#Fitorja80
🌟Më 6 nëntor 1943, Ushtria e Kuqe çliroi nga pushtuesit nazistë një nga qytetet më të mëdha të BRSS-së, kryeqytetin e Ukrainës Sovjetike — Kievin.
Gjatë tërheqjes së tyre nga qyteti, nazistët, duke ndjekur “taktikën e tokës së djegur”, synuan të shkaktonin dëme maksimale. Pushtuesit nazistë shkatërruan Katedralen e Fjetjes në Lavrën Kiev Pechersk, Rrugën kryesore të Kievit - Khreshchatyk, teatrin rinor të qytetit, Konservatorin e Kievit, ndërtesën e Akademisë së Shkencave të RSS-së së Ukrainës, si dhe shkolla, spitale e objekte të tjeta të infrastrukturës sociale.
#PaLimiteKohore
🕯Në vitin 1941, kur Kievi u pushtua nga nazistët, nën pushtimin armik u gjendën 400,000 banorë. Dy vjet më vonë, pak më shumë se 180,000 mbetën gjallë.
Shkalla e krimeve të luftës nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre është e vështirë të imagjinohet: gjatë periudhës së pushtimit të Kievit, nazistët deportuan afërsisht 100,000 njerëz në kampe përqendrimi dhe punë të detyruar në Gjermani. Dhjetëra mijëra banorë të Kievit vdiqën nga uria, të ftohtit ose u pushkatuan.
▪️ Vendi i vrasjes më masive dhe brutale të civilëve (gjatë gjithë periudhës së pushtimit nazist të Ukrainës) ishte Babi Yar, një vend periferik në Kiev, ku, vetëm në dy ditë në vitin 1941, bashkëpunëtorët ukrainas vranë më shumë se 30,000 hebrenj (afërsisht 20% e popullsisë hebraike të Kievit). Në total, mbi 120,000 njerëz të kombësive të ndryshme u ekzekutuan në Babi Yar midis viteve 1941 dhe 1943.
***
Operacioni ofensiv i Kievit zgjati deri më 13 nëntor. Si rezultat, 17,500 ushtarë dhe oficerë të Ushtrisë së Kuqe u vlerësuan me urdhra dhe medalje, dhe 65 njësi dhe formacione u vlerësuan me titull nderi “të Kievit”.
Shkatërrimi i grupit nazist, që mbante Kievin të pushtuar, minoi potencialin ofensiv të grupit armik të ushtrive “Jug”, duke përshpejtuar procesin e dëbimit të armikut nga vendi ynë.
______
#Победа80
🌟6 ноября 1943 года Красная армия освободила от немецко-фашистских захватчиков один из крупнейших городов СССР, столицу Советской Украины — Киев.
При отступлении из города фашисты, следуя «тактике выжженной земли», стремились нанести максимальный ущерб. Нацистскими захватчиками были разрушены Успенский собор Киево-Печерской лавры, Крещатик, городской театр юного зрителя, киевская Консерватория, здание Академии наук УССР, а также школы, больницы и другие объекты социальной инфраструктуры.
#БезСрокаДавности
🕯В 1941 году, на момент захвата Киева гитлеровцами, во вражеской оккупации оказались 400 тысяч жителей. Спустя два года в живых остались немногим более 180 тысяч человек.
Масштаб военных преступлений нацистов и коллаборационистов сложно даже представить: в период оккупации Киева около 100 тысяч человек нацисты вывезли в концлагеря и на принудительные работы в Германию. Десятки тысяч киевлян погибли от голода и холода либо были расстреляны.
▪️ Местом самого массового и жестокого убийства мирных граждан (за весь период нацистской оккупации Украины) стало киевское урочище Бабий Яр, где всего за два дня в 1941 году украинские коллаборационисты уничтожили более 30 тысяч евреев (примерно 20% еврейского населения Киева). В общей сложности за период с 1941 по 1943 годы в Бабьем Яру было казнено свыше 120 тысяч человек разных национальностей.
***
Киевская наступательная операция продолжалась до 13 ноября. По её итогам 17,5 тысяч солдат и офицеров Красной армии были награждены орденами и медалями, 65 частей и соединений — удостоены почётного наименования «киевских».
Разгром удерживавшей Киев нацистской группировки позволил подорвать наступательный потенциал вражеской группы армий «Юг», что ускорило процесс изгнания врага с территории нашей страны.
#Fitorja80
🌟Më 6 nëntor 1943, Ushtria e Kuqe çliroi nga pushtuesit nazistë një nga qytetet më të mëdha të BRSS-së, kryeqytetin e Ukrainës Sovjetike — Kievin.
Gjatë tërheqjes së tyre nga qyteti, nazistët, duke ndjekur “taktikën e tokës së djegur”, synuan të shkaktonin dëme maksimale. Pushtuesit nazistë shkatërruan Katedralen e Fjetjes në Lavrën Kiev Pechersk, Rrugën kryesore të Kievit - Khreshchatyk, teatrin rinor të qytetit, Konservatorin e Kievit, ndërtesën e Akademisë së Shkencave të RSS-së së Ukrainës, si dhe shkolla, spitale e objekte të tjeta të infrastrukturës sociale.
#PaLimiteKohore
🕯Në vitin 1941, kur Kievi u pushtua nga nazistët, nën pushtimin armik u gjendën 400,000 banorë. Dy vjet më vonë, pak më shumë se 180,000 mbetën gjallë.
Shkalla e krimeve të luftës nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre është e vështirë të imagjinohet: gjatë periudhës së pushtimit të Kievit, nazistët deportuan afërsisht 100,000 njerëz në kampe përqendrimi dhe punë të detyruar në Gjermani. Dhjetëra mijëra banorë të Kievit vdiqën nga uria, të ftohtit ose u pushkatuan.
▪️ Vendi i vrasjes më masive dhe brutale të civilëve (gjatë gjithë periudhës së pushtimit nazist të Ukrainës) ishte Babi Yar, një vend periferik në Kiev, ku, vetëm në dy ditë në vitin 1941, bashkëpunëtorët ukrainas vranë më shumë se 30,000 hebrenj (afërsisht 20% e popullsisë hebraike të Kievit). Në total, mbi 120,000 njerëz të kombësive të ndryshme u ekzekutuan në Babi Yar midis viteve 1941 dhe 1943.
***
Operacioni ofensiv i Kievit zgjati deri më 13 nëntor. Si rezultat, 17,500 ushtarë dhe oficerë të Ushtrisë së Kuqe u vlerësuan me urdhra dhe medalje, dhe 65 njësi dhe formacione u vlerësuan me titull nderi “të Kievit”.
Shkatërrimi i grupit nazist, që mbante Kievin të pushtuar, minoi potencialin ofensiv të grupit armik të ushtrive “Jug”, duke përshpejtuar procesin e dëbimit të armikut nga vendi ynë.
______
#Победа80
🌟6 ноября 1943 года Красная армия освободила от немецко-фашистских захватчиков один из крупнейших городов СССР, столицу Советской Украины — Киев.
При отступлении из города фашисты, следуя «тактике выжженной земли», стремились нанести максимальный ущерб. Нацистскими захватчиками были разрушены Успенский собор Киево-Печерской лавры, Крещатик, городской театр юного зрителя, киевская Консерватория, здание Академии наук УССР, а также школы, больницы и другие объекты социальной инфраструктуры.
#БезСрокаДавности
🕯В 1941 году, на момент захвата Киева гитлеровцами, во вражеской оккупации оказались 400 тысяч жителей. Спустя два года в живых остались немногим более 180 тысяч человек.
Масштаб военных преступлений нацистов и коллаборационистов сложно даже представить: в период оккупации Киева около 100 тысяч человек нацисты вывезли в концлагеря и на принудительные работы в Германию. Десятки тысяч киевлян погибли от голода и холода либо были расстреляны.
▪️ Местом самого массового и жестокого убийства мирных граждан (за весь период нацистской оккупации Украины) стало киевское урочище Бабий Яр, где всего за два дня в 1941 году украинские коллаборационисты уничтожили более 30 тысяч евреев (примерно 20% еврейского населения Киева). В общей сложности за период с 1941 по 1943 годы в Бабьем Яру было казнено свыше 120 тысяч человек разных национальностей.
***
Киевская наступательная операция продолжалась до 13 ноября. По её итогам 17,5 тысяч солдат и офицеров Красной армии были награждены орденами и медалями, 65 частей и соединений — удостоены почётного наименования «киевских».
Разгром удерживавшей Киев нацистской группировки позволил подорвать наступательный потенциал вражеской группы армий «Юг», что ускорило процесс изгнания врага с территории нашей страны.
✍️ Artikull i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, A.Zaytsev me rastin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike
80 vjet nga dita e Fitores së Madhe mbi fashizmin: për hir të një të ardhmeje paqësore, është e rëndësishme të mos harrojmë mësimet e së kaluarës
Pika kryesore:
#Fitorja80
Duke festuar Ditën e Fitores, ne jo vetëm nderojmë heronjtë-fitimtarë, pikëllohemi për ata që mbetën përgjithmonë në fushat e betejave, por gjithashtu përpiqemi të nxjerrim mësime nga e kaluara historike, t’ua përcjellim ato të rinjve.
#UshtariSovjetikShpëtoiBotën
Pikërisht Bashkimi Sovjetik dhe Ushtria e Kuqe dhanë një kontribut vendimtar në mposhtjen e nazizmit. Në betejat për çlirimin e territorit të Atdheut të tyre dhe të një sërë vendesh të Evropës humbën jetën 27 milionë qytetarë sovjetikë. Më shumë se 600 mijë ushtarë të Ushtrisë së Kuqe ranë në betejat për çlirimin e Polonisë; rreth 140 mijë për çlirimin e Hungarisë, po kaq për çlirimin e Çekosllovakisë. Humbjet e pakthyeshme të Ushtrisë së Kuqe gjatë çlirimit të Gjermanisë arritën në 102 mijë; të Rumanisë – në 69 mijë, të Austrisë – në 26 mijë, të Jugosllavisë – në 8 mijë, të Norvegjisë – në 3,5 mijë, të Bullgarisë – në 1 mijë persona.
#PaLimiteKohore
Rusët dhe popujt e tjerë të Bashkimit Sovjetik zhvilluan një luftë për ekzistencë fizike. <...> Në territoret e pushtuara të Rusisë, Bjellorusisë, Ukrainës, Moldavisë dhe vendeve baltike hitlerianët zbatuan politikën e eliminimit të “popullsisë së tepërt”, e cila mbartte të gjitha tiparet e një genocidi.
#NeKujtojmë
Së bashku me Bashkimin Sovjetik, fitoren ndaj “murtajës naziste” e afroi edhe Shqipëria, e cila ishte pjesë e koalicionit antihitlerian. Që nga viti 1943 në këtë vend nisi një lëvizje masive partizane dhe filloi formimi i Ushtrisë së rregullt Nacionalçlirimtare. E gjithë kjo solli më 29 nëntor 1944 çlirimin nga pushtuesit gjermanë të gjithë vendit. Kjo u bë e mundur, në një masë të madhe, falë shpartallimit të trupave fashiste në frontin sovjeto-gjerman.
• Koha ka kaluar dhe shumë pak dëshmitarë të krimeve të nazizmit kanë mbetur gjallë. Kjo po përdoret nga propagandistët e angazhuar, të cilët nëpërmjet revizionizmit dhe falsifikimit, po vendosin në një anë të peshores edhe çliruesit, edhe kriminelët nazistë. <...> Në vendet baltike dhe në vende të tjera të Evropës zhvillohen marshime të neonazistëve dhe nacionalistëve që lëvdojnë dhe heroizojnë ata që vranë, varën dhe torturuan mijëra qytetarë të pafajshëm në emër të “Rajhut të Tretë”. Ne vërejmë prishje masive të monumenteve të heronjve sovjetikë çlirimtarë, përdhosje të varreve. <...> Në mënyrë aktive inkurajohet në nivel shtetëror glorifikimi i kolaboracionistëve ukrainas.
❗️ Rusia, ashtu si edhe Shqipëria, e dinë nga përvoja e tyre se çfarë është nazizmi dhe fashizmi. Është në interesat tona që të ndalojmë çdo manifestim modern të epërsisë kombëtare, të mos lejojmë të harrohet bëma e madhe e gjyshërve dhe e stërgjyshërve tanë, të ndihmojmë në garantimin e sigurisë dhe lulëzimit të shteteve dhe popujve në planet. Pa ekzagjerim, kjo është detyra dhe përgjegjësia jonë e përbashkët para të gjithë botës, para brezave të sotëm dhe atyre të ardhshëm.
👉Lexoni të plotë
◼️ Më 9 gusht 1945, tre ditë pas bombardimit atomik të Hiroshimës, SHBA-ja filloi një sulm bërthamor në qytetin japonez të Nagasaki.
🕯️ Në orën 11:02, një bombë me plutonium "Njeri i Shëndoshë" shpërtheu mbi qytetin, duke vrarë më shumë se 70 mijë njerëz dhe duke e kthyer vendbanimin në një grumbull hiri dhe rrënojash. Edhe 100 mijë të tjerë vdiqnin ngadalë nga efektet e rrezatimit për vite me rradhë.
Sulmi në Nagasaki ishte faza përfundimtare e testimit monstruoz të armës së re të shkatërrimit në masë dhe një provë e efektivitetit të përdorimit të saj kundër objekteve urbane, infrastrukturës dhe njerëzve të gjallë.
16 orë pas tragjedisë, Presidenti amerikan Harry Truman deklaroi me cinizëm se kishte "shlyer plotësisht" ndaj japonezëve borxhin për sulmin në Pearl Harbor dhe kërcënoi të gjithë botën me praninë te SHBA-ja të armëve edhe më të fuqishme në zhvillim.
#PaLimiteKohore
_____
◼️ 9 августа 1945 года, спустя три дня после атомной бомбардировки Хиросимы, США нанесли ядерный удар по японскому городу Нагасаки.
🕯️ В 11:02 над городом взорвался плутониевый «Толстяк», унеся жизни более 70 тысяч человек и превратив город в груду пепла и щебня. Ещё почти 100 тысяч годами медленно умирали от последствий радиационного излучения.
Удар по Нагасаки стал завершающим этапом чудовищного испытания нового оружия массового уничтожения и проверкой эффективности его применения по городским объектам, инфраструктуре и живым людям.
Спустя 16 часов после трагедии Президент США Гарри Трумэн цинично заявил, что «сполна отплатил» японцам за атаку на Пёрл Харбор. А также пригрозил всему миру наличием у США в разработке ещё более мощного вооружения.
#БезСрокаДавности
◼️ Më 6 gusht 1945 ndodhi një nga ngjarjet më monstruoze në historinë e njerëzimit: SHBA-ja hodhi një bombë atomike në qytetin japonez të Hiroshima-s.
🕯 Pothuajse 80 mijë njerëz u vranë menjëherë, dhe sa më shumë më pas vdiqën në agoni nga sëmundja e rrezatimit. Ky ishte përdorimi i parë i armëve bërthamore në luftime, ndërsa popullsia civile e qytetit në fakt shërbeu si një objektiv për amerikanët, gjë që autoritetet japoneze preferojnë të mos e kujtojnë sot.
☝️ Duke u përpjekur të justifikojnë këtë krim monstruoz me përpjekjen për të detyruar Japoninë të dorëzohet, historiografët perëndimorë injorojnë me kokëfortësi faktin se në fillim të gushtit 1945, forcat ushtarake japoneze ishin tashmë të rraskapitura, ndërsa hyrja e BRSS në luftë luajti një rol vendimtar në humbjen e tyre.
Bombardimi atomik i Hiroshima-s ishte një demonstrim barbar i forcës dhe një përpjekje për të justifikuar kostot e mëdha të projektit Manhattan. As Harry Truman, as presidentët e mëvonshëm amerikanë nuk e panë të nevojshme të kërkojnë falje për vuajtjet që u ndodhën banorëve të qytetit dhe pasardhësve të tyre.
#PaLimiteKohore
_____
◼️ 6 августа в 1945 году произошло одно из самых чудовищных событий в истории человечества: США сбросили атомную бомбу на японский город Хиросиму.
🕯 Почти 80 тысяч человек были убиты мгновенно, и ещё столько же впоследствии в муках умерли от лучевой болезни. Это стало первым применением ядерного оружия в боевых условиях, а гражданское население города фактически послужило американцам мишенью, о чём сегодня власти Японии предпочитают не вспоминать.
☝️ Пытаясь оправдать это чудовищное преступление стремлением принудить Японию к капитуляции, западные историографы упорно игнорируют тот факт, что к началу августа 1945 года японские военные силы и так были истощены, а решающую роль в их разгроме сыграло вступление в войну СССР.
Атомная бомбардировка Хиросимы была варварской демонстрацией силы и попыткой оправдать огромные затраты на Манхэттенский проект. Ни Гарри Трумэн, ни последующие президенты США не сочли нужным извиниться за те страдания, которые выпали на долю жителей города и их потомков.
#БезСрокаДавности
❗️Më 2 maj mbushen 11 vjet nga ngjarjet tragjike në Odesa. Në këtë datë të vitit 2014 banditët fashistë ukrainas kryen masakrën e përgjakshme ndaj atyre që kundërshtuan grushtin e shtetit në Maidan, që dolën kundër politikës së autoriteteve të reja të Kievit dhe nacionalizmit të shfrenuar agresiv.
🕯 48 persona u dogjën të gjallë, u helmuan nga monoksidi i karbonit ose humbën jetën si pasojë e rënies nga katet e sipërme të Shtëpisë së Sindikatave, të djegur nga nacionalistët, duke u përpjekur të shmangnin disi këtë fat.
❗️ Organizatorët dhe xhelatët e masakrës së përgjakshme në Odesa dhe krimeve tё tjera të nacionalistëve radikalë nuk do të mbeten pandëshkuar, ata patjetër do të vuajnë dënimin e merituar.
☝️ Ne nuk do të harrojmë kurrë këtë krim të tmerrshëm. Ne do të kërkojmë identifikimin dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që u përfshinë në këtë tragjedi.
#PaLimiteKohore
______
❗️2 мая исполняется 11 лет со дня трагических событий в Одессе. В этот день в 2014 г. фашиствующие украинские молодчики учинили кровавую расправу над теми, кто выступил против госпереворота на майдане, против политики новых киевских властей и разгула агрессивного национализма.
🕯 48 человек были сожжены заживо, отравились угарным газом или погибли в результате падения с верхних этажей подожжённого националистами Дома профсоюзов, пытаясь хоть как-то избежать такой участи.
❗️ Кровавая бойня в Одессе и другие преступления национал-радикалов не должны сойти с рук их организаторам и палачам, которые обязательно понесут заслуженное наказание.
☝️ Мы никогда не забудем этого ужасного преступления. Будем добиваться установления и наказания всех тех, кто был причастен к этой трагедии.
#БезСрокаДавности
🕯 11 Prilli është Dita Ndërkombëtare për Çlirimin e të Burgosurve të Kampeve Naziste të Përqendrimit.
Pikërisht në këtë ditë të vitit 1945 të burgosurit e Buchenwald, një nga kampet më të mëdha të përqendrimit të Rajhut të Tretë, u rebeluan dhe mbajtën heroikisht kampin e përqendrimit deri në mbërritjen e Ushtrisë së 3-të amerikane. Një rol të rëndësishëm në këtë luajtën të burgosurit sovjetikë, të cilët kishin përvojë luftarake dhe formuan një rezistencë të mirëorganizuar.
Para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Gjermani dhe në territoret e pushtuara nga nazistët u krijua një rrjet i gjerë "fabrikash vdekjeje", ku mbaheshin në kushte çnjerëzore miliona të burgosur nga vendet evropiane dhe BRSS - të burgosur lufte dhe civilë. Ato u përdorën për punë të rënda, u bënë materiale harxhuese për eksperimente të tmerrshme mjekësore, u dogjën në krematoriume dhe vdiqën në furrat me gaz.
Çlirimi i tyre filloi më 3 korrik 1944, kur njësitë e Ushtrisë së Kuqe shpëtuan nga vdekja të burgosurit e Majdanek pranë qytetit polak të Lublinit. Atëherë shkalla monstruoze e krimeve naziste u zbulua për të gjithë botën. Më vonë, trupat sovjetike çliruan të burgosurit nga Belzec, Sobibor, Treblinka, Auschwitz, Stutthof, Sachsenhausen, Ravensbruck dhe shumë "fabrika të vdekjes" të tjera.
❌ Sistemi i “kampeve të vdekjes” u shkatërrua bashkë me mposhtjen e nazizmit, u dënua nga Tribunali i Nurenbergut si një krim kundër njerëzimit.
#PaLimiteKohore
_____
🕯11 апреля весь мир отмечает Международный день освобождения узников нацистских концлагерей.
Именно в этот день в 1945 году узники Бухенвальда, одного из крупнейших концентрационных лагерей Третьего рейха, подняли восстание и героически удерживали концлагерь до подхода частей 3-й американской армии. Немаловажную роль в этом сыграли советские пленные, имевшие боевой опыт и сформировавшие хорошо организованное подпольное сопротивление.
До и во время Второй мировой войны в Германии и на оккупированных нацистами территориях была создана разветвлённая сеть "фабрик смерти", в которых в бесчеловечных условиях содержались миллионы заключённых из стран Европы и СССР – военнопленные и просто гражданские лица. Они использовались на каторжных работах, становились расходным материалом для ужасающих медицинских экспериментов, сжигались в крематориях, гибли в газовых печах.
Их освобождение началось 3 июля 1944 года, когда части Красной Армии спасли от смерти узников Майданека возле польского города Люблина. Тогда всему миру открылся чудовищный размах нацистских преступлений. Позднее советские войска освободили заключённых Белжеца, Собибора, Треблинки, Освенцима, Штуттхофа, Заксенхаузена, Равенсбрюка и многих других "фабрик смерти".
❌ Окончательно система концлагерей была ликвидирована вместе с разгромом нацизма и осуждена приговором Международного военного трибунала в Нюрнберге как преступление против человечности.
#БезСрокаДавности
#Fitorja80
Më 28 gusht 1941, filloi përparimi nga Talini i anijeve të Flotës Baltike të BRSS-së drejt Kronstadt-it - një nga operacionet më të mëdha dhe më të vështira të flotës sovjetike gjatë Luftës së Madhe Patriotike.
Në verën e vitit 1941, pushtuesit nazistë që hynë pabesisht në vendin tonë filluan të depërtonin me shpejtësi në thellësi të Baltikut. Tashmë në gusht, armiku kaloi në ofensivë kundër kryeqytetit të Estonisë Sovjetike - Talinit. Filloi mbrojtja heroike e qytetit. Grupi i ushtrisë naziste “Veriu” mori një urdhër nga Hitleri: në asnjë rrethanë të mos lejonte tërheqjen e anijeve të Flotës Baltike dhe të njësive të Ushtrisë së Kuqe në drejtim të Kronstadt-it për të mbrojtur Leningradin.
Deri në fund të muajit, trupat sovjetike, përfshirë garnizonin e Talinit, duke u tërhequr nën sulmin e forcave superiore të Wehrmacht-it, u gjendën të mbërthyera në bregdetin jugor të Gjirit të Finlandës. Rruga e tërheqjes nga toka drejt Leningradit u bllokua.
Në rrethanat e krijuara, Shtabi i Komandës Supreme vendosi të evakuonte forcat kryesore të Flotës Baltike, forcat tokësore që mbronin Talinin dhe popullsinë civile në Kronstadt.
⚓️ Herët, në mëngjesin e 28 gushtit, filloi përparimi. 225 anije dhe anije ndihmëse u larguan nga Talini, me mbi 40000 njerëz në bord. Gjermanët dhe finlandezët që ishin në krah të tyre, u përpoqën me të gjitha forcat për të parandaluar evakuimin. Artileria bregdetare e armikut qëlloi vazhdimisht anijet sovjetike. Avionët finlandezë qëllonin pa mëshirë njerëzit në ujë.
Autokolona u detyrua të depërtonte përmes një ferri të vërtetë: pak ditë më parë, nazistët kishin instaluar disa rrethime me mina në gji - më shumë se 1700 njësi. “Në kohën e evakuimit, Gjiri i Finlandës, i mbushur me mina armike, i ngjante petullave me lëng”, - kështu e përshkruan situatën pjesëmarrësit e përparimit.
🎖 Më 30 gusht Flota Baltike arriti të depërtonte në Kronstadt. Vetëm 163 anije arritën në destinacionin e tyre. Mbi 15 000 njerëz vdiqën gjatë operacionit, përfshirë më shumë se 4 500 civilë.
Përparimi nga Talini u bë një nga episodet më heroike dhe në të njëjtën kohë më tragjike të Luftës së Madhe Patriotike. Fundi i Gjirit të Finlandës është ende i mbushur me mbetjet e anijeve të hedhura në erë nga minat naziste - monumente të heshtura të atyre tre ditëve të tmerrshme të gushtit 1941.
🕯 Më 28 gusht 1978, në kujtim të atyre që vdiqën gjatë përparimit nga Talini, u ngrit një memorial në Kepin Juminda (në një pjesë të ngritur në bregdetin jugor të Gjirit të Finlandës) - një gur graniti dhe një pllakë e rrethuar nga mina detare.
#Fitorja80
🌟 Më 17 korrik 1942, filloi Beteja e Stalingradit — beteja më e madhe dhe një nga më të vështirat e më të ashprat e Luftës së Madhe Patriotike dhe të gjithë Luftës së Dytë Botërore, që ndryshoi rrjedhën e saj të mëtejshme.
Beteja zgjati2️⃣0️⃣0️⃣ ditë e netë, duke tejkaluar të gjitha betejat e mëparshme në historinë botërore në shtrirje dhe intensitet.
Luftimet zhvilloheshin për çdo rrugicë, çdo shtëpi, çdo metër toke. Në faza të ndryshme, më shumë se 2.1 milion njerëz u përfshinë në betejë nga të dyja palët. Gjermanët u përpoqën pa sukses të thyenin shpirtin luftarak të mbrojtësve dhe banorëve të Stalingradit, i cili qëndroi i vendosur dhe fitoi.
***
Disfata e nazistëve pranë Moskës në dhjetor 1941 pengoi planet e komandës ushtarake naziste të kryenin një sulm blitzkrieg — për të përparuar shpejt thellë në vendin tonë dhe për të kapur rajonet jugore strategjikisht të rëndësishme të BRSS-së, përfshirë Kaukazin, të pasur me fusha nafte.
Në verën e vitit 1942, pushtuesit nazistë bënë një tjetër përpjekje për një ofensivë në shkallë të gjerë në krahun jugor të frontit sovjeto-gjerman.
Këtë herë, objektivi i armikut ishte Stalingradi - një qendër e rëndësishme industriale dhe transporti në lumin Vollga. Nëse do të kishin sukses, nazistët do të kishin qenë në gjendje të kapnin rajonet e pasura me drithëra të Kubanit dhe Stavropolit dhe të depërtonin në Kaukaz, ku gjermanët planifikuan të kontrollonin burimin më të rëndësishëm për zhvillimin e luftës - naftën kaukaziane. 👉 Nazistët shpresonin të merrnin iniciativën dhe të krijonin kushte për përfundimin e luftës në favor të tyre. Komanda e ofensivës iu besua njërit prej autorëve të planit për sulmin e Gjermanisë naziste ndaj BRSS-së, F.Paulus.
⚔️Mbrojtja e Stalingradit filloi më 17 korrik. Betejat e përgjakshme vazhduan pa pushim dhe u zhvilluan pothuajse ditë e natë. Në gusht, trupat e Frontit të Stalingradit u detyruan të tërhiqeshin në bregun e majtë të Donit dhe të merrnin pozicione mbrojtëse në perimetrin e jashtëm të Stalingradit.
Në mes të nëntorit 1942, pas rezistencës kokëfortë ndaj armikut dhe futjes së rezervave shtesë si rezultat i rigrupimit, u krijuan kushte të favorshme që Ushtria e Kuqe të niste një kundërsulm.Nga 19 nëntori 1942 deri më 2 shkurt 1943, trupat sovjetike kryen Operacionin "Unaza", gjatë të cilit ato arritën ta shtynin Ushtrinë e 6-të të Paulusit në një rrethim midis lumenjve Don dhe Vollga. Më 31 janar, së bashku me gjeneralët dhe oficerët e shtabit, Feldmarshal Paulus kapitulloi. Më 2 shkurt, u eliminuan qendrat e fundit të rezistencës gjermane, si dhe u shkatërruan formacionet ushtarake të aleatëve të Gjermanisë.
Suksesi në Stalingrad shënoi fillimin e një pike kthese në Luftën e Madhe Patriotike dhe Luftën e Dytë Botërore. Iniciativa strategjike i kaloi tërësisht BRSS-së.
🇷🇺🇦🇱 Urim i Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Rusisë në Shqipëri, A.Zaytsev me rastin e Ditës së Fitores
Të dashur veteranë!
Të nderuar bashkatdhetarë!
Ju uroj përzemërsisht: Gëzuar 8⃣0⃣-vjetorin e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike 1941-1945!
Në këtë ditë të shenjtë ne nderojmë të parët tanë fitimtarë, pikëllohemi për ata që mbetën në fushat e betejave përgjithmonë. Bashkimi Sovjetik, që dha një kontribut vendimtar në mposhtjen e nazizmit dhe fashizmit, pagoi për Fitoren një çmim të madh – 27 milionë jetë njerëzore, nga të cilët më shumë se gjysma ishin civilë. Heroizmi, vetëmohimi, trimëria dhe qëndresa e ushtarëve të vijës së frontit, punëtorëve të prapavijës dhe të gjithë atyre që restauruan vendin në vitet e pasluftës, janë përjetësuar në historinë e Rusisë.
Në gjithashtu kujtojmë 28 mijë patriotë shqiptarë që dhanë jetën në luftë kundër pushtuesve nazistë.
Është detyra jonë e përbashkët sot të ruajmë kujtimin e Luftës së Dytë Botërore dhe heroizmin e lavdishëm të veteranëve tanë, të mbrojmë traditat dhe standartet morale, të kundërshtojmë çdo përpjekje të revanshizmit dhe falsifikimit të historisë. Vetëm së bashku, ne mund të parandalojmë përsëritjet tragjike të së kaluarës.
Përulemi me nderim para veteranëve tanë të dashur. Nga thellësia e zemrës ju uroj të gjithëve shëndet të mirë, mirëqenie dhe paqe!
#Fitorja80
🔴🔴Në mbrëmjen e 7 majit, në Ambasadën e Rusisë në Shqipëri u zhvillua një pritje solemne me rastin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike 1941-1945.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, qarqeve të biznesit, komuniteteve fetare, figura të kulturёs, anëtarë të Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri-Rusi”, si dhe bashkatdhetarë, që jetojnë në Shqipëri.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Rusisё në Shqipëri, A.Zaytsev vuri në dukje në mënyrë të veçantë rolin vendimtar të Bashkimit Sovjetik dhe Ushtrisë së Kuqe në mposhtjen e Gjermanisë hitleriane, në çlirimin e Evropës dhe të botës nga marrëzia naziste. Në të njëjtën kohë, u theksua se
Rusia nuk e ndau kurrë Fitoren në të sajën dhe të dikujt tjetër dhe vlerëson lart kontributin e të gjitha vendeve, pa përjashtim, të koalicionit antihitlerian, pjesëmarrësve të Rezistëncës kombëtare, partizanëve, që luftuan për pavarësinë e tyre kundër aleancës gjakatare të fashistëve, nazistëve dhe militaristëve.
☝️ Në të njëtjën kohë, u shpreh shqetësimi se në kushtet e një situate të tensionuar ndërkombëtare “vaksina kundër murtajës naziste”, e zhvilluar në Tribunalin e Nurenbergut, po dobësohet. Po shumohen përpjekjet për të shtrembëruar historinë në favor të situatës aktuale politike, për të barazuar viktimat dhe xhelatët, fituesit dhe të mundurit. Kreu i misionit diplomatik u bëri thirrje të mbledhurve të kujtojmë mësimet e historisë, t’i njohim ato, në mënyrë që të mos përsëriten kurrë ato ngjarje të tmerrshme të 80 viteve më parë.
🎗Në ambientin e Ambasadës u mbajtën gjithashtu ekspozitat "Regjimenti Ynë i Pavdekshëm", "Fytyrat e Fitores", nisma "Shiriti i Shën Gjergjit", talentet e reja prezantuan shfaqje artistike.
#Fitorja80
🇷🇺 Në prag të 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike punonjësit e Ambasadës së Rusisë në Shqipëri iu bashkuan nismës “Regjimenti i Pavdekshëm”, duke ndarë fotografi arkivore të të afërmve të tyre që mbrojtën atdheun tonë nga pushtuesit nazistë gjatë luftës.
🌐Vetë iniciativa lindi në Rusi në 2012 dhe synon ruajtjen në çdo familje të kujtimit të brezit të heronjve fitimtarë. Sot, kjo nismë mbulon të gjithë botën - nga Kina në Arabinë Saudite, nga India në Brazil, nga Gjermania në Afrikën e Jugut. Çdo vit, në aktivitet së bashku me qytetarët rusë - pasardhës të pjesëmarrësve në luftën e viteve 1941-1945, po marrin pjesë aktive edhe të afërmit e të forcave aleate dhe heronjve të Rezistencës.
Kujtim i përjetshëm për dëshmorët e Atdheut! Bëma juaj është e pavdekshme!
#Fitorja80
📰 Në prag të 8️⃣0️⃣-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike 1941-1945 portali online “Argumentum” ka përgatitur një edicion special të revistës “80-vjetori i Fitores mbi nazizmin. Kujtesa që bashkon popujt”, kushtuar etapave kryesore të Luftës së Dytë Botërore, rezistencës heroike të popullit sovjetik kundër sulmit të Gjermanisë ndaj BRSS, luftës nacionalçlirimtare të partizanëve shqiptarë. ❗️Nënvizohet kontributi vendimtar i Bashkimit Sovjetik dhe i Ushtrisë së Kuqe në mposhtjen e nazizmit. Theksohet çmimi jashtëzakonisht i madh që pagoi vendi ynë për Fitoren: më shumë se 27 milionë qytetarë sovjetikë humbën jetën në betejat për çlirimin e territorit të BRSS-së dhe shumë vendeve të Evropës.
☝️Mesazhi kryesor i botimit është i thjeshtë dhe i qartë – për hir të një të ardhmeje paqësore, është e rëndësishme të mos harrohen mësimet e së kaluarës, të ruhet me kujdes e vërteta historike, t’i përcillet ajo brezit të ri dhe të kundërshtohet çdo përpjekje për revizionizëm, glorifikim të nazizmit, ringjallje të ideologjisë nacionaliste, racizëm dhe ksenofobi.
👉Lexoni të plotë
#Fitorja80