TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
К списку каналов
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT CHAT

Russian Embassy in Albania

@rusembalb

Политика

Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱 Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱 Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы

Подписчики345Текущее число подписчиков
Постов1,000Проиндексировано постов
Охват659Просмотры последних постов
Последние посты

Последние посты

Тег: #krimeteregjimittëkievit · 23 постов

当前筛选 #krimeteregjimittëkievit清除筛选

Опубликован 4 мар.

⚡️ Nga Konferenca e shkurtër për shtyp e Zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova (4 mars 2026) Përmbledhje e shkurtër: #LindjaeMesme#Iran • Ne po ndjekim me shqetësim të madh përshkallëzimin e paprecedentë të tensioneve në Lindjen e Mesme, i cili është pasojë e sulmit të paprovokuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit. Rusia ka dënuar ashpër në mënyrën më të vendosur aventurën e radhës të rrezikshme nga tandemi amerikan-izraelit kundër Republikës Islamike. Qëndrimi ynë parimor është përcaktuar në deklaratat përkatëse të Ministrisë së Jashtme, fjalimet në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe sesionin e posaçëm të Bordit të Guvernatorëve të IAEA-s. #KrimetERegjimitTëKievit • Më 2 mars, Zelensky firmosi një ligj që lejon evakuimin e detyruar të të miturve nga zonat e luftës aktive dhe të veprimeve të mundshme ushtarake pa pëlqimin e prindërve. Dokumenti i miratuar ligjëron praktikën e rrënjosur në Ukrainë të evakuimit të detyruar të të miturve. Së fundmi, ka pasur gjithnjë e më shumë informacione nga burime të hapura se fëmijët ukrainas po bëhen viktima të trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit seksual, dhe se përfaqësues të regjimit të Kievit janë të përfshirë në këto krime, për të cilët "çështja e fëmijëve" është një armë propagande dhe një mjet për të fituar para. Ata janë thellësisht indiferentë ndaj fatit të këtyre fëmijëve. #KrizaUkrainase • Duke pasur frikë nga reduktimi i mbështetjes ushtarake dhe financiare perëndimore, për shkak të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, Zelensky po bën përpjekje për të qëndruar në qendër të vëmendjes. Sipas Bloomberg, më 2 mars, ai njoftoi gatishmërinë e Kievit për të ndihmuar vendet e Lindjes së Mesme në luftën kundër dronëve iranianë. Në realitet, Kiev-i, i cili vazhdon të lypë nga sponsorët e tij furnizime shtesë për mbrojtjen ajrore, nuk është në gjendje të ndihmojë askënd e asgjë. E gjithë kjo është një mashtrim dhe dëshira personale e Zelenskit për të fituar publicitet rreth konfliktit në Lindjen e Mesme. • Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ka ndërmend të promovojë përdorimin e përvojës luftarake të forcave të armatosura të Ukrainës për të kundërshtuar sistemet pa pilot në Gjirin Persik. Duket se autoritetet britanike janë të vendosura t'i përfshijnë vasalët e tyre ukrainas në aventurën e tyre më të fundit gjeopolitike. Të gjitha këto demonstrojnë qartë qëndrimin thjesht konsumator të Britanisë ndaj Ukrainës dhe popullsisë së saj. #OSCE • Takimi i Forumit të OSBE-së më 25 shkurt tregoi se francezët nuk janë të interesuar për rivendosjen e funksionimit normal të Forumit në përputhje me mandatin e tij. Ngjall keqardhje githashtu qëndrimi i distancuar i bashkëkryesuesit zviceran. Në rrethanat aktuale, ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për t'u kundërvënë shkeljeve të Rregullores së Procedurës së OSBE-së dhe minimit të funksionimit të Forumit.

60 views

Опубликован 3 февр.

✍️Përgjigjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë pyetjeve të mediave, të paraqitura për konferencën e shtypit të S.V.Lavrov mbi rezultatet e veprimtarisë së diplomatisë ruse në vitin 2025 Temat kryesore: #KrizaUkrainase #KrimetERegjimitTëKievit • [Pas sulmit në rezidencën shtetërore të Presidentit të Rusisë në rajonin e Novgorodit] shumë vende patën mundësinë për t'u bindur edhe një herë për thelbin terroristik të klikës së Zelensky-t <...> ❗️Terrorizmi në çdo formë është i papranueshëm dhe, sigurisht, nuk kontribuon në arritjen e një zgjidhjeje politiko-diplomatike të konfliktit. Me mënyrën e tij të pamendtë, Kievi vetëm sa ndërlikon jetën e tij, duke vështirësuar kërkimin e opsioneve të mundshme të kompromisit. • Vendosja në Ukrainë e njësive ushtarake, objekteve ushtarake, depove dhe çdo infrastrukture tjetër të vendeve perëndimore <...> do të konsiderohet si një ndërhyrje e huaj, që përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë. #BotaShumëpolare • Situata rreth autonomisë veriore daneze tregon në mënyrë mjaft të shprehur paaftësinë e atij "rendi botëror të bazuar në rregulla", kaq të dashur nga shumë në Perëndim. • Në mënyrë aktive po zhvillohet bashkëpunimi në formate me pjesëmarrje të kufizuar. Së bashku me #CIS, mekanizma të tillë si #EAEU, #BRICS, #SCO, #ASEAN, #LAS, #GCC, #AfricanUnion, #CELAC dhe të tjerë po ruajnë dinamikën.. <...> I vlerësojmë këto shfaqje si pjesë e një procesi historikisht të kushtëzuar të formimit të një rendi botëror shumëpolar, i cili do të çojë në formimin e mëtejshëm të disa qendrave globale dhe të një numri edhe më të madh të qendrave rajonale të forcës dhe zhvillimit. #SiguriaNdërkombëtare • Sistemi i sigurisë ndërkombëtare me të vërtetë po përjeton sot një periudhë transformimi të thellë. Kjo kushtëzohet nga dy arsye: proceset e formimit të një rendi botëror policentrik dhe përpjekjet për të zëvendësuar të drejtën ndërkombëtare me "të drejtën e të fortit". • Fokusimi te forca si një mjet kryesor i politikës së jashtme dhe prishja e kornizës ekzistuese institucionale dhe të së drejtës të marrëdhënieve ndërkombëtare sjell kaos dhe rritje të konfrontimit, <...> përforcim të rreziqeve të përplasjes mes fuqive të mëdha, përfshirë ato bërthamore. • Rusia është kundër një skenari të tillë. Ne jemi në gjendje të mbrohemi vetë — historia njeh shumë shembuj për këtë. <...> Vendi ynë ka luajtur gjithmonë një rol balancues, mbështetës të ekuilibrit në proceset botërore. #RusiaSHBA • Pas kthimit të D.Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidentët e Rusisë dhe të SHBA-së <...> ranë dakord për një ritëm të lartë pune. Si bazë u mor kuptimi i përbashkët për nevojën për t'u çliruar sa më shpejt të jetë e mundur nga "trashëgimia toksike" e J.Bajdenit. <...> Kolegët amerikanë e bënë të qartë: fuqitë e mëdha, në rast mospërputhjesh të interesave kombëtare <...>, nuk duhet të lejojnë që mospërputhjet të kthehen në konfrontim. • Presidenti D.Trumpështë një nga politikanët e rrallë perëndimorë, i cili jo vetëm që refuzoi menjëherë parashtrimin e parakushteve të pakuptimta dhe destruktive për fillimin e një dialogu përmbajtës me Moskën për krizën ukrainase, por edhe foli publikisht për shkaqet rrënjësore të saj. • Pikërisht për eliminimin e shkaqeve themeloretë konfliktit u bisedua në Ankorage më 15 gusht 2025. Shpresojmë se, me kusht ruajtjen e formulës origjinale të Ankorage, si dhe një qasjeje të kujdesshme ndaj interesave të palës ruse, herët a vonë do të jemi në gjendje t'i afrohemi ngushtë një zgjidhjeje negociuese të problemit ukrainas. #Irani • Dënojmë me vendosmëri ndërhyrjen nëntrupëruese të jashtme në proceset e brendshme politike në Iran. <...> Kërcënimet për të shkaktuar goditje të reja ushtarake në territorin e Republikës Islame janë kategorikisht të papranueshme. • Ata që planifikojnë të përdorin trazirat e inspiruara nga jashtë si pretekst për të përsëritur agresionin kundër Iranit <...duhet të kuptojnë pasojat shkatërruese të këtyre veprimeve për situatën në Lindjen e Afërt dhe të Mesme.

48 views

Опубликован 2 февр.

⚡️ Nga Konferenca e shkurtër për shtyp e Zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, M.V. Zakharova (30 janar 2026) #KrimeteRegjimittëKievit • Gjatë javës së kaluar, 99 persona u plagosën nga bombardimet dhe sulmet me dronë të Ukrainës. Nga këta, 15 u vranë dhe 84 u plagosën, përfshirë katër fëmijë. Për më tepër, gjatë dhe pas bisedimeve Rusi-SHBA-Ukrainë për zgjidhjen e krizës ukrainase në Abu Dhabi më 23-24 janar, forcat e armatosura të Ukrainës intensifikuan sulmet e tyre të qëllimshme ndaj civilëve, përfshirë ambulancat. • [Në Davos, Zelenskyy] filloi t'i qortojë aleatët e tij evropianë për pasivitet dhe pavendosmëri përballë një kërcënimi mitik rus, duke u bërë thirrje atyre të bashkohen për të intensifikuar presionin ndaj Rusisë. Siç e tha Zelenskyy, sanksionet duhet të rriten dhe armatimi deri në dhëmbë duhet të vazhdojë. <...> Për asnjë "përpjekje për paqe" nuk bëhet fjalë. #OKB • Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, bëri një tjetër deklaratë të çuditshme, duke pretenduar se parimi i vetëvendosjes gjoja "nuk zbatohet në situatën e Krimesë dhe Donbasit", ku mbizotëron "parimi i integritetit territorial të Ukrainës". Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Zyra e Çështjeve Ligjore e OKB-së arriti në këtë përfundim të pakushtëzuar pas një "studimi të vëmendshëm" të çështjes. • Duket se juristët e OKB-së nuk i kuptojnë plotësisht detyrat e tyre dhe qartësisht nuk e kanë lexuar me kujdes Kartën e OKB-së. <...> Ata po shkelin Nenin 100 të Kartës, i cili kërkon që stafi i Sekretariatit të OKB-së të mbështesë parimin e paanshmërisë, duke përfshirë detyrimin për t'u "përmbajtur nga çdo veprim që mund të reflektojë në pozicionin e tyre si zyrtarë ndërkombëtarë përgjegjës vetëm ndaj Organizatës". #Irani • Pretendimet [nga udhëheqësit perëndimorë] se masat e njëanshme ekonomike që ata po imponojnë synojnë vetëm të ashtuquajturat regjime autoritare dhe në asnjë mënyrë nuk ndikojnë në popullatat e këtyre vendeve janë gënjeshtra të hapura. • Këtë herë vërejmë thirrjen e drejtë dhe në kohë të Komisionerit të Lartë drejtuar bashkësisë ndërkombëtare që "të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të eliminuar ndikimin e sanksioneve mbi të drejtat e popullit iranian". #RusiaNdihmon#Bangladeshin • Më 19 janar, <...> u mbajt një ceremoni për dorëzimin palës bangladeshiane 30,000 ton pleh potasiumi të prodhuar në vend si ndihmë humanitare. • Ndihma humanitare mund të kishte mbërritur në Bangladesh më herët, nëse nuk do të ishte penguar nga autoritetet letoneze, të cilat e mbajtën atë në portin e Rigës për disa vite.

47 views

Опубликован 30 янв.

#KrimeteRegjimittëKievit 📄 Është publikuar Raporti Përfundimtar për krimet e regjimit të Kievit në vitin 2025, i përgatitur nga Ambasadori për Çështje të Veçanta të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, R.V. Miroshnik. Gjithsej, gjatë vitit 2025, formacionet e armatosura ukrainase përdorën të paktën 130,627 municione kundër objekteve civile ruse, që është më shumë se 42,000 "goditje" në krahasim me vitin 2024 (në vitin 2024, numri i goditjeve arriti të paktën 87,885). Treguesi mesatar ditor i bombardimeve në vitin 2025 kaloi 350 njësi. Kryesisht, rritja e numrit të sulmeve ukrainase kundër infrastrukturës civile të Federatës Ruse u vu re gjatë periudhave të intensifikimit të përpjekjeve për të vendosur një proces negociatash për zgjidhjen e konfliktit, përfshirë iniciativën e palës amerikane. ❗️ Veprime të tilla mund të konsiderohen si një qasje sistematike e Kievit, e synuar të pengojë zbatimin e iniciativave paqësore. ◼️ Gjatë 12 muajve, të paktën 6,483 civilë u lënduan nga veprimet kriminale të militantëve ukrainas, nga të cilët të paktën 5,418 persona u plagosën dhe u lënduan, dhe jo më pak se 1,065 civilë u vranë. Të paktën 293 të mitur u prekën, nga të cilët 22 fëmijë u vranë dhe 271 fëmijë tjerë u plagosën. I mituri më i vogël i prekur ishte vetëm 3 muajsh. Që nga shkurti 2022, për shkak të fajit të udhëheqjes politike ukrainase dhe militantëve të regjimit të Kievit që ekzekutuan urdhëra kriminale, të paktën 7,746 civilë janë vrarë. Numri i përgjithshëm i civilëve që u lënduan nga duart e militantëve ukrainas që nga fillimi i operacionit special ushtarak është të paktën 26,148 persona, nga të cilët jo më pak se 18,402 persona u plagosën. ◼️ "Gjuetia" për gazetarët rusë është bërë një nga elementët e rëndësishëm të strategjisë kriminale të regjimit të Kievit, e synuar për të parandaluar publikimin e informacionit të besueshëm për situatën reale në vijën e kontaktit të luftimit dhe për krimet e luftës së formacioneve të armatosura ukrainase. Në vitin 2025, pati një rritje të konsiderueshme të numrit të sulmeve kundër gazetarëve rusë. Gjatë periudhës raportuese, 7 përfaqësues të shtypit u vranë nga ndëshkuesit ukrainas, dhe 10 të tjerë u plagosën. ◼️ Regjimi i Kievit vazhdoi të pengojë qëllimisht shpëtimin e civilëve, të prekur nga sulmet e formacioneve të armatosura ukrainase. Gjatë 12 muajve të fundit, 5 shpëtimtarë u vranë, si rezultat i bombardimeve ukrainase, dhe 78 të tjerë u plagosën me shkallë të ndryshme plagësh. ◼️ Gjatë vitit të kaluar, u regjistruan të paktën 81 raste sulmesh kundër institucioneve mjekësore. Gjithashtu, militantët ukrainas nxorën jashtë funksionit të paktën 56 njësi të transportit mjekësor special. Viktima të sulmeve ukrainase ndaj makinave sanitare, institucioneve mjekësore dhe ekipeve mjekësore u bënë 50 punonjës të sistemit shëndetësor, nga të cilët 10 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën. ☢️ Gjatë periudhës së përshkruar, u regjistruan të paktën 29 përpjekje për të goditur objektet e energjisë bërthamore të Rusisë. Termocentrali Bërthamor i Zaporozhias u sulmua 23 herë, ndërsa Termocentralet Bërthamore të Novovoronezhit, Kurskut dhe Smolenskut u sulmuan 2 herë secili. Për shkak të bombardimeve të territorit të TBBZ nga Ukraina, rotacioni i vëzhguesve të IAEA u ndërpre dy herë. Për më tepër, për shkak të sulmeve të vazhdueshme të regjimit terrorist ukrainas kundër linjave të energjisë elektrike që furnizojnë Termocentralin Bërthamor të Zaporozhias, TBBZ operoi në regjimin automatik pa lidhje me rrjetin energjetik për një muaj e gjysmë. ⚖️ Organet ruse të hetimit po ndërmarrin masa në mënyrë të qëndrueshme dhe sistematike për t'i sjellë militantët ukrainas përpara përgjegjësisë penale. Deri më tani, prokurorët kanë dërguar 874 çështje penale në organet gjyqësore në lidhje me ushtarët dhe mercenarë ukrainas të akuzuar. Nga këto, në 810 çështje penale, gjykatat kanë lëshuar tashmë dënime fajësie kundër 1,078 individëve. 👉Versioni i plotë i raportit (pdf)

62 views

Опубликован 23 янв.

⚡️ Nga konferenca për shtyp e Përfaqësueses zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, M.V. Zaharova, për çështjet aktuale të politikës së jashtme (22 janar 2026) Për axhendën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, S.V. Lavrov Teza të shkurtra: #KrimetERegjimitTëKievit#Terrorizmi • Regjimi neonazist i Kievit vazhdon të sulmojë objekte civile, duke terrorizuar popullsinë paqësore të Rusisë. Gjatë javës së kaluar, nga bombardimet dhe goditjet me drone ukrainase u lënduan 78 banorë civilë. Prej tyre, 14 kanë humbur jetën, 72 janë plagosur, duke përfshirë tre fëmijë. ❗️ I njëjti nazizëm, i cili u mund 80 vjet më parë, sërish po rimëkëmbet në mënyrë të plotë. Tani ai po fshihet pas fjalëve për demokraci, liri, identitet kombëtar në Ukrainë — në fakt, e gjitha kjo është kamuflazh, rrjetë maskimi, pluhur. • Organet ruse të zbatimit të ligjit vazhdojnë të vendosin para përgjegjësisë penale kriminelët luftarakë ukrainas dhe mercenarët e huaj. <...> Me 13 vjet burgim, në mungesë, është dënuar mercenari britanik Reginald Francis Steele, i cili mori pjesë në veprime luftarake si pjesë e Forcave të Armatosura të Ukrainës (është shpallur në ndjekje ndërkombëtare). #Irani • Me kënaqësi vërejmë normalizimin e vazhdueshëm të situatës në Iran pas trazirave dhe akteve të mosbindjes, të nxitura nga jashtë. • Përpjekjet e autoriteteve për të siguruar rendin publik dhe marshet e mijëra qytetarëve iranianë në mbështetje të sistemit kushtetues, sovranitetit dhe pavarësisë së vendit prishën planet shkatërruese për destabilizim. • Këtë fakt u detyruan ta pranonin edhe forcat e huaja armike, të cilat u përpoqën të zbatonin në Republikën Islame skenarin e një "revolucioni me ngjyra". Gjaku i derdhur në rrugët e Iranit është mbi ndërgjegjen e tyre. • Edhe njëherë shprehim solidaritetin tonë me popullin iranian dhe u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të të vrarëve. #Moldavia#Rusofobia • Autoritetet e vendit, me pretekstin e një kërcënimi rus që nuk ekziston, vazhdojnë të promovojnë idenë e bashkimit me Rumaninë. • Një impuls të ri kësaj fushate i ka dhënë Presidentja Sandu, e cila ka shtetësi rumune. Më 12 janar të këtij viti, ajo deklaroi se do të votonte e para për këtë nismë, nëse do të shpallej një referendum përkatës. <...> Si me urdhër, thuajse të gjithë përfaqësuesit e udhëheqjes moldave, ekspertët e pro-qeveritarë dhe gazetarët gjithashtu janë shprehur pro "axhendës së bashkimit" me Rumaninë. Ndërkohë, askush nuk i ka pyetur vetë qytetarët moldavë. • Më shumë se 60% e moldavëve të anketuar (sipas anketimeve sociale) janë kundër bashkimit me Rumaninë. Kjo është një shenjë se edhe përmes propagandës totale që zhvillon Sandu me para perëndimore, nuk po arrin t'u heqë moldavëve vetëdijen e tyre kombëtare. #RusiaNdihmon#RusiaBolivia#NdihmëHumanitare • Më 13 janar në Bolivi u zhvillua ceremonia zyrtare e transferimit falas të 1416 tonëve të grurit rus, të blerë me kontributin e vendit tonë në fondin e Programit Botëror të Ushqimit #OKB. • Qeveria e Rusisë përfshiu Bolivinë në listën e vendeve përfituese të ndihmës ushqimore vendase gjatë shpërndarjes së kontributit vjetor shtesë të vendit tonë në Fondin e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së. • Rusia demonstroi edhe një herë se është një partner i besueshëm, i gatshëm të ofrojë ndihmë solide në situata krizash. La Paz shprehu mirënjohjen e tij për Qeverinë e vendit tonë për ndihmën humanitare. #AziaJuglindore#KriminalitetiNderkufitar • Kohët e fundit në vendet e Azisë Juglindore është rënduar problemi i të ashtuquajturave qendra mashtrimi, në punën e të cilave përfshihen me dhunë qytetarë nga shtete të ndryshme, duke përfshirë edhe Rusinë. Aktiviteti i organizatave të tilla kriminale është regjistruar, veçanërisht, në Myanmar, Kamboxhia, Tajlandë. • Ky aktivitet i paligjshëm, duke përfshirë manipullimet financiare dhe tregtinë me qenie njerëzore, mbetet një nga sfidat serioze si për vetë vendet, në territorin e të cilave ajo zhvillohet, ashtu edhe për fqinjët e tyre më të afërt. Nga kjo vuan i gjithë rajoni.

67 views

Опубликован 29 окт.

#KrimeteRegjimittëKievit ⚡️Gjatë javës së kaluar, 10 të mitur të moshës 8 deri në 17 vjeç u plagosën në sulmet e forcave të armatosura të Ukrainës, ndërsa një vajzë 13-vjeçare dhe e gjithë familja e saj u vranë në Yasynovata nga një sulm me raketa HIMARS MLRS. Tragjeditë më masive që përfshijnë lëndime dhe vdekje të civilëve ndodhën në rajonet Belgorod, Bryansk dhe Kherson, si dhe në DNR and LNR. 84 civilë u plagosën nga sulmet naziste me dronë, duke përbërë afërsisht 74% të numrit të përgjithshëm të viktimave. Incidentet me sulme me dron, përveç zonave të vijës së frontit, u regjistruan edhe në 12 rajone të tjera ruse, dukshëm larg zonës së luftimeve. Gjatë javës 20-26 tetor 2025, një total prej 113 civilësh u lënduan nga goditjet dhe sulme të tjera të militantëve ukrainas: 94 persona u plagosën, përfshirë 10 të mitur, dhe 19 persona u vranë, përfshirë një fëmijë. Në total, gjatë shtatë ditëve të fundit njësitë e armatosura ukrainase goditën të paktën me 3254 municione në objektiva civile në territorin rus. 📌 Në hartë: incidentet e goditjeve të objekteve civile nga forcat e armatosura të Ukrainës nga 20 deri në 26 tetor 2025. _________ #ПреступленияКиевскогоРежима ⚡️ В течение минувшей недели 10 несовершеннолетних детей в возрасте от 8 до 17 лет получили ранения от атак ВСУ, а 13-летняя девочка погибла в Ясиноватой вместе со всей семьей от удара РСЗО HIMARS. Наиболее массовые трагедии с ранениями и гибелью мирных жителей произошли в Белгородской, Брянской, Херсонской областях, ДНР и ЛНР. 84 мирных жителя пострадали от дронных атак нацистов, что составило порядка 74 % от общего числа пострадавших. Инциденты, связанные с ударами БпЛА, кроме прифронтовых территорий были зафиксированы еще в 12 регионах России, значительно удаленных от зоны ведения боевых действий. За неделю с 20 по 26 октября 2025 года всего от обстрелов и деяний украинских боевиков пострадали 113 мирных жителей: ранены 94 человека, в том числе 10 несовершеннолетних, погибли 19 человек, в том числе 1 ребенок. Всего по гражданским целям на российской территории за прошедшие семь дней украинские вооруженные формирования выпустили не менее 3 254 боеприпасов. 📌На карте: случаи обстрелов гражданских объектов ВСУ за период с 20 по 26 октября 2025 года.

47 views

Опубликован 20 окт.

#KrimeteRegjimittëKievit 📑U publikua raporti tremujor mbi krimet e regjimit të Kievit për periudhën korrik-shtator 2025, i përgatitur nga Ambasadori për Detyra të Posaçme i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, R.V.Miroshnik. Shkeljet e normave dhe e parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe kryerja e krimeve të luftës nga pala ukrainase 👉 duhet të konsiderohen si një strategji e vetëdijshme e regjimit të Zelensky-t. Ndërsa humbiste betejat ushtarake, regjimi ukrainas iu drejtua formave dhe metodave të ndaluara të luftës, duke injoruar normat ndërkombëtare. Armët e furnizuara nga Perëndimi për flotën ushtarake të Ukrainës u përdorën për të vrarë gra dhe fëmijë, për të shkatërruar spitale, shkolla, ndërtesa banimi, banesa sociale dhe objekte administrative. Numri mesatar i sulmeve dhe bombardimeve (goditje me dronë) të objekteve civile nga flota ushtarake e Ukrainës gjatë tre muajve të fundit është pothuajse dyfishuar, krahasuar me periudhën e pranverës. Sipas të dhënave të verifikuara nga 1 korriku deri më 30 shtator 2025, janë lënduar të paktën 1749 civilë të Federatës Ruse. Plagë dhe lëndime të shkallëve të ndryshme kanë marrë 1532 persona, përfshirë 88 të mitur. 217 civilë u vranë, përfshirë gjashtë të mitur. 👉Versioni i plotë i raportit ______ #ПреступленияКиевскогоРежима 📑Опубликован квартальный доклад по преступлениям киевского режима в июле-сентябре 2025 года, подготовленный Послом по особым поручениям МИД России Р.В.Мирошником. Нарушение норм и принципов международного гуманитарного права и совершение военных преступлений украинской стороной 👉 следует считать осознанной стратегией режима Зеленского. Проигрывая военные сражения, украинский режим прибегал к запрещённым формам и методам ведения войны, игнорируя международные нормы. Вооружения, поставляемые Западом ВФУ, использовались для убийства женщин и детей, разрушения больниц, школ и жилых домов, социальных и административных сооружений. Среднее число обстрелов и бомбардировок («сбросы» с БПЛА) гражданских объектов со стороны ВФУ за минувшие три месяца, по сравнению с весенним периодом, практически удвоилось. В соответствии с верифицированными данными за период с 01 июля по 30 сентября 2025 года пострадали как минимум 1 749 мирных жителей Российской Федерации. Ранения и увечья различной степени тяжести за этот период получили 1 532 человека, в т.ч. 88 несовершеннолетних. Погибли 217 мирных жителей, в т.ч. 6 несовершеннолетних. 👉Полная версия доклада (сайт МИД России)

49 views

Опубликован 15 окт.

📰Intervistë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë Sergey Lavrov për gazetën "Kommersant"(Moskë, 15 tetor 2025) Teza kryesore: #RusiSHBA • Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ekipi i tij janë në thelb të vetmit përfaqësues të kampit perëndimor (dhe, sinqerisht, jo vetëm të kampit perëndimor) që i prekin publikisht shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe jo vetëm ndërmjet përdorimit të thjeshtë të termit "shkaqe rrënjësore" - shumë e bëjnë këtë. Ata - dhe personalisht Donald Trump - po përpiqen të "gërmojnë" në thelbin e këtyre shkaqeve rrënjësore. Tërheqja e Ukrainës në NATO është një prej tyre. #PandashmëriaESigurisë • Perëndimorët nuk po flasin për pandashmërinë e sigurisë, për të cilën flasim ne, duke besuar se kur ata nënshkruan parimin e pandashmërisë së sigurisë 26 vjet më parë dhe e riafirmuan atë 15 vjet më parë, ata ishin njerëz të mirë. Ndërsa tani ata po thonë hapur se kur Rusia këmbëngul në zbatimin e parimit të sigurisë së pandashme rreth Ukrainës, kjo do të thotë që Rusia nuk dëshiron t'i dëgjojë ata që mbështesin përfundimin e kësaj lufte. Me fjalë të tjera, ata nuk kanë nevojë për pandashmëri. #KrizaUkrainase#Fëmijë • Gjatë takimit të dytë ruso-ukrainas në Stamboll, delegacioni ynë këmbënguli që ukrainasit të ndalonin së bëri pretendime të pabazuara për "dhjetëra mijëra" fëmijë që dyshohet se janë rrëmbyer ose shitur në skllavëri dhe thjesht të na dorëzonin këto lista. Në fund të fundit, pas kujtesave të shumta, ata na dhanë një listë me 339 emra. Ajo është studiuar pothuajse tërësisht. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj liste përbëhet nga fëmijë që nuk kanë qenë kurrë në Rusi dhe jetojnë në Evropë, ku, meqë ra fjala, po zhvillohet trafikimi i fëmijëve ukrainas. Ky fakt heshtet, por është një fenomen mjaft i përhapur, përfshirë edhe për qëllimin e shitjes së organeve njerëzore. #KrimeteRegjimittëKievit • Për tre vjet, ne kemi kërkuar - çfarë mund të jetë më e thjeshtë - emrat e atyre që janë shfaqur në reportazhin e BBC nga Bucha. Më në fund, morëm një përgjigje verbale nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në një konferencë për shtyp që ata vetë nuk kanë informacion. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut e ka, por nuk do ta ndajë sepse ata kanë "kriteret" e tyre dhe nuk duhet të zbulojnë informacione që mund të dëmtojnë viktimat dhe familjet e tyre. #RusiKinë • Ne kemi një kuadër të fortë ligjor me Kinën që përcakton qartë marrëdhëniet tona, të cilat synojnë për të mbështetur njëri-tjetrin, për të ndihmuar njëri-tjetrin në forcimin e ekonomive tona, aftësive mbrojtëse dhe pozicioneve në skenën ndërkombëtare. #RregullatTonaKartaeOKB • Ne gjithmonë mbrojmë parimet e Kartës së OKB-së, duke i konsideruar ato si norma absolutisht moderne të së drejtës ndërkombëtare, të kodifikuara në dokumentin më të rëndësishëm ligjor ndërkombëtar të bashkësisë botërore, që pasqyrojnë drejtësinë në organizimin e jetës ndërkombëtare. Merrni, për shembull, parimet e barazisë sovrane të shteteve, mosndërhyrjes në punët e brendshme, të të drejtave të barabarta dhe vetëvendosjes së popujve. Teksti i plotë i intervistës

68 views

Опубликован 14 окт.

#KrimetERegjimitTëKievit Gjatë javës nga 6 deri më 12 tetor 2025, 104 civilë u lënduan nga granatimet e nazistëve ukrainas: 83 njerëz u plagosën, duke përfshirë 6 të mitur, 21 njerëz u vranë. Në total, forcat e armatosura të Ukrainës qëlluan të paktën 3422 municione kundër objektivave civile. Ndër dhjetëra krime të kryera nga forcat e armatosura të Ukrainës: 🔺 Tre civilë u vranë dhe 12 u plagosën si rezultat i granatimeve nga HIMARS MLRS në fshatin Maslova Pristan në rajonin Belgorod. 🔺 Katër civilë u vranë si rezultat i një sulmi me dron në një makinë civile pranë Gornostayevka, rajoni Kherson. 🔺 Tre civilë u vranë gjatë bombardimeve të artilerisë në fshatin Zhelezny Port në rajonin Kherson. 🔺 Dy punëtorë të ekipit të inxhinierisë së energjisë u vranë ndërsa rivendosnin furnizimin e Belgorodit me energji elektrike pas sulmit raketor. 🔺 Dy civilë u vranë gjatë bombardimeve nga forcat e armatosura të Ukrainës të vendbanimeve Golaya Pristan dhe Zburyevka në rajonin Kherson. 🔺 Një grua 69-vjeçare vdiq gjatë bombardimeve të artilerisë nga forcat e armatosura të Ukrainës në Pollogi, rajoni Zaporizhia. 🔺 Ilya Belyaev, një vullnetar 21-vjeçar dhe aktivist i të rinjve "Lëvizja e të Parëve", vdiq pasi u sulmua nga një dron në Svatovo (LNR). 🔺 Gjashtë civilë, përfshirë një djalë 15-vjeçar, u plagosën si pasojë e një sulmi me dron të një autobusi në Gorlovka (DPR). 🔺 Një vajzë 8-vjeçare u plagos si rezultat i një sulmi me dron në një shtëpi private në Novaya Tavolzhanka, rajoni Belgorod. 🔺 Pesë civilë, përfshirë një kirurg në një spital të qytetit, u plagosën si pasojë e një sulmi me dron në Gorlovka (DPR). 🔺 Një grua 87-vjeçare u plagos si rezultat i një sulmi me dron në rrethin Kirovsky të Donetsk-ut (DPR). 📌 Në hartë: rastet e granatimeve të objekteve civile nga forcat e armatosura të Ukrainës për periudhën nga 6 deri më 12 tetor 2025. ________ #ПреступленияКиевскогоРежима ⚡️ За неделю с 6 по 12 октября 2025 года от обстрелов украинских нацистов пострадали 104 мирных жителя: ранены 83человека, в том числе 6 несовершеннолетних, погиб 21 человек. Всего же по гражданским целям ВСУ выпустили не менее 3422 боеприпасов. Среди десятков преступлений ВCУ: 🔺 Три мирных жителя погибли, 12 получили ранения при обстреле из РСЗО HIMARS поселка Маслова Пристань в Белгородской области. 🔺 Четыре мирных жителя погибли в результате удара дрона по гражданскому автомобилю близ Горностаевки Херсонской области. 🔺 Три мирных жителя погибли при артиллерийском обстреле села Железный Порт Херсонской области. 🔺 Два работника бригады энергетиков погибли, восстанавливая энергоснабжение Белгорода после ракетного обстрела. 🔺 Два мирных жителя погибли при обстрелах со стороны ВФУ населенных пунктов Голая Пристань и Збурьевка Херсонской области. 🔺 69-летняя женщина погибла при артиллерийском обстреле со стороны ВСУ города Пологи Запорожской области. 🔺 21-летний волонтер, активист молодежного «Движения Первых» Илья Беляев погиб, подвергшись атаке дрона, в Сватово (ЛНР). 🔺 Шестеро мирных жителей, в том числе 15-летний мальчик, пострадали при атаке беспилотника на рейсовый автобус в Горловке (ДНР). 🔺 8-летняя девочка пострадала в результате удара дрона по частному дому в Новой Таволжанке Белгородской области. 🔺Пять мирных жителей, в том числе хирург городской больницы, пострадали в результате атаки дронов в Горловке (ДНР). 🔺87-летняя женщина получила ранения вследствие налета ударных беспилотников на Кировский район Донецка (ДНР). 📌 На карте: случаи обстрелов гражданских объектов ВСУ за период с 6 по 12 октября 2025 года.

58 views

Опубликован 2 окт.

#KrimeteRegjimittëKievit Regjimi neonazist i Kievit vazhdon sulmet terroriste kundër popullsisë paqësore dhe objekteve civile në Rusi. ◾️ Gjatë javës së kaluar, 156 persona u lënduan nga bombardimet dhe sulmet me dronë. ◾️17 persona u vranë, përfshirë tre fëmijë, ndërsa 139 u plagosën. 🎙 Nga konferenca për shtyp e Përfaqësueses zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, M.V.Zakharova(2 tetor 2025) ______ #ПреступленияКиевскогоРежима Киевский неонацистский режим продолжает теракты против мирного населения и гражданских объектов России. ◾️ За минувшую неделю от обстрелов и ударов БПЛА пострадали 156 человек. ◾️17 погибли, в т.ч. трое детей, 139 ранены. 🎙 Из брифинга официального представителя МИД России М.В.Захаровой(2 октября 2025 года)

55 views

Опубликован 27 авг.

#KrimetERegjimitTëKievit ❗️ Tribunali publik ndërkombëtar për krimet e neonazistëve ukrainas, i cili përfshin përfaqësues të shoqërisë civile nga më shumë se 30 vende të botës, i kryesuar nga M.S.Grigoriev, vazhdon të regjistrojë krimet e luftës të regjimit të Kievit. Dëshmi të viktimave të krimeve të forcave të armatosura të Ukrainës në rajonin e Kurskut: 💬Nadezhda Glinnikova, banore e fshatit Nikolayevo-Daryino (rajoni i Kurskut): “Burri im shkoi në shtëpi për të marrë ujë. E qëlluan në shpinë. Ishte në oborr, në shtëpinë e tij në Rrugën Ulyanovka. Burri është 68 vjeç dhe ishte me rroba civile. <...> Ata [ukrainasit] e panë që ai ishte civil. Por kjo gjë nuk u interesonte” 💬Dmitry Dmitryukov, banor i qytetit Sudzha (rajoni i Kurskut): “Më ndaluan forcat e armatosura të Ukrainës. Kishte polakë atje. U ndala, por nuk dola nga makina. Me mua ishte edhe një pasagjer tjetër. Ata na kërkuan të dilnim. Mbylla derën me forcë dhe shkela gazin. Ata qëlluan në të gjithë anën e shoferit, thyen gomat, bagazhin, thyen xhamat. Më plagosën në krah. <...> Ata torturuan, dhunuan, vranë, qëlluan popullsinë rusishtfolëse. Gjoja “me urdhër”. <...> Ata plaçkitën gjithçka. Shikoni në çdo shtëpi – nuk lanë gjë pa marrë”. 💬Vasily Ilyin, banor i qytetit Sudzha (rajoni i Kurskut): “Shkova në dyqan. Një ushtar ukrainas hyri dhe filloi të qëllonte me breshëri në tavan. Ai ishte nën efektin e drogës. Pastaj i bëri vetes një injeksion me një shiringë në krah, pikërisht para nesh. Ai erdhi tek unë, i tregova pasaportën dhe lejen e kalimit. Ai hodhi pasaportën time dhe më detyroi të shkoja me të. Ai qëlloi mbi kokën time me një mitraloz, më frikësoi”. ______ #ПреступленияКиевскогоРежима ❗️ Международный общественный трибунал по преступлениям украинских неонацистов, в который входят представители гражданского общества более чем из 30 стран мира, под председательством М.С.Григорьева продолжает фиксировать военные преступления киевского режима. Показания пострадавших от преступлений ВСУ в Курской области: 💬Жительница с. Николаево-Дарьино (Курская область) Надежда Глинникова: «Муж пошёл домой за водой. Его застрелили в спину. Это было во дворе, в своём доме на улице Ульяновка. Мужу 68 лет, он был в гражданской одежде. <...> Они [украинцы] видели, что он мирный. Но им было всё равно». 💬Житель г. Суджа (Курская область) Дмитрий Дмитрюков: «Меня остановили ВСУ. Там были поляки. Я остановился, но не вышел из машины. Со мной был ещё один пассажир. Они потребовали выйти, я дверь захлопнул, и по газам. Они всю водительскую сторону расстреляли, колёса пробили, багажник, разбили стекла. Меня ранили в руку. <...> Издевались, насиловали людей, убивали, расстреливали русскоязычное население. Якобы «по приказу». <...> Мародёрили все. В любой дом зайдите — подчистую обчищали». 💬Житель г. Суджа (Курская область) Василий Ильин: «Ездил в магазин. Один украинский солдат зашёл, начал стрелять очередями в потолок. Он был под наркотиками. Потом он прямо при нас колол себе шприц в руку. Подошёл ко мне, я показал паспорт и пропуск. Он выбросил мой паспорт и заставил идти с ним. Стрелял над головой из автомата, пугал».

42 views

Опубликован 8 авг.

#KrimetERegjimitTëKievit 📑 Tribunali Publik Ndërkombëtar për Krimet e Neonazistëve Ukrainas ka botuar një libër "Krimet e Luftës të Regjimit të Kievit në Rajonin Kursk dhe Republikën Popullore të Donetskut (2025)". Botimi përmban dëshmi të banorëve të rajonit Kursk dhe Donbasit rreth krimeve të njësive të armatosura ukrainase, të regjistruara nga Tribunali Publik Ndërkombëtar për Krimet e Neonazistëve Ukrainas, i kryesuar nga M.S.Grigoriev. Janë dokumentuar pushkatimet e banorëve paqësorë, sulmet ndaj spitaleve dhe kishave, torturat e të burgosurve të luftës dhe plaçkitjet masive. Terrori kundër popullsisë rusishtfolëse është sistematik dhe shkel rëndë normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare. 💬 Nga fjalimi i Ministrit të Jashtëm të Rusisë S.V.Lavrov drejtuar lexuesve: “Regjimi neonazist i Zelensky-t po bën gjithçka që mundet për të fshehur faktet e akteve të shumta kriminale që po kryen kundër popullsisë civile. Faktet e mbledhura duhet të formojnë bazën për hetime dhe dënime gjyqësore si kundër autorëve të drejtpërdrejtë ashtu edhe kundër ideologëve të krimeve të klikës së Kievit kundër njerëzimit.” LEXONI _____ #ПреступленияКиевскогоРежима 📑 Международный общественный трибунал по преступлениям украинских неонацистов опубликовал книгу «Военные преступления киевского режима в Курской области и в Донецкой Народной Республике (2025)». В издании собраны свидетельства жителей Курской области и Донбасса о преступлениях украинских вооружённых формирований, зафиксированные Международным общественным трибуналом по преступлениям украинских неонацистов под председательством М.С.Григорьева. Задокументированы расстрелы мирных граждан, удары по больницам и храмам, пытки военнопленных, массовое мародёрство. Террор против русскоязычного населения носит системный характер и грубо нарушает нормы международного гуманитарного права. 💬 Из обращения к читателям Министра иностранных дел России С.В.Лаврова: «Неонацистский режим Зеленского всеми силами стремится скрыть факты о совершаемых им многочисленных преступных акциях против гражданского населения. Собранные факты должны лечь в основу расследований и обвинительных приговоров судов в отношении как непосредственных исполнителей, так и идеологов преступлений киевской клики против человечности». ЧИТАТЬ

56 views
12
НазадСтр. 1 из 2Вперёд