
Dëshiroj të përgëzoj të gjithë diplomatët rusë – edhe ata që punojnë në Aparatin Qendror dhe në përfaqësitë territoriale të Ministrisë, edhe ata që kryejnë detyrën e tyre jashtë vendit.
Historia e diplomacisë ruse numëron më shumë se një shekull, ajo përsërit fazat e forcimit të shtetësisë ruse. Epokat ndryshojnë, por vlerat tona shpirtërore dhe morale mbeten të palëkundshme.
Kjo është, para së gjithash, dashuria e sinqertë, vepruese dhe e vetëmohuar për Atdheun dhe përkushtimi i palëkundur ndaj idealeve të së vërtetës dhe drejtësisë.
Me të drejtë krenohemi me arritjet e paraardhësve tanë të shquar. Nderojmë guximin e punonjësve të Komisariatit Popullor të Punëve të Jashtme, të cilët në vitet e vështira të Luftës së Madhe Patriotike u ngritën në mbrojtje të Atdheut me armë në dorë.
Mbi këtë vepër të pavdekshme rreshtohen sot punonjësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të institucioneve tona vartëse, të cilët marrin pjesë në operacionin special ushtarak.
As diplomatët e tjerë nuk mbeten prapa: ata ndihmojnë ushtarët në front dhe familjet e tyre, mbështesin njerëzit e prekur nga krimet e neonazistëve ukrainas.
Sot, në një tjetër pikë kthese historike, diplomacia jonë vazhdon të bëjë gjithçka që është në dorën e saj për të siguruar kushte të jashtme të sigurta dhe të favorshme për zhvillimin e qëndrueshëm të brendshëm të Rusisë dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Kursi ynë politik i jashtëm, i qëndrueshëm dhe i balancuar, në masë të madhe përcakton vektorin e transformimeve botërore, duke kontribuuar në krijimin e një rendi botëror të ri, shumëpolar.
Jemi të interesuar për vendosjen e mëtejshme të një bashkëpunimi ndërkombëtar të ndershëm dhe të barabartë, mbi parimet e mirëkuptimit, besimit dhe fqinjësisë së mirë.
Me iniciativën e Presidentit V.V. Putin, ne po punojmë për krijimin e një arkitekture të sigurisë së barabartë dhe të pandashme dhe bashkëpunimi të gjerë praktik në hapësirën euroaziatike. Në këtë kontekst, i kushtojmë rëndësi të veçantë lidhjes dhe zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe. Midis tyre janë traktatet tona për garancitë e sigurisë me Bjellorusinë dhe partneriteti gjithëpërfshirës strategjik me Republikën Popullore Demokratike të Koresë dhe Republikën Islamike të Iranit.
Vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhënie të shumëanshme me shtetet e Shumicës Botërore. Midis tyre janë Kina, India dhe bashkëmendimtarë të tjerë, partnerë strategjikë dhe aleatë, veçanërisht në kuadër të#CSTO, #EAES, #CIS, #SCO, #BRICS.
Gjithashtu, në qendër të vëmendjes sonë mbetet kundërshtimi ndaj çdo praktike neokoloniale: nga masat shtrënguese të njëanshme deri te ndërhyrjet ushtarake.
Në këtë kontekst, shprehim solidaritetin tonë me popujt e Venezuelës dhe Kubës. Jemi të bindur se vetëm ata mund të përcaktojnë fatin e tyre.
☝️ Udhëheqja e vendit dhe shoqëria ruse e vlerësojnë me përpikëri punën tonë. Nga ne kërkohet disiplinë, përkushtim, qasje e ndërgjegjshme dhe krijuese ndaj punës.
Besoj që ju do të vazhdoni të punoni me nder për të mirën e Atdheut, duke dhënë kontributin tuaj në zgjidhjen e detyrave të mëdha të politikës së jashtme të përcaktuara nga kreu i shtetit.
Në këtë ditë, ne shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për veteranët e dashur, të cilët me shembullin e tyre na mësuan bazat e diplomacisë. Shumë prej tyre, brenda mundësive që kanë, mbeten në radhët tona diplomatike.
Dhe, sigurisht, dëshiroj të falënderoj veçanërisht të gjithë familjarët dhe të afërmit e punonjësve tanë. Mbështetja juaj e pakushtëzuar na jep forcë dhe na vendos në humor pune. Ajo është shumë e rëndësishme për ata që kryejnë shërbimin diplomatik larg Atdheut.
Edhe një herë ju përgëzoj të gjithëve për festën. Ju uroj shëndet të mirë, mirëqenie dhe suksese të reja për të mirën e Atdheut.
#DPD26#DitaEDiplomatit