TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
К списку каналов
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT CHAT

Russian Embassy in Albania

@rusembalb

Политика

Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱 Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱 Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы

Подписчики345Текущее число подписчиков
Постов1,000Проиндексировано постов
Охват67Просмотры последних постов
Последние посты

Последние посты

Тег: #bukaebllokadës · 1 постов

当前筛选 #bukaebllokadës清除筛选

Опубликован 27 янв.

#NeKujtojmë 🌟 Më 27 janar 1944, nga bllokada fashiste u çlirua plotësisht qyteti-hero, Leningradi. 8️⃣7️⃣2️⃣ ditë bllokadë barbare të Kryeqytetit tonë Verior nga nazistët — e paprecedentë për nga kohëzgjatja (nga 8 shtator 1941 deri më 27 janar 1944) dhe nga pasojat e rënda — morën fund. Gjatë këtyre viteve, sipas llogaritjeve të historianëve, humbën jetën mbi 1 milion njerëz. Nga këta, mbi 600 mijë banorë — fëmijë, gra, pleq, luftëtarë të plagosur dhe të sakatosur në front — vdiqën ngauria, të ftohtit, rraskapitja dhe sëmundjet. #NukLejojmëTëHarrohet: Leningradasit heroikë të të gjitha moshave — nga fëmijët e vegjël deri te burrat dhe gratë e moshuar, mbi supet e të cilëve nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre hodhën sprovat më çnjerëzore, pavarësisht kushteve të padurueshme, urisë dhe bombardimeve të pandërprera — me qëndrueshmëri i bënë ballë rrethimit, mbrojtën qytetin dhe dhanë kontribut të madh në Fitoren. Kriminelët nazistë që keqtrajtuan leningradasit nuk ia hodhën lehtë: gjatë periudhës së bllokadës, armiku humbi mbi 900 mijë njerëz (pa kthim), ndërsa grupimi i forcave të armikut që mbante rrethimin u shkatërrua. --- Tragjedia e bllokadës së Leningradit, shkalla e së keqes që ra mbi banorët e tij, nuk pati analogji në historinë moderne të njerëzimit. Nazistët që e mbanin rrethimin dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin marrë nga Hitleri urdhrin: të bllokonin rreptësisht Leningradin, të pushkatonin ata që kalonin vijën e frontit dhe të punonin për shkatërrimin total të banorëve. Unaza rreth Leningradit u mbyll në fillim të shtatorit 1941 — nazistët ndërprenë lidhjen e qytetit me tokën kryesore. Komunikimi me Leningradin mbahej vetëm nga ajri dhe përmes akullit të Liqenit Ladoga — rruga e hapur u quajt#RrugaEJetës. Në javët e para të rrethimit, gjermanët hitlerianë dhe finlandezët që e bllokuan Leningradin nga drejtimi verior, e nënshtruan qytetin ndaj bombardimeve të ashpra me artileri, si rezultat i të cilave u dogjëndepot me rezerva ushqimore. Meqenëse Leningradi furnizohej kryesisht nga rajone të tjera të vendit, aty menjëherë lindi mungesa e produkteve ushqimore, kryesisht — e bukës. Në qytet kishin shpëtuar vetëm 13 kombinate buke, të cilët me forcat e veta furnizonin gati 2.5 milion leningradas. Për shkak të deficitit akut,#BukaEBllokadës shpërndahej sipas normave strikte me kupone: nga nëntori 1941, punëtorët e fabrikave filluan të merrnin 250 gr, ndërsa nëpunësit, personat nën kujdes dhe fëmijët — vetëm 125 gram (!) bukë në ditë. Filloi uria — njerëzitvdisnin masivisht në punë, në apartamentet e tyre, binin nga rraskapitja në rrugë dhe nuk ngriheshin më. ❗️Pavarësisht kushteve çnjerëzore, qyteti vazhdoi të luftonte me trimëri. Jeta në Leningrad nuk ndalte për asnjë sekondë. --- Përpjekjet për të thyer bllokadën u ndërmorën nga Ushtria e Kuqe shumë herë. Pas betejave të shumta, më të ashprat prej të cilave zhvilloheshin në "Thembrën e Nevës" (bregun e majtë të Nevës), ushtritë tona arritën të thyenin unazën e rrethimit në janar 1943, gjatë operacionit "Shkëndija". Më 27 janar 1944, rrethimi i Leningradit u likujdua përfundimisht si rezultat i sulmit të shpejtë të ushtrive sovjetike. Nga pushtuesit nazistë u çliruan gjithashtu territoret e Rajonit të Leningradit dhe të Novgorodit. Grupimi i wehrmacht-it u tërhoq në Baltik, ku më vonë pësoi një disfatë të rëndë. 💬 M.V.Zaharova: Mbrojtja heroike e Leningradit u bë simbol i trimërisë së popullit sovjetik. Me çmimin e privimeve të pamasa, të heroizmit, vetësakrificës së luftëtarëve dhe banorëve të Leningradit, qyteti u mbrojt. Leningradasit vërtetuan: njeriu mund të mbetet njeri edhe në kushtet më të padurueshme. Ndoshta, kjo është Bëma e tyre më e madhe. Jo vetëm për qytetarët e vendit tonë, por për të gjithë botën. (Nga konferenca për shtyp e Përfaqësueses zyrtarie të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, M.V. Zaharova, 22 janar 2026)

67 views