TGINSIGHT CHAT
Russian Embassy in Albania
@rusembalb
ПолитикаKanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱 Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱 Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы
Последние посты
Тег: #iran · 2 постов
🎙Fjalim i S.V. Lavrov në tryezën e rrumbullakët të ambasadorëve mbi "Krizën ukrainase. Kërcënimet dixhitale dhe siguria ndërkombëtare e informacionit" (Moskë, 5 mars 2026) 💬 S.V. Lavrov: Zonja dhe zotërinj, Shkëlqesi, Kjo nuk është hera e parë që takohemi për të diskutuar këtë çështje, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për ne në politikën ndërkombëtare. Presidenti i Rusisë, V.V. Putin dhe përfaqësues të tjerë të udhëheqjes ruse e kanë deklaruar këtë në mënyrë të përsëritur. Kjo është një temë parësore, sepse qëllimi i luftës kundër Rusisë, e cila u përgatit dhe në fund u nis nga Perëndimi përmes regjimit ukrainas, është të dobësojë dhe, siç thonë vetë ata, t'i shkaktojë vendit tonë një disfatë strategjike. Ka çdo arsye të besohet se pas kësaj qëndron dëshira për të "shkatërruar" vendin tonë, siç e ka vënë sërish e sërish Presidenti rus Vladimir Putin. Por ka shumë ngjarje të tjera që po zhvillohen në botë, përfshirë atë që po ndodh tani në Lindjen e Mesme, si rezultat i agresionit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit. Në këtë drejtim, nuk mund të mos e përmend këtë krizë, e cila është e mbushur me pasoja të mëdha negative për të gjithë botën, stabilitetin global, ekonominë – për gjithçka që dikur quhej globalizim në emër të mirëqenies për të gjithë njerëzimin. Qytetarët paqësorë po vuajnë si në Iran, ashtu edhe si rezultat i veprimeve hakmarrëse të Iranit në shtetet arabe fqinje. Ne shprehim ngushëllimet tona për çdo viktimë në mesin e popullatës civile. Ne shohim dëmet që po i bëhen infrastrukturës civile të të gjitha vendeve në Gjirin Persik. #KrizaUkrainase Jemi në bisedime me kolegët tanë amerikanë, të cilët po ndihmojnë në dialogun me Ukrainën. Kohët e fundit janë zhvilluar disa raunde trepalëshe në Abu Dhabi (u jemi sinqerisht mirënjohës miqve tanë emiratas) dhe në Gjenevë. ❗️ Aktualisht nuk shohim asnjë arsye për të dyshuar se këto negociata janë gjithashtu një "masë mashtruese", pasi jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me kolegët tanë amerikanë. <...> Ne e shohim qartë se në shtatë muajt që nga Anchorage, ukrainasit dhe evropianët kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë çdo përpjekje për të rishikuar dhe rishkruar përfundimin e konceptuar në Anchorage. Ne shohim se si negociatorët në Shtetet e Bashkuara po ndjejnë këtë presion dhe tundimin për t'i kaluar të gjithë përgjegjësinë për hapat e ardhshëm, siç thonë ata, Rusisë, në mënyrë që të përmbushin disa data të rëndësishme në kalendarin politik të këtij viti. Kjo është gjithashtu një fakt. Por ndërgjegjja jonë është e pastër. Ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj marrëveshjeve të Alaskës. Kolegët tanë amerikanë e dinë shumë mirë për çfarë bëhet fjalë, pasi këto ishin propozimet e tyre. Shpresoj që askush të mos i devijojë kolegët tanë amerikanë nga kjo rrugë e vërtetë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të presidentes së Komisionit Evropian, Von der Leyen, sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Rutte, dhe "protezheve" të tjerë të regjimit të Kievit. #LindjaeMesme#Iran ▪️ Ne shprehim ngushëllimet tona për çdo viktimë civile <...> Nuk kam asnjë dyshim se një nga qëllimet ishte përçarja midis vendeve të rajonit – vendeve të Gjirit Persik, Iranit dhe fqinjëve të tij arabë, midis të cilëve kishte pasur një proces pozitiv normalizimi në vitet e fundit, deri kohët e fundit. Për shumë vite, kemi promovuar një axhendë unifikuese. 👉 Për më shumë se 20 vjet, kemi organizuar aktivitete me synim mobilizimin e mbështetjes për iniciativën për zhvillimin e një koncepti sigurie në rajonin e Gjirit Persik që do të përfshinte të gjitha vendet bregdetare dhe fqinjët e tyre kryesorë dhe, siç kishim parashikuar më parë, do të përfshinte gjithashtu pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke siguruar transparencë, masa për ndërtimin e besimit dhe hapa konkretë për të përdorur këtë rajon të pasur për prosperitetin e popujve të vendeve të përfshira. Fatkeqësisht, ky koncept mbetet i parealizuar. Perëndimi ka bërë gjithçka për të penguar promovimin e një axhende pozitive në rajonin e Gjirit Persik.
⚡️ Nga Konferenca e shkurtër për shtyp e Zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova (4 mars 2026) Përmbledhje e shkurtër: #LindjaeMesme#Iran • Ne po ndjekim me shqetësim të madh përshkallëzimin e paprecedentë të tensioneve në Lindjen e Mesme, i cili është pasojë e sulmit të paprovokuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit. Rusia ka dënuar ashpër në mënyrën më të vendosur aventurën e radhës të rrezikshme nga tandemi amerikan-izraelit kundër Republikës Islamike. Qëndrimi ynë parimor është përcaktuar në deklaratat përkatëse të Ministrisë së Jashtme, fjalimet në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe sesionin e posaçëm të Bordit të Guvernatorëve të IAEA-s. #KrimetERegjimitTëKievit • Më 2 mars, Zelensky firmosi një ligj që lejon evakuimin e detyruar të të miturve nga zonat e luftës aktive dhe të veprimeve të mundshme ushtarake pa pëlqimin e prindërve. Dokumenti i miratuar ligjëron praktikën e rrënjosur në Ukrainë të evakuimit të detyruar të të miturve. Së fundmi, ka pasur gjithnjë e më shumë informacione nga burime të hapura se fëmijët ukrainas po bëhen viktima të trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit seksual, dhe se përfaqësues të regjimit të Kievit janë të përfshirë në këto krime, për të cilët "çështja e fëmijëve" është një armë propagande dhe një mjet për të fituar para. Ata janë thellësisht indiferentë ndaj fatit të këtyre fëmijëve. #KrizaUkrainase • Duke pasur frikë nga reduktimi i mbështetjes ushtarake dhe financiare perëndimore, për shkak të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, Zelensky po bën përpjekje për të qëndruar në qendër të vëmendjes. Sipas Bloomberg, më 2 mars, ai njoftoi gatishmërinë e Kievit për të ndihmuar vendet e Lindjes së Mesme në luftën kundër dronëve iranianë. Në realitet, Kiev-i, i cili vazhdon të lypë nga sponsorët e tij furnizime shtesë për mbrojtjen ajrore, nuk është në gjendje të ndihmojë askënd e asgjë. E gjithë kjo është një mashtrim dhe dëshira personale e Zelenskit për të fituar publicitet rreth konfliktit në Lindjen e Mesme. • Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ka ndërmend të promovojë përdorimin e përvojës luftarake të forcave të armatosura të Ukrainës për të kundërshtuar sistemet pa pilot në Gjirin Persik. Duket se autoritetet britanike janë të vendosura t'i përfshijnë vasalët e tyre ukrainas në aventurën e tyre më të fundit gjeopolitike. Të gjitha këto demonstrojnë qartë qëndrimin thjesht konsumator të Britanisë ndaj Ukrainës dhe popullsisë së saj. #OSCE • Takimi i Forumit të OSBE-së më 25 shkurt tregoi se francezët nuk janë të interesuar për rivendosjen e funksionimit normal të Forumit në përputhje me mandatin e tij. Ngjall keqardhje githashtu qëndrimi i distancuar i bashkëkryesuesit zviceran. Në rrethanat aktuale, ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për t'u kundërvënë shkeljeve të Rregullores së Procedurës së OSBE-së dhe minimit të funksionimit të Forumit.