TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
К списку каналов
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT CHAT

Russian Embassy in Albania

@rusembalb

Политика

Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱 Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱 Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы

Подписчики345Текущее число подписчиков
Постов1,000Проиндексировано постов
Охват493Просмотры последних постов
Последние посты

Последние посты

Тег: #csto · 7 постов

当前筛选 #csto清除筛选

Опубликован 2 апр.

🇷🇺🇧🇾 2 prilli shënon Ditën e Bashkimit të Popujve të Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë Më 2 prill 1996 — saktësisht 30 vjet më parë — u nënshkrua Traktati për Formimin e Bashkësisë së Rusisë dhe Bjellorusisë, duke shënuar hapin e parë drejt krijimit të Shtetit Bashkimor të Rusisë dhe Bjellorusisë. Vetëm një vit më vonë, Traktati për Bashkësinë e Rusisë dhe Bjellorusisë hyri në fuqi, dhe më 8 dhjetor 1999, u lidh Traktati për Krijimin e Shtetit Bashkimor. Sot, brenda kuadrit të Shtetit Bashkimor, zbatohen programe në fushat e industrisë, energjisë, teknologjisë së informacionit e kështu me radhë. 💬 Presidenti i Rusisë, V.V. Putin në një mbledhje të Këshillit të Lartë Shtetëror të Shtetit Bashkimor (26 shkurt 2026): Rusia dhe Bjellorusia bashkëpunojnë ngushtë, si aleatë, në fushat e politikës së jashtme dhe mbrojtjes. Qasjet tona ndaj çështjeve të ngutshme në agjendën ndërkombëtare janë gjithmonë të ngjashme ose përkojnë. Ne përpiqemi vazhdimisht të marrim pjesë në mënyrë konstruktive në zgjidhjen e problemeve globale dhe rajonale, duke punuar krah për krah brenda #CSTO, #CIS, #SCO dhe platformave të tjera shumëpalëshe, përfshirë OKB-në. Së bashku, ne përballojmë presionin e sanksioneve dhe mbështesim krijimin e një bote me të vërtetë të drejtë, multipolare. Duke nisur rrugën e integrimit në vitin 1996, Rusia dhe Bjellorusia kanë arritur rezultate mbresëlënëse në të gjitha fushat: nga krijimi i hapësirave të përbashkëta në sferat socio-ekonomike, të mbrojtjes, humanitare, të migracionit dhe të informacionit, deri te barazimi i të drejtave dhe mundësive të qytetarëve të vendeve tona. ☝️ Dita e Bashkimit të Popujve të Rusisë dhe Bjellorusisë riafirmon solidaritetin e dy kombeve tona vëllazërore dhe aspiratën tonë për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë, i cili bazohet në tradita shekullore të miqësisë dhe lidhje të ngushta kulturore e shpirtërore. Gëzuar festën, që simbolizon lidhjet e pathyeshme të miqësisë vëllazërore midis vendeve dhe popujve tanë!

70 views

Опубликован 12 февр.

📺Video-urimi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, me rastin e Ditës së Punonjësit Diplomatik (10 shkurt 2026) 💬 Të dashur miq, Sot shënojmë festën tonë profesionale – Ditën e Punonjësit Diplomatik. Dëshiroj të përgëzoj të gjithë diplomatët rusë – edhe ata që punojnë në Aparatin Qendror dhe në përfaqësitë territoriale të Ministrisë, edhe ata që kryejnë detyrën e tyre jashtë vendit. Historia e diplomacisë ruse numëron më shumë se një shekull, ajo përsërit fazat e forcimit të shtetësisë ruse. Epokat ndryshojnë, por vlerat tona shpirtërore dhe morale mbeten të palëkundshme. Kjo është, para së gjithash, dashuria e sinqertë, vepruese dhe e vetëmohuar për Atdheun dhe përkushtimi i palëkundur ndaj idealeve të së vërtetës dhe drejtësisë. Me të drejtë krenohemi me arritjet e paraardhësve tanë të shquar. Nderojmë guximin e punonjësve të Komisariatit Popullor të Punëve të Jashtme, të cilët në vitet e vështira të Luftës së Madhe Patriotike u ngritën në mbrojtje të Atdheut me armë në dorë. Mbi këtë vepër të pavdekshme rreshtohen sot punonjësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të institucioneve tona vartëse, të cilët marrin pjesë në operacionin special ushtarak. As diplomatët e tjerë nuk mbeten prapa: ata ndihmojnë ushtarët në front dhe familjet e tyre, mbështesin njerëzit e prekur nga krimet e neonazistëve ukrainas. Sot, në një tjetër pikë kthese historike, diplomacia jonë vazhdon të bëjë gjithçka që është në dorën e saj për të siguruar kushte të jashtme të sigurta dhe të favorshme për zhvillimin e qëndrueshëm të brendshëm të Rusisë dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Kursi ynë politik i jashtëm, i qëndrueshëm dhe i balancuar, në masë të madhe përcakton vektorin e transformimeve botërore, duke kontribuuar në krijimin e një rendi botëror të ri, shumëpolar. Jemi të interesuar për vendosjen e mëtejshme të një bashkëpunimi ndërkombëtar të ndershëm dhe të barabartë, mbi parimet e mirëkuptimit, besimit dhe fqinjësisë së mirë. Me iniciativën e Presidentit V.V. Putin, ne po punojmë për krijimin e një arkitekture të sigurisë së barabartë dhe të pandashme dhe bashkëpunimi të gjerë praktik në hapësirën euroaziatike. Në këtë kontekst, i kushtojmë rëndësi të veçantë lidhjes dhe zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe. Midis tyre janë traktatet tona për garancitë e sigurisë me Bjellorusinë dhe partneriteti gjithëpërfshirës strategjik me Republikën Popullore Demokratike të Koresë dhe Republikën Islamike të Iranit. Vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhënie të shumëanshme me shtetet e Shumicës Botërore. Midis tyre janë Kina, India dhe bashkëmendimtarë të tjerë, partnerë strategjikë dhe aleatë, veçanërisht në kuadër të#CSTO, #EAES, #CIS, #SCO, #BRICS. Gjithashtu, në qendër të vëmendjes sonë mbetet kundërshtimi ndaj çdo praktike neokoloniale: nga masat shtrënguese të njëanshme deri te ndërhyrjet ushtarake. Në këtë kontekst, shprehim solidaritetin tonë me popujt e Venezuelës dhe Kubës. Jemi të bindur se vetëm ata mund të përcaktojnë fatin e tyre. ☝️ Udhëheqja e vendit dhe shoqëria ruse e vlerësojnë me përpikëri punën tonë. Nga ne kërkohet disiplinë, përkushtim, qasje e ndërgjegjshme dhe krijuese ndaj punës. Besoj që ju do të vazhdoni të punoni me nder për të mirën e Atdheut, duke dhënë kontributin tuaj në zgjidhjen e detyrave të mëdha të politikës së jashtme të përcaktuara nga kreu i shtetit. Në këtë ditë, ne shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për veteranët e dashur, të cilët me shembullin e tyre na mësuan bazat e diplomacisë. Shumë prej tyre, brenda mundësive që kanë, mbeten në radhët tona diplomatike. Dhe, sigurisht, dëshiroj të falënderoj veçanërisht të gjithë familjarët dhe të afërmit e punonjësve tanë. Mbështetja juaj e pakushtëzuar na jep forcë dhe na vendos në humor pune. Ajo është shumë e rëndësishme për ata që kryejnë shërbimin diplomatik larg Atdheut. Edhe një herë ju përgëzoj të gjithëve për festën. Ju uroj shëndet të mirë, mirëqenie dhe suksese të reja për të mirën e Atdheut. #DPD26#DitaEDiplomatit

52 views

Опубликован 7 окт.

🛡 Më 7 tetor, në shtetet anëtare të Organizatës së Traktatit të sigurisë kolektive (#CSTO) shenohet 23 vjetori i nënshkrimit të Kartës së CSTO, e miratuar në bazë të vendimit të Këshillit të sigurimit kolektiv të Organizatës më dt. 14 maj 2002. Me miratimin e Kartës, u përcaktuan qëllimet kryesore të CSTO: forcimi i paqes, sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale, mbrojtja e pavarësisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të shteteve anëtare. Dokumenti thekson përparësinë e mjeteve politike mbi ato ushtarake dhe natyrën vullnetare të pjesëmarrjes në veprimtarinë e Organizatës. CSTO aktualisht përfshin: 🇦🇲 Republikën e Armenisë 🇧🇾 Republikën e Bjellorusisë 🇰🇿 Republikën e Kazakistanit 🇰🇬 Republikën e Kirgistanit 🇷🇺 Federatën Ruse 🇹🇯 Republikën e Taxhikistanit. Efektiviteti i Organizatës në ruajtjen e paqes, stabilitetit rajonal dhe mbrojtjen e sigurisë së shteteve anëtare u konfirmua nga veprimet e koordinuara të forcave paqeruajtëse të CSTO-së për të ndihmuar Kazakistanin (me kërkesë të Astana-s) në stabilizimin e situatës së brendshme politike në janar 2022, kur republika u përball me një kërcënim për sovranitetin e saj, përfshirë për shkak të ndërhyrjes nga jashtë. 🇷🇺 Zhvillimi i mëtejshëm i potencialit të CSTO-së dhe thellimi i bashkëpunimit aleat brenda Bashkimit midis gjashtë vendeve vëllazërore - Rusisë, Armenisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit - është prioritet i politikës së jashtme të Federatës Ruse. ___ 🛡 7 октября в государствах-членах Организации Договора о коллективной безопасности отмечается 23-я годовщина подписания Устава #ОДКБ, принятого на основании решения Совета коллективной безопасности Организации от 14 мая 2002 года. С принятием Устава были обозначены основные цели ОДКБ: укрепление мира, международной и региональной безопасности, защита независимости, территориальной целостности и суверенитета государств-членов. В документе акцентирован приоритет политических средств перед военными и добровольный характер участия в деятельности Организации. В состав ОДКБ сегодня входят: 🇦🇲 Республика Армения 🇧🇾 Республика Беларусь 🇰🇿 Республика Казахстан 🇰🇬 Киргизская Республика 🇷🇺 Российская Федерация 🇹🇯 Республика Таджикистан. Подтверждением эффективности Организации в поддержании мира, региональной стабильности и обеспечении безопасности стран-участниц стали слаженные действия миротворческих сил ОДКБ по оказанию содействия Казахстану (по просьбе Астаны) в стабилизации внутриполитической обстановки в стране в январе 2022 года, когда республика столкнулась с угрозой суверенитету, в т.ч. из-за вмешательства извне. 🇷🇺 Дальнейшее развитие потенциала ОДКБ и углубление в рамках Объединения союзнического взаимодействия шести братских стран — России, Армении, Белоруссии, Казахстана, Киргизии и Таджикистана — является приоритетом внешней политики Российской Федерации.

56 views

Опубликован 1 авг.

📰 Artikull i Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse S.V.Lavrov "Gjysmë shekulli i Aktit të Helsinkit: Pritjet, Realiteti, Perspektivat" (1 gusht 2025) Pika kryesore: • Moska propozoi krijimin e një sistemi kolektiv sigurie në Evropë që në vitin 1954. Ish-aleatët tanë në koalicionin anti-hitlerian e hodhën poshtë këtë iniciativë. <...> Akti Final i Helsinkit (HFA), i miratuar më 1 gusht 1975, ishte rezultat i shumë viteve pune të palodhur. • Të gjitha marrëveshjet kryesore të OSBE-së në fushën e kontrollit të armëve dhe masave të ndërtimit të besimit u shkatërruan nga vendet perëndimore. Rusia është përpjekur vazhdimisht t'i drejtohet ndërgjegjes së elitave perëndimore, duke ofruar për të zhvilluar garanci të besueshme sigurie bazuar në angazhimin themelor të rënë dakord brenda OSBE-së. • Sot, Evropa është zhytur praktikisht plotësisht në një tërbim rusofobik, ndërsa militarizimi i saj po bëhet, në fakt, i pakontrollueshëm. Ka shumë fakte. <...> Sugjerohen paralele të drejtpërdrejta historike: Gjermania moderne, dhe në fakt e gjithë Evropa nën udhëheqësit aktualë, po degjenerojnë në diçka si "Rajhu i Katërt". Situata është më shumë se alarmante, dhe OSBE-ja vështirë se mund të ndihmojë. • Në vitet e fundit, Perëndimi, pasi më në fund dhe hapur i ka përçmuar parimet e OSBE-së, është nisur në rrugën e shtypjes së konkurrentëve me anë të metodave të shtrëngimit ekonomik, duke përfshirë futjen e masave të paligjshme të njëanshme kundër Rusisë, Bjellorusisë dhe çdo vendi tjetër që përpiqet të mbrojë interesat e tij legjitime kombëtare. Një pikë përfundimtare është vënë në bashkëpunimin praktik midis Lindjes dhe Perëndimit përmes OSBE-së. • Vëllimi i problemeve të akumuluara të OSBE-së është i madh. Nën barrën e tyre, ajo është shtyrë në periferi të proceseve ndërkombëtare. Nuk ka vend as për bashkëpunim dhe as për siguri në platformën e Vjenës. • Sot, idetë e barazisë sovrane të shteteve dhe dialogut të tyre me respekt të ndërsjellë, të vrarë në OSBE, po mishërohen në projekte të bashkëpunimit shumëpalësh në #CSTO, #CIS, #SCO dhe shoqata të tjera rajonale në hapësirën euroaziatike. ❗️ OSBE-ja nuk ka të ardhme nëse vendet e NATO-s dhe BE-së më në fund e thyejnë rregullin e konsensusit dhe vazhdojnë ta përdorin platformën e Vjenës si pronë të tyre për një fushatë të gjerë propagandistike për të demonizuar Rusinë dhe vendet e tjera "të pasjellshme" dhe për të mbrojtur protezhetë e tyre në Kiev. Lexoni të plotë

55 views

Опубликован 22 мая

#Njoftim 🗓 Më 27-29 maj 2025 në Moskë do të mbahet Takimi i 13-të Ndërkombëtar i Përfaqësuesve të Lartë për Çështjet e Sigurisë, i kryesuar nga Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, Sergei Shoigu. Ftesat për pjesëmarrje në forum u janë dërguar më shumë se 150 shteteve të Jugut dhe Lindjes Globale, vendeve të #CIS, #CSTO, #EAEU, #SCO, si dhe krerëve të më shumë se 20 organizatave ndërkombëtare. Axhenda e forumit të 13-të përfshin çështje të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë. ℹ️ Këshilli i Sigurisë i Federatës Ruse ka organizuar takimin vjetor ndërkombëtar të përfaqësuesve të lartë të ngarkuar me çështjet e sigurisë që nga viti 2010. Forumi është një platformë e rëndësishme ndërkombëtare për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë globale dhe mekanizmat për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve partnere në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit, krimit transnacional, trafikimit të drogës, si dhe sfidave dhe kërcënimeve të reja. 👉 Akreditimi i medias ___ #Анонс 🗓 27-29 мая 2025 года в Москве под председательством Секретаря Совета Безопасности Российской Федерации Сергея Шойгу состоится 13-я международная встреча высоких представителей, курирующих вопросы безопасности. Приглашения для участия в форуме направлены в более чем 150 государств Глобального Юга и Востока, страны #СНГ, #ОДКБ, #ЕАЭС, #ШОС, а также в адрес руководства более 20 международных организаций. В повестке дня 13-го форума — вопросы международного сотрудничества в сфере безопасности. ℹ️ Совет Безопасности Российской Федерации организует проведение ежегодной международной встречи высоких представителей, курирующих вопросы безопасности, с 2010 года. Форум является важной международной платформой для обмена мнениями по всем вопросам, связанным с безопасностью в мире и механизмами укрепления взаимодействия между странами-партнёрами в борьбе с международным терроризмом, экстремизмом, транснациональной преступностью, незаконным оборотом наркотиков, а также новыми вызовами и угрозами. 👉Аккредитация СМИ

94 views

Опубликован 22 мая

⚡️Nga përgjigjet e Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, S.V.Lavrov për median (Jerevan, 21 maj 2025) Pika kryesore: • Ne ndajmë vlerësimin themelor se sistemi evropian i sigurisë, që ka ekzistuar deri më tani, ka dëshmuar joefektivitetin e tij, dhe e ka bërë këtë për një kohë të gjatë dhe në mënyrë të përsëritur. Kreshta kryesore e strukturave aktuale të sigurisë ishin strukturat euroatlantike. Nëse marrim një strukturë gjithëpërfshirëse, atëherë kjo është #OSBE, dhe nëse marrim një strukturë që vendosi, pavarësisht krijimit të Organizatës, të bëjë gjithçka për të ruajtur pozicionin e saj dominues, pa transferuar funksionet e përcaktimit dhe zbatimit të parimeve përkatëse te OSBE-së, por duke i “mbajtur ato për vete”, atëherë kjo është Aleanca e Atlantikut të Veriut. • Në këtë drejtim, lind pyetja: cili sistemi sigurie do të jetë më i drejtë? Ne besojmë se sistemi i sigurisë më i drejtë do të jetë ai që nuk imponohet nga lart nga asnjë strukturë, por vjen “nga jeta”. Për shembull, në kontinentin euroaziatik ekzistojnë një numër bashkimesh integrimi: #EAEU dhe #CIS, #CSTO, #ASEAN dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Shteteve Arabe të Gjirit Persik. Ekzistojnë gjithashtu bashkime subrajonale në Azinë Jugore. Shumë nga këto struktura kanë lidhur tashmë memorandume bashkëpunimi. Dhe kështu, natyrshëm, nga poshtë po formohet një lloj Partneriteti i Madh Euroaziatik, siç e përshkroi Presidenti i Rusisë, V.V.Putin. 👉Lexo të plotë _____ ⚡️Из ответов на вопросы СМИ Министра иностранных дел Российской Федерации С.В.Лаврова (Ереван, 21 мая 2025 года) Основные тезисы: • Разделяем принципиальную оценку того, что система европейской безопасности, которая до сих пор существовала, доказала свою неэффективность, причём делала это давно и неоднократно. Основным хребтом действующих структур в сфере безопасности являлись евроатлантические конструкции. Если брать инклюзивную структуру, то это #ОБСЕ, а если брать структуру, которая решила, несмотря на создание Организации, делать все для того, чтобы сохранить свои доминирующие позиции, не передавая функции определения и выполнения соответствующих принципов в ОБСЕ, а «держа их у себя», – то это Североатлантический альянс. • В этой связи встает вопрос о том, какая система безопасности будет более справедливой? Считаем, что более справедливой будет система безопасности, не навязанная сверху какой-то одной структурой, а идущая «от жизни». Например, существует целый ряд интеграционных объединений на евразийском континенте: и #ЕАЭС и #СНГ, и #ОДКБ, и #АСЕАН, и Совет сотрудничества арабских государств Персидского залива. Есть в Южной Азии и субрегиональные объединения. Между многими из этих структур уже заключены меморандумы о сотрудничестве. И тем самым, естественным путем, снизу формируется своего рода Большое Евразийское партнерство (#БЕП), как его охарактеризовал Президент России В.В.Путин. 👉Читайте полностью

84 views

Опубликован 20 февр.

🎙 Fjalimi dhe përgjigjet e pyetjeve të Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse S.V.Lavrov gjatë “orës së qeverisë” në Dumën e Shtetit (Moskë, 19 shkurt 2025) 💬 S.V.Lavrov: Detyra kryesore e shërbimit tonë diplomatik ishte dhe mbetet, siç parashikohet në të gjitha versionet e Konceptit të Politikës së Jashtme (përfshirë atë më të fundit të datës 31 mars 2023), të promovojë krijimin e kushteve të jashtme të favorshme, të sigurta për të garantuar zhvillimin progresiv të vendit tonë, sovranitetin e tij ekonomik dhe teknologjik dhe rritjen e mirëqenies dhe cilësisë së jetës së qytetarëve rusë. <...> 🌐 Lëvizja kryesore në fazën aktuale mbetet lëvizja drejt një rendi botëror shumëpolar. Ky është një proces historik në shkallë, i shoqëruar me tendenca objektive të shfaqjes në hartën botërore të qendrave të reja të pushtetit nga vendet e Shumicës Botërore. <...> 🤝 Ndër prioritetet tona rajonale është forcimi i “brezit të fqinjësisë së mirë” përmes integrimit të qëndrueshëm me fqinjët tanë dhe ruajtjen e stabilitetit në Euroazinë e Madhe. Ne po e zgjidhim këtë problem si në baza dypalëshe me shtetet përkatëse, ashtu edhe në kuadër të strukturave të tilla si #CSTO, #CIS, #EAEU, #SCO dhe struktura të tjera shumëpalëshe. Më 14 korrik 2023, Presidenti V.V.Putin, gjatë fjalimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, paraqiti një iniciativë strategjike të krijimit të një arkitekture sigurie euroaziatike për të zëvendësuar modelin e falimentuar euro-atlantik. Arkitektura euroaziatike do të jetë e hapur për të gjitha shtetet e bashkimit të të gjithë kontinentit tonë, përfshirë edhe pjesën evropiane të tij. Ne besojmë se të gjithë duhet të kenë mundësinë të kontribuojnë në mirëqenien e një kontinenti të përbashkët dhe të vetëm. Më i madhi, më i populluari dhe, ndoshta, më premtuesi për sa i përket zhvillimit ekonomik. Ky vit shënohet me 80 vjetorin e Fitores së Madhe dhe 80 vjetorin e krijimit të OKB-së. Si më parë, ne do t'i kushtojmë vëmendje të vazhdueshme bashkimit të përpjekjeve ndërkombëtare për të luftuar çdo manifestim të neo-nazizmit, rusofobisë dhe formave të tjera të intolerancës racore dhe fetare. <...> ❗️ Nënvizoj se linja e politikës së jashtme e miratuar nga Presidenti i Federatës Ruse V.V.Putin ka një natyrë afatgjatë, strategjike. Ajo nuk i nënshtrohet konjiunkturës së brendshme politike dhe nuk varet nga tekat e keqbërësve tanë. Lexoni të plotë

82 views