TGTGInsighttelegram intelligenceLIVE / telegram public index
← () => "翠楼屋"

TGINSIGHT SIMILAR POSTS

查找相似内容

Source channel @lambdaexpression · Post #310 · 2月13日

by iPhone13 Pro #摄影

Hashtags

Results

找到 4 条相似帖子

搜索 #rusishba

当前筛选 #rusishba清除筛选
Russian Embassy in Albania

@rusembalb · Post #7634 · 2026/01/23 17:57

🎙️ Koment i Ndihmësit të Presidentit të Rusisë, Yuri Ushakov, mbi takimin e Vladimir Putin me të Dërguarin special të Presidentit të SHBA, Steven Whitkoff (23 janar 2026) Lexoni komentin e plotë 💬 Y.V. Ushakov: U zhvillua një takim i Presidentit të Rusisë, V.V. Putin, me Përfaqësuesin special të Presidentit të SHBA, S. Whitkoff, si dhe me D. Kushner dhe D. Grünbaum. Pjesëmarrësi i fundit është këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, specialist për dosjen ekonomike. Ai iu bashkua për herë të parë ekipit amerikan. 🤝Negociatat zgjatën rreth katër orë dhe patën një përmbatje të jashtëzakonshme, ishin konstruktive dhe, do të thosha, tepër të sinqerta dhe miqësore. Biseduesit, siç dihet, erdhën nga Davosi, ku pikërisht para fluturimit për në Moskë, morën pjesë në një sërë aktivitetesh së bashku me Presidentin e tyre, D. Trump, përfshirë ato që kishin lidhje me zgjidhjen ukrainase. Ata ndanë përshtypjet dhe vlerësimet e tyre të freskëta nga takimi i Presidentit të SHBA në Davos me Zelensky-t, në të cilin Whitkoff dhe Kushner ishin të pranishëm personalisht. <…>. Pika kryesore që u konstatua përsëri gjatë negociatave të Presidentit tonë me delegacionin amerikan: ☝️Pa zgjidhjen e çështjes territoriale sipas formulës së rënë dakord në Anchorage, nuk vlen të shpresosh për arritjen e një rregullimi afatgjatë. Ne, siç theksoi Vladimir Putin, jemi të interesuar sinqerisht për zgjidhjen e krizës ukrainase me metoda politiko-diplomatike. Por derisa kjo të ndodhë, Rusia do të vazhdojë të arrijë në mënyrë të vazhdueshme objektivat e vendosura në operacionin e special ushtarak pikërisht në fushën e betejës, ku Forcat e Armatosura Ruse zotërojnë iniciativën strategjike. Në takimin në Kremlin u diskutua gjithashtu iniciativa e Donald Trump për krijimin e "Bordit të Paqes", një sërë çështjesh rajonale dhe situata rreth Groenlandës. Gjatë shkëmbimit të mendimeve për "Bordin e Paqes", u theksua gatishmëria jonë për të dërguar në buxhetin e kësaj strukture 1 miliard dollarë👉 nga asetet tona ruse të ngrira që prej administratës së mëparshme të SHBA-së. Fondet e mbetura nga rezervat tona të ngrira në SHBA mund të dërgohen për rimëkëmbjen e territoreve, të dëmtuara gjatë veprimeve luftarake, pas nënshkrimit të traktatit të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Veçanërisht do të doja të theksoja se çështjet e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ruso-amerikane u diskutuan në një plan konceptual, duke u nisur nga fakti se vendet tona kanë një potencial të madh për bashkëpunim në fusha më të ndryshme. Përfaqësuesit amerikanë tashmë po ndërtojnë plane të caktuara që mund të realizoheshin pas rregullimit të konfliktit ukrainas. <…> Në tërësi, takimi që sapo përfundoi në Kremlin ishte në të gjitha kuptimet i dobishëm si për palën tonë, ashtu edhe për atë amerikane. Në takim u ra dakord që palët ruse dhe amerikane të mbajnë në të ardhmen kontakte të ngushta me njëra-tjetrën si për temën ukrainase, ashtu edhe për tema të tjera. #RusiSHBA

Hashtags

Russian Embassy in Albania

@rusembalb · Post #7475 · 2025/10/23 12:11

⚡️ Nga Konferenca për shtyp e Përfaqësueses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, M.V.Zakharova mbi çështjet aktuale të politikës së jashtme (23 tetor 2025) #RusiSHBA#KrizaUkrainase • U kushtuam vëmendje disa deklaratave të Presidentit të SHBA-së, të bëra dje gjatë bisedës së tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, duke përfshirë ato më të bujshmet, ndër të tjera edhe anulimin e Samitit Rusi-SHBA të propozuar fillimisht nga pala amerikane. • Ministria e Jashtme e Rusisë, nga ana e saj, është e hapur për kontakte të vazhdueshme me Departamentin Amerikan të Shtetit në përmbushje të mirëkuptimeve të arritura gjatë bisedës telefonike midis Presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së më 16 tetor. • Dëshirojmë të konfirmojmë se Federata Ruse, kur diskuton një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit ukrainas, niset nga fakti që nuk ekzistojnë alternativa të tjera veç arritjes së qëllimeve të operacionit special ushtarak, duke përfshirë: — sigurimin e statusit neutral, jobërthamor dhe jashtë blloqeve ushtarakë të Ukrainës, — demilitarizimin dhe denazifikimin e saj, — zhvillimin e garancive të besueshme të të drejtave dhe lirive të popullsisë rusishtfolëse, — [sigurimin] e veprimtarisë së papenguar të Kishës Ortodokse Ukrainase (#UOC). ❗️Kjo është pika fillestare në dialogun tonë me Shtetet e Bashkuara, si dhe me vendet e tjera të interesuara që kërkojnë të japin një kontribut konstruktiv në zgjidhjen e [krizës ukrainase]. • Nevojitet një konfigurim i zgjidhjeve negociuese që do të eliminojë shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe do të sigurojë një paqe të qëndrueshme në kontekstin e ndërtimit të një sistemi euroaziatik dhe global të sigurisë së pandashme. ___ ⚡️ Из брифинга официального представителя МИД России М.В.Захаровой по текущим вопросам внешней политики (23 октября 2025 года) #РоссияСША#УкраинскийКризис • Обратили внимание на некоторые высказывания Президента США, которые прозвучали накануне в ходе его беседы с Генсеком НАТО, включая наиболее резонансные из них, в т.ч. об отмене изначально предложенного американской стороной Саммита Россия-США. • МИД России со своей стороны открыт к продолжению контактов по линии Госдепартамента США во исполнение тех пониманий, которые были достигнуты в ходе состоявшейся 16 октября телефонной беседы Президентов России и США. • Хотели бы подтвердить, что Российская Федерация, говоря о политико-дипломатическом урегулировании украинского конфликта, неизменно исходит из безальтернативности достижения целей специальной военной операции, включая: — обеспечение нейтрального, внеблокового, безъядерного статуса Украины, — её демилитаризацию и денацификацию, — выработку надёжных гарантий прав и свобод русскоязычного населения, — [обеспечение] беспрепятственной деятельности Украинской православной церкви (#УПЦ). ❗️Это отправная точка в нашем диалоге с США, а также другими заинтересованными странами, которые стремятся внести конструктивный вклад в дело урегулирования [украинского кризиса]. • Нам нужна такая конфигурация переговорных развязок, которая устранит первопричины конфликта, обеспечит надёжный мир в контексте выстраивания евразийской и глобальной системы неделимой безопасности.

Russian Embassy in Albania

@rusembalb · Post #7461 · 2025/10/15 16:02

📰Intervistë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë Sergey Lavrov për gazetën "Kommersant"(Moskë, 15 tetor 2025) Teza kryesore: #RusiSHBA • Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ekipi i tij janë në thelb të vetmit përfaqësues të kampit perëndimor (dhe, sinqerisht, jo vetëm të kampit perëndimor) që i prekin publikisht shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe jo vetëm ndërmjet përdorimit të thjeshtë të termit "shkaqe rrënjësore" - shumë e bëjnë këtë. Ata - dhe personalisht Donald Trump - po përpiqen të "gërmojnë" në thelbin e këtyre shkaqeve rrënjësore. Tërheqja e Ukrainës në NATO është një prej tyre. #PandashmëriaESigurisë • Perëndimorët nuk po flasin për pandashmërinë e sigurisë, për të cilën flasim ne, duke besuar se kur ata nënshkruan parimin e pandashmërisë së sigurisë 26 vjet më parë dhe e riafirmuan atë 15 vjet më parë, ata ishin njerëz të mirë. Ndërsa tani ata po thonë hapur se kur Rusia këmbëngul në zbatimin e parimit të sigurisë së pandashme rreth Ukrainës, kjo do të thotë që Rusia nuk dëshiron t'i dëgjojë ata që mbështesin përfundimin e kësaj lufte. Me fjalë të tjera, ata nuk kanë nevojë për pandashmëri. #KrizaUkrainase#Fëmijë • Gjatë takimit të dytë ruso-ukrainas në Stamboll, delegacioni ynë këmbënguli që ukrainasit të ndalonin së bëri pretendime të pabazuara për "dhjetëra mijëra" fëmijë që dyshohet se janë rrëmbyer ose shitur në skllavëri dhe thjesht të na dorëzonin këto lista. Në fund të fundit, pas kujtesave të shumta, ata na dhanë një listë me 339 emra. Ajo është studiuar pothuajse tërësisht. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj liste përbëhet nga fëmijë që nuk kanë qenë kurrë në Rusi dhe jetojnë në Evropë, ku, meqë ra fjala, po zhvillohet trafikimi i fëmijëve ukrainas. Ky fakt heshtet, por është një fenomen mjaft i përhapur, përfshirë edhe për qëllimin e shitjes së organeve njerëzore. #KrimeteRegjimittëKievit • Për tre vjet, ne kemi kërkuar - çfarë mund të jetë më e thjeshtë - emrat e atyre që janë shfaqur në reportazhin e BBC nga Bucha. Më në fund, morëm një përgjigje verbale nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në një konferencë për shtyp që ata vetë nuk kanë informacion. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut e ka, por nuk do ta ndajë sepse ata kanë "kriteret" e tyre dhe nuk duhet të zbulojnë informacione që mund të dëmtojnë viktimat dhe familjet e tyre. #RusiKinë • Ne kemi një kuadër të fortë ligjor me Kinën që përcakton qartë marrëdhëniet tona, të cilat synojnë për të mbështetur njëri-tjetrin, për të ndihmuar njëri-tjetrin në forcimin e ekonomive tona, aftësive mbrojtëse dhe pozicioneve në skenën ndërkombëtare. #RregullatTonaKartaeOKB • Ne gjithmonë mbrojmë parimet e Kartës së OKB-së, duke i konsideruar ato si norma absolutisht moderne të së drejtës ndërkombëtare, të kodifikuara në dokumentin më të rëndësishëm ligjor ndërkombëtar të bashkësisë botërore, që pasqyrojnë drejtësinë në organizimin e jetës ndërkombëtare. Merrni, për shembull, parimet e barazisë sovrane të shteteve, mosndërhyrjes në punët e brendshme, të të drejtave të barabarta dhe vetëvendosjes së popujve. Teksti i plotë i intervistës

Russian Embassy in Albania

@rusembalb · Post #7414 · 2025/09/29 10:22

#UNGA80 🎙 Fjalimi dhe përgjigje për pyetjet e medias të Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov në një konferencë për shtyp pas përfundimit të javës së nivelit të lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (Nju Jork, 27 shtator 2025) 💬Sergey Lavrov: Bota po përjeton një transformim të thellë. Brenda këtij transformimi, po përplasen dy procese kryesore. Njëri është procesi objektiv, i kushtëzuar historikisht i formimit të një bote shumëpolare, i bazuar fort në parimin e barazisë sovrane të shteteve, i sanksionuar në Kartën e OKB-së. I dyti është një grup vendesh, janë ata që duan të ruajnë një botë njëpolare, të ruajnë atë që ne jemi mësuar ta quajmë “miliardi i artë”, të ruajnë tashmë jo metodat koloniale, por neokoloniale, thelbi i të cilave është i njëjtë: të jetosh në kurriz të të tjerëve. Nga përgjigjet e pyetjeve: #Provokime#Ukrainë#Perëndim#Poloni • Ne kërkuam që të publikohen emrat e atyre, trupat e të cilëve [në Bucha] u shfaqën në BBC. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ngriti supet dhe tha se nuk mund të merret me këtë çështje. Pastaj tha se i kishte kërkuar emrat, por kërkesa e tij ishte refuzuar. Ne gjithashtu kontaktuam Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Ne morëm një përgjigje vetëm këtë verë. Në të ka gjëra të habitshme. Na informuan(edhe pse gojarisht) se juristët e Sekretariatit vendosën që zbulimi i informacionit në lidhje me viktimat në Bucha është i pakëshillueshëm për shkak të sigurisë së të afërmve të tyre. ❗️Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar vazhdimisht se ne nuk do të tolerojmë asnjë shkelje të territorit ose hapësirës sonë ajrore nga ata në Evropë që po përgatiten hapur një luftë kundër nesh. • Kur dronët u rrëzuan në territorin polak, ne po atë ditë, sapo polakët filluan të ngrenë alarmin, propozuam që të zhvillohej një takim në linjën e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Ne kurrë nuk sulmojmë objektiva civile. Incidente ndodhin, por ne kurrë nuk i shënjestrojmë ato. Ne kurrë nuk i drejtojmë dronët ose raketat tona drejt shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, të vendosura në Evropë. Nëse polakët do të kishin dashur vërtet ta kuptonin si qëndron puna, ne do të kishim propozuar një takim menjëherë. #RusiSHBA • Ne e vlerësojmë faktin që administrata Trump që në fillim ofroi rifillimin e dialogut tonë. Ne e kemi rifilluar atë. Nuk shohim asnjë devijim të SHBA-së nga kursi për dialog të hapur dhe të ndershëm me Rusinë, Kinën ose një numër vendesh të tjera, me të cilat SHBA-ja ka mosmarrëveshje dhe kontradikta, ose vizione të ndryshme se si të vazhdojë marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike. #Gjermania#Rinazifikim • [Në Gjermani] jo vetëm që është duke u zhvilluar një proces militarizimi, por ka shenja të qarta të rinazifikimit. Siç deklaroi me krenari kancelari gjerman Friedrich Merz, qëllimi i tij është ta bëjë Gjermaninë “sërish” një “makineri ushtarake kryesore e Evropës”. Kur dikush në një vend që kreu krimet e nazizmit, fashizmit, Holokaustit dhe gjenocidit pohon që Gjermania “sërish” duhet të bëhet një fuqi e madhe ushtarake, ai po përjeton atrofi të kujtesës historike. Kjo është e rrezikshme. Lexoni të plotë