TGTGInsightаналитика telegramLIVE / telegram public index
К списку каналов
Russian Embassy in Albania avatar

TGINSIGHT CHAT

Russian Embassy in Albania

@rusembalb

Политика

Kanali në Telegram i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri 🇷🇺🤝🇦🇱 Adresa: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba Официальный телеграм-канал Посольства России в Албании 🇷🇺🤝🇦🇱 Адрес: г.Тирана, Мьюл-Баторе, ул.Дервиша Шабы

Подписчики345Текущее число подписчиков
Постов1,000Проиндексировано постов
Охват597Просмотры последних постов
Последние посты

Последние посты

Тег: #russiaday · 5 постов

当前筛选 #russiaday清除筛选

Опубликован 12 июн.

🇷🇺 Gëzuar Ditën e Rusisë! Për Atdheun tonë të pakufishëm, të bukur, unik dhe të papërsëritshëm. 🎵 "Më thirr qetësisht me emrin tim", Lyube __ 🇷🇺 С Днём России! О нашей бескрайней, прекрасной, единственной и неповторимой Родине. 🎵 «Позови меня тихо по имени», Любэ #Russia1Love#IloveRussia#RussiaDay

105 views

Опубликован 12 июн.

🇷🇺 Në Ditën e Rusisë miqtë e vendit tonë dhe njerëzit dashamirës e flasin... dhe këndojnë për miqësinë midis kombeve, të cilën as politikanët modernë perëndimorë, të fiksuar pas rusofobisë, nuk janë në gjendje ta shkatërrojnë. "Himni i Paqes". Teksti, muzika dhe interpretimi nga Francis Lalanne. ___ 🇷🇺 В #ДеньРоссии друзья нашей страны и неравнодушные люди говорят... и поют о дружбе между народами, которую не по силам разрушить и современным, зацикленным на русофобии, западным политикам. «Гимн миру». Слова, музыка и исполнение — Франсис Лалланн. #RussiaDay 📹© Francis Lalanne / Россотрудничество

113 views

Опубликован 12 июн.

Rusia është shumë më tepër sesa një vend! Një qytetërim që shtrihet në 11 zona kohore. Rusia është ❤️ 🇷🇺 Gëzuar Ditën e Rusisë! __ Россия — это гораздо больше, чем страна! Цивилизация, охватывающая 11 часовых поясов. Россия — это ❤️ 🇷🇺 С Днём России! #ЯЛюблюРоссию#ДеньРоссии#RussiaDay#Russia1Love

112 views

Опубликован 11 июн.

🇷🇺 Në mbrëmjen e 11 qershorit, në Ambasadën e Rusisë në Shqipëri u zhvillua një pritje solemne me rastin e Ditës së Rusisë. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, të rretheve të biznesit, komuniteteve fetare, figura kulturore, anëtarë të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Rusi, ndjekës të Ambasadës në rrjetet sociale, si dhe bashkatdhetarë që jetojnë në Shqipëri. 💬 Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar mysafirëve, Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, A.A.Zaytsev, në veçanti, vuri në dukje se pavarësisht të gjitha sprovave dhe vështirësive, me të cilat është përballur vendi ynë në periudha të ndryshme të historisë së tij mijëvjeçare, populli rus gjithmonë i ka kapërcyer ato dhe ka patur arritje të mëdha në fusha të ndryshme: ekonomi, shkencë, art, sport dhe çështje ushtarake. Këto fitore na bëjnë të ndjekim shembullin e paraardhësve tanë të mëdhenj, puna e të cilëve për të mirën e Atdheut është bërë çelësi i zhvillimit të vazhdueshëm të Rusisë sot. 🤝 Kreu i misionit diplomatik shprehu mirënjohje të thellë për përfaqësuesit e diasporës ruse jashtë vendit, si dhe për miqtë shqiptarë – për të gjithë ata që i lidhin qëllimet e tyre të sinqerta dhe të mira me Rusinë, duke uruar bashkëpunim të frytshëm dhe me dobi të ndërsjellë. 🎖️Në shenjë mirënjohjeje për kontributin në promovimin e gjuhës dhe kulturës ruse në Shqipëri, forcimin e lidhjeve humanitare midis popujve të të dy vendeve, u zhvillua një ceremoni solemne e dorëzimit të Dekoratës së Nderit të Rusisë “Për Miqësi dhe Bashkëpunim” dirigjentit, muzikantit, drejtorit artistik të Orkestrës Filarmonike të Vlorës, Oleg Arapi, si dhe Kryetarit të degës shqiptare të Lëvizjes Ndërkombëtare Rusofile, figurës publike të Shqipërisë, Aleksander Gjurbavija. Në ambientet e Ambasadës u organizua gjithashtu një ekspozitë tematike “Rusia në zemrën tonë përgjithmonë”, e shoqëruar me një performancë artistike të talenteve të reja. #RussiaDay#RussiaAlbania

116 views

Опубликован 11 июн.

✍️ Artikull i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, A.A.Zaytsev me rastin e Ditës së Rusisë Dita e Rusisë: kujtojmë të kaluarën, shohim drejt së ardhmes Teza kryesore: 📅 Më 12 qershor në Rusi kremtohet festa shtetërore – Dita e Rusisë, që simbolizon unitetin e popullit tonë shumëkombësh, dashurinë e sinqertë për vendin tonë dhe përgjegjësinë e përbashkët për të tashmen dhe të ardhmen e Atdheut, i cili ka më shumë se 1000 vjet që ekziston. #Fitorja80 Historia e Rusisë është e mbushur me shumë shembuj heroizmi dhe vetësakrifikimi të pashembullt të qytetarëve të saj. Do të sjell vetëm një prej tyre, nga historia e Luftës së Dytë Botërore. Përballë dyndjes gjermane, Danimarka u rezistoi pushtuesve hitlerianë vetëm gjashtë orë, Hollanda – gjashtë ditë, Polonia – 1 muaj, Franca – një muaj e gjysmë. <...> Për krahasim: Beteja e Moskës vazhdoi pothuajse shtatë muaj. Edhe më e përgjakshme ishte Beteja e Stalingradit, fitorja në të cilën i lejoi Bashkimit Sovjetik të ndryshonte rrjedhën e luftës. Në Rusi të gjithë e njohin shtëpinë legjendare të Pavlovit, që ndodhet në këtë qytet, mbrojtja e së cilës zgjati 58 ditë. Më lejoni të theksoj: luftuan dy muaj jo për mbrojtjen e shtetit, por të një ndërtese të vetme. • Populli shumëkombësh i Rusisë ka dhënë një kontribut të madh në përparimin e qytetërimit të sotëm. Është e pamundur të perceptohet kimia pa tabelën e Mendelejevit, letërsia pa “Lufta dhe Paqja” të L.N.Tolstoit, pa veprat e A.S.Pushkinit <...>, muzika pa P.I.Çajkovskin, S.V.Rahmaninovin, D.D.Shostakoviçin. Ishte qytetari sovjetik Juri Gagarin ai që i hapi rrugën njerëzimit drejt hapësirës kozmike. 🌐 Rusia e sotme vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare, duke mbetur një nga qendrat sovrane të zhvillimit botëror në epokën e ndryshimeve globale. Vendi ynë mbron vazhdimisht formimin e një bote shumëpolarëshe më të vërtetë demokratike dhe të drejtë, forcimin e rolit qendror dhe koordinues të OKB-së në çështjet ndërkombëtare, barazinë sovrane të të gjitha shteteve pa shtypje dhe diktat nga jashtë. • Rusia mbështet thirrjet për krijimin e një sistemi të barabartë dhe të pandashëm të sistemit global të sigurisë. Për këtë arsye jemi të përkushtuar për realizimin e plotë të iniciativës kryesore ruse – Partneritet të Madh Euroaziatik, si një kontur i zhvillimit dhe lulëzimit të përbashkët në kontinent. 🤝Qasjet ruse, të bazuara në parimet e lirisë, barazisë, hapjes, respektit të ndërsjellë dhe marrjen parasysh të interesave kombëtare mbështeten nga dhjetëra vende të shumicës botërore në Azi, Lindjen e Mesme, Afrikë, Amerikën Qendrore dhe Latine, madje edhe në Evropë. ❗️ Gjatë 34 viteve të fundit, pas shpërbërjes së BRSS, Rusia vërtetoi se është e aftë të përmirësojë veten, të synojë drejt më të mirës, të kryejë përparime radikale drejt një strukture të re politike, ekonomike dhe sociale, të japë një kontribut thelbësor në stabilitetin dhe sigurinë rajonale e globale, të forcojë me besueshmëri sovranitetin e saj, të mbrojë të drejtat e qytetarëve rusë dhe rusishtfolës, kudo që jetojnë: në Ukrainë, Moldavi apo vendet baltike. 👉Lexoni të plotë #RussiaDay#RussiaAlbania

151 views